Balla: PS do të bëjë gjithcka për të larguar këtë pushtet të vjedhur

9 Janar 2011, 16:49Politika TEMA

Deklaratë për shtyp e deputetit të PS, Taulant Balla

Dëshiroj të përshëndes në emër të Partisë Socialiste, deklaratën e djeshme të Zv/Ndihmës Sekretarit amerikan te Shtetit për Evropën Tomas Kantrimen, këtij perfaqesuesi te aleatit strategjik të Shqiperise, lidhur me krizën politike në vendin tonë dhe nevojën urgjente për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjitha palët.

Me të drejtë zoti Kantrimen kërkon që kriza politike në Shqiperi të zgjidhet përmes dialogut nga vetë klasa politike shqiptare dhe është pikërisht kjo cfarë Partia Socialiste është përpjekur të bëjë, përgjatë plot një viti e gjysëm betejë për të siguruar të drejtën e votës dhe transparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit.

Kemi ofruar zgjidhje pas zgjidhjesh, kompromise pas kompromisesh, të cilat kanë rënë ne veshin e shurdhët dhe sytë e verbër të nje pushteti, i cili duke refuzuar e mbajtur peng me cdo mënyrë transparencën dhe hetimin parlamentar ka dhënë provën më të qartë të një manipulimi të madh të procesit të fundit zgjedhor. Manipulim i cili s’mund, s’duhet dhe ne nuk do të lejojmë të përsëritet më.

Kompromisit të fundit të bërë nga opozita shqiptare për zgjidhjen e krizës përmes nje hetimi parlamentar, identik me atë të kerkuar nga Parlamenti Europian ne Rezoluten e datës 8 korrik 2010, Sali Berisha iu përgjigj me të vetmen mënyrë që ai njeh, gënjeshtrën dhe trillimin.

Në fillim tha se fletët e votimit nuk do t’i digjte, por fletet e votimit u dogjën.

Tha se ishte i gatshëm të votonte komisionin hetimor me shumicë të opozites, por komisioni nuk u ngrit kurrë.

Tha se listat zgjedhore do ti viheshin ne dispozicion hetimit parlamentar e ndërkohë po tenton t’i burgosë listat për 25 vjet, duke i klasifikuar si dokument sekret.

Tashmë Sali Berisha e mbushi kupën.

Partia Socialiste do të bëjë gjithcka për të larguar këtë pushtet të vjedhur, duke forcuar aksionin e saj opozitar, për të mos lejuar që një pushtet që vetë provoi se është një pushtet i vjedhur, të mos vazhdojë të vjedhë shqiptarët, njësoj sic po bën sot duke u shndërruar në modelin e korrupsionit dhe abuzimit.

Beteja jonë vazhdon…

8 komente në “Balla: PS do të bëjë gjithcka për të larguar këtë pushtet të vjedhur”

  1. Iraniani says:

    Berisha ua hodhi, ishte rradha e atyre te tuve per te vjedhur po Berisha ju tha; do vjedhim ne per 8 vjet rresht siç bete ju ju nga 97 deri me 2005. S’e kam per ty personalisht, ti nuk kishe post shtetror ne ate periudhe. Nuk ka asnje nga opozita e sotme qe te kete qene ne pushtet e te mos kete mbushur xhepat. Berisha rrezohet vetem me arme, me 97 popullin e çoi tek armet humbja e miliardave kursime, tani nuk ka asgje qe ta motivoje per nje gje te tille, te dy palet jeni njesoj. Me opozitare si ju Berisha de te mbushe jo vetem kupen po edhe kazanin, do te jete ne krye jo deri me 2013 po te pakten deri me 2017 siç ka thene vete, si NUR-SULLTAN Nazarbajev i Kazakistanit apo Mubarak i Egjyptit dhe Ben ALI i Tunizise qe kane harruar se kur jane zgjedhur per here te pare.
    Nuk lahet m… me sh… o Taulant.

  2. Epirioti says:

    Degjo mor Taulant! U be nje lufte e tmerrshme sigurimase per te te promovuar ty si nje i ri me te ardhme te paster ne politike aty nga viti 2001, pasi ne Librazhd nuk do qasje kurre ne politike po te mos tradhetonte Sali Rexhepi ne ’96. Tani zotrote deklaron se Sala e mbushi kupen. Sala e ka mbushur kupen qe me 1992 kur shperfytyroi PD duke larguar gjithe intelektualet nga partia. Sales i eshte derdhur kupa me kohe por jeni ju maskarenjte e rinj te PS qe i keni vene poshte nje tenxhere ne vend te kupes dhe e lini te hedhe sa te doje vrer mbi Shqiperine se i keni krijuar ju kushte per kete gje. Ti ne rradhe te pare vi nderin tend ne vend se te turperoi para gjithe shqiptareve Saliu. Nese ti nuk je ne gjendje te mbrosh veten si mendon se do te besojme neve te mbrosh voten tone qe ne fund te fundit duhet te ishte per ty, per PS. Na ngelet vetem te mos harxhojme kohe diten e zgjedhejve dhe te bojkotojme masivisht. Nese nuk e dini kete gje qe do beje populli opozitar, mesojeni, nese e dini e vazhdoni avazin e Mukes tregon se jeni bashkepuntore te Sales, gje qe mua nuk ma heqe dot njeri nga mendja se duket ne cdo veprim qe po kryeni kete nje vit e gjysme.

  3. LORA says:

    Hajde,te te shohim ne balle te asaj “gjithckase” qe do besh o Taulant,po te pashe atje do te ndjek ne te kundert vazhdoni te kurveroni nen jorgan e te qurraviteni mbi te.Ky regres i tmerrshem nuk mund te merte status po te mos e donit ju,Opozita.Eshte e njejta taktike si ne 1996-en kur rrinit e vezhgonit themelisjen e shtetit dhe groposjen financiare te tij.Keshtu pra dil atje ne krye te te besoj se nuk do perserisesh zanatin.

  4. Petrit Kola says:

    Favoriti i greko-francezeve eshte celsi…

    http://vertet.blogspot.com/search?q=celsi

  5. Petrit Kola says:

    Juve Epiroti keni ardhur ne konkluzionin tim te para disa koheve

    Wednesday, March 25, 2009

    Bojkot

    Kaq te trashe jemi ne shqiptaret qe edhe pas 18 vjetesh vazhdojme te mbetemi ne gracken qe na ngriti Ramiz Alia, Sigurmi i Shetit, UDB-ja, Asfalija…? Akoma nuk eshte kuptuar loja qe eshte luajtur dhe po luhet ne kurrizin tone? Akoma nuk eshte mesuar se PD, PS, PR… jane pjella antishqiptare dhe antidemokratike? Akoma nuk e kemi mesuar se Alia, Berisha, Godo, Nano, Rama, Gjinushi, Janullatos, Milloshevic, Bregovic, Fazllic… jane armiqte e shqiptareve.
    C’fare po ndodhe? Akoma nuk eshte mesuar se cilet jane palet ne Shqiperi? Cila eshte pozita dhe opozita shqiptare? Akoma nuk eshte mesuar se perballe, qysh prej 18 vjetesh jane antishqiptaret ne pushtet dhe populli shqiptar si viktime e tyre ne anen tjeter?
    O Zot kaq naïve na ke krijuar sa edhe sot, nje pjese qofte edhe e vogel prej nesh besojne tek PD, PS…?
    A i meritojme ne qeverite dhe politikanet antishqiptar qe i kemi ne krye qysh prej 18 vjetesh?
    Kur do te zgjohemi si popull dhe te bejme lojen tone? Apo do te vazhdojme te verber te ndjekim nga pase xhelatet, kasapet, hajdutet, antishqiptaret pavarisht se si na paraqiten, here me breke dhe here pa to?
    Shqiperia e sotme eshte provuar se ka mbetur pa burra dhe burrerisht pa burra eshte veshtire t’ja tregosh vendin kopukeve qe na kane kercyer ne xverk qysh prej 18 vjetesh, por ne menyre paqesore perse nuk luftohet?
    A nuk munde te rezistohet paqesisht?
    Perse duhet te paguhen taksat kur dihet se ato do te perfundojne jashte shtetit ne llogarite bankar te politikave dhe qeveritareve tane. Po mardhenie me bankat perse duhet te kemi apo ti mundesojem Fatmir Mediut qe te bleje nje ferme te dyte ne TEXAS, USA?
    Per te bojkotuar totalisht procesin politike (votimet) nuk kerkohet burreri dhe energji e madhe po kete perse nuk e bejme?
    Pjesmarja ne votime, qofte edhe ne numer te vogel ligjeron deri ne nje fare mase bandat antishqiptare ne pushtet.
    Deri kur keshtu? Deri kur do te vazhdojme te veprojme kundra interesave tona kombetare, familjare e personale?
    Bojkotoni proceset politkke o gra! Bojktoni edhe ju o burra te shendruar ne gra! Bojkotoni per hir te femijeve tuaj dhe brezave qe ndoshta nuk do te zhduken.

    Petrit Kola

    [email protected]

  6. arjan says:

    Mire qe e moren veshe keta qe e mbushi kupen Saliu ,po te veje ku te veje .Po priten nga z. Kantrimen tu vije zgjidhja aty do rrine edhe nja tete vjete te tjera.

  7. Nabukodonosor says:

    Me llafe nuk iken njeri nga pushteti o Taulant.

  8. Patriot Kodra says:

    Pushtetet ne demokraci nderrohen me voten e lire te votueseve. Tani nuk duhet te harxhojme kohe te shpjegojme se Partia Socialiste na ishte njehere :Partia Komuniste -Partia e Punes se Shqiperise. Keta shoke nuk kan durim sepse vuajne nge semundja e pushtetomanise. Dhe kane te drejte.Pasi te jeshe mesuar duke qene ne pushtet per 50-60 vjet pa nderprerje nuk munde te durosh 4 vjet pa te. Populli shqipetare jua ka pire lengun ketyre monstrave keshtu qe nuk voton per ta.Ish komunistet-socialistet kte e dine fort mire dhe kur humbasin zgjedhjet , dalin me alibite “na u vodhen votat”!!!!
    Po cfar u be me votat tuaja qe i vodhet per 60 vite o monstra me fytyra njerezish? Keta monstra nuk kane nga te ja mbajne dhe si zgjidhje thirrin ne ndihme dhunen. Kane shume te drejte per kte, sepse experienca ka treguar se komunistet e marrin pushtetin me gryken e pushkes. Sic paten thene se “pushteti popullore buron nga gryka e pushkes”. Keshtu ndodhi ne 1944-en dhe me 1997-en.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje