“Shkodër mos i harro bijtë e tu”. Kështu është cilësuar protesta që familjarët e tragjedisë së 9 Janarit zhvilluan pranë Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë.
Shoqata “9 Janari” së bashku me shoqatën “Iliria” (Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë) janë organizatorë të këtij tubimi. Pak ditë më parë, anëtarët e këtyre shoqatave dhe familjarëve të viktimave të tragjedisë së shënuar në fillimin vitin 2004, shpërndanë fletushka nëpër qytetin e Shkodrës. Ata bënin thirrje për të marrë pjesë në protestë.
Drejtuesit e shoqatës kërkojnë të sensibilizojnë strukturat përkatëse dhe t’u tregojë se premtimi i dhënë për të zbardhur ngjarjen nuk është mbajtur prej tyre.
Gazeta Tema boton me poshte nje analize qe fajeson strukturat shteterore per mungesen e nje operacioni te mirefillte, qe mund te kishte shpetuar jetet e shkodraneve.
Nga Bektash Petoshati
Ish Zv/Komandant i Flotës
Ne Shqiperi kane ndodhur shume tragjedi me pasoja te renda per njerezit e shoqerine. Per to eshte folur shume, eshte bere propogande, jane perdorur per politike ndaj kundershtareve politike, etj, etj. Por shembulli me tipik i nje tragjedie te ndodhur nga papergjegjshmeria e segmenteve te shtetit dhe i pa ndeshkuar ende, megjithese kane kaluar 7 vjet, eshte pa dyshim 9 Janari, tragjedia ku humben jeten 21 persona dhe humben 8 te tjete, ende te pa gjetur.
Pak histori
Ne keto 7 vjet tragjedine e 9 Janarit e kam perjetuar vazhdimisht jo vetem per faktin se eshte nje krim per te cilin Forcat Detare, pjese e se ciles kam qene edhe une, mbajne pergjegjesine kryesore, jo vetem per faktin se organet shteterore jane dizinformuar dhe e kane pranuar me kenaqesi kete dizinformim, jo vetem se kjo tragjedi e 29 familjeve shkodrane eshte perdorur nga politika, jo vetem per dyfytyresine e treguar nga shtetaret per kete ngjarje, po kryesisht se si deshmitar i rregullimit te trupave ne morg nuk do te harroj kurre ate tragjedi.
Padyshim se ne vitet post diktature tragjedia me e madhe eshte ajo e Otrantos. Shteti Italian, megjithese nuk kishte te bente me shtetas te vet ne pikpamjen juridike, i ka dhene kesaj tragjedie zgjidhjen e vet. Penalisht komandanti i anijes “Sibilja” u denua me 3 vjet burg dhe nga pikpamja civile njohu shperblimin e demit ne disa miliona euro, pavaresisht problemeve qe kane familjaret me avokaten e tyre.
Po ne cfare beme per jeten e njerezve tane?
Gjysmen e asaj qe duhet te benim. U denuan shkaktaret e trafikut te qenjeve njerezore, por u shperblyen shkaktaret e tragjedise.
Une personalisht e kam vleresuar se ne jemi pergjegjes dhe duhet te kerkojme ndjese, bile i kam kerkuar zotit Cela, ish Komandantit te Flotes, te bejme publike nje gje te tille, por te gjitha baterite u drejtuan ndaj meje.
Ju drejtova Presidentit zotit Alfred Moisiu, por ai u tregua indiferent bile i tha zotit Majko “shiko se te akuzojne”; shkova per te takuar Shefin e Shtabit te Pergjitheshem zotin Pellumb Qazimi por ne koridor takova Gjeneral Viktor Berdo te cilit i thashe se pergjegjes jemi ne dhe se ne Vlore jane mbledhur dhe po falsifikojne dokumentat, me tha : “Kemi vepruar me sukses, kush del kundra i pritet koka….” Dhe vertet vonoi pak por ndodhi ajo qe ai tha; kur e pashe qe pushteti ishte bere gardh ju drejtova Avokatit te Popullit i cili shqetesimin e nisi ne tre drejtime: Presidenti, Kryeministri e Prokurori i Pergjitheshem. Megjithese faktet ishin te pa kundershtueshme perseri heshtje.
Me shpresen se qeveria demokratike do ta zbardhte kete krim te shemtuar ne 2006 ju drejtova zotit Mediu, i cili per shkak te impenjimeve te antaresimit ne NATO e gjykoi se nuk ishte koha per nje analize e pergjegjesi te tille.
Me pas ne vitin 2006 i erdhi radha seances degjimore ne Komisionin Parlamentar te Sigurise, seance qe u perdor vetem per propogande dhe me qellim per te hequr Thodhori Sollakun.
Me pas ju drejtova ish Ministrit te Mbrojtjes zotit Oketa, por perseri heshtje.
Me pas ju drejtova Presidentit me besimin si njeri i ndershem dhe i pa perlyer, por perseri heshtje…….
Me pas ne posten e vet elektronike ju drejtova zotit Berisha “Avokatit” te 9 Janarit, sic eshte shprehur vet ai 7 vjet me pare, dhe perseri… heshtje
Me pas asnje gje, te gjithe aktoret qe kane pergjegjesi per 9 Janarin, sic do ta shikoni me poshte moren grada, shperblime dhe bursa e tani jane ne piramide te Forcave te Armatosura. Thene troc kjo eshte karriere mbi gjakun e shkodraneve.
Analiza e ngjarjes
Meqenese ne ate kohe ne SH.P nuk u be ndonje analize e mirefillte ushtarake por vetem nje mbledje servilesh, ne kete shkrim do te perpiqem te analizoj situaten dhe veprimet tona mbi bazen e dokumentave te asaj kohe dhe te ligjeve ne fuqi.
1. Baza ligjore
Duke filluar nga 4 prill i vitit 2002 Forcat detare vepronin si Roje Bregdetare ne perputhje me Ligjin 8875 si dhe Manualin e Rojes Bregdetare miratuar me VKM qysh ne Dhjetor 2002. Ne hierarkine ligjore mbi keto buronte detyrimi per zbatim te Konventes se Hamburgut te vitit 1979 e ratifikuar nga parlamenti Shqiptar ne 23 Prill 2003 me ligjin 9065. Vlen te theksohet se nje nga autoret e pergatitjes se dokumentave te me siperme ka qene vet zoti Artur Mecollari. Sipas kesaj baze ligjore si dhe konvetes se Gjeneves se OKB-se detyrimet tona ishin :
A. Te jape asistence per sigurimin e lundrimit detar dhe sigurimin e jetes ne det (SAR), Ligji i Rojes Bregdetare 8875, date 4.4.2002, neni 4 , pika 1\b
B. Cdo qender ose nenqender e kordinim kerkim shpetimit duhet te pergatise ose te kete ne dispozicion plane te detajuara per kryerjen e oparacioneve te kerkim-shpetimit ne zonen e tij(Ligji9065, Kapitulli 4\4.2.1)
C. Planet dhe instruksionet duhet te perfshijne masa per sherbimin dhe furnizimin e anijeve me karburant me sasi te plote ……. (Ligji 9065 date 23.04.2003, Kapitulli 4\4.2.2)
Sipas dokumentit 36\1 paragrafi i 6 dhe i fundit i fq.1 eshte plotesisht e qarte se jemi ne situaten e parashikuar ne KAPITULLIN 5 pika 5.2.1.3, faza e fatkeqesise dhe sipas pikes 5.3.3.1 duhet te filloje operacionin ne perputhje me masat e percaktuara ne piken 4.2.
Po a kishte plane per kete lloj operacioni? Fatkeqesisht jo! Megjithe perpjekjet per te fshehur te verteten dhe pergatitjen e disa hartave ne daten 11 dhe 12 Janar, te cilat nuk mund te zevendesojne dot planizimin e miratuar, nuk mund te zhvendosin rregullat e miratimit te dokumantave operacional, te cilet kalojne nga daga operacionale, por qe fatkeqesisht po ato dite ne Degen Operacionale ishin bere emerime te reja dhe nje fallcifikim do te ishte i pamundur.
Por fallcifikime jane bere, sot avokati i ceshtjes se 9 janarit ka ne dore tre dokumenta nga tre institucione te larta te shtetit te fallcifikuara, te cilat do ti paraqiten prokurorise ne momentin e pershtatshem.
2. Analize e ngjarjes mbi bazen e dokumentit 36\1 date 14.01.2004 “Kronollogji mbi ngjarjen e jashtezakoneshme per mbytjen e gomones”
a.Situata meterologjike.
Sipas ketij dokumenti rezulton se koha ka qene me det 6 balle. Kjo eshte edhe pika kryesore ne te cilen mbrohen kriminelet e tragjedise se 9 Janarit.
Komanda e D2D kishte vendosur anije te gateshme anijen 224 ose anijen me te vogel qe ka ne iventar kjo njesi.Kjo anije duron 3-4 balle det. Situata e krijuar pas ores 19.00 tregon se ka dy aresye te mos marjes parasysh te situates detare. Ose nuk kane patur te dhena per motin dhe normalisht keshtu do te ndodhte, ose ka pasur te dhena dhe vendimi i mare per te caktuar anije te gateshme mjetin me te vogel, me shume lidhet me sasine e paket te naftes qe kishte ne depo, vetem 4800 litra, nga te cilat 1000 litra u moren nga 224 per kete gadishmeri dhe lane ne depo vetem 3800 litra nafte.
Nga analiza e bere rezulton se ne asnje dokumet zytrar nuk rezulton nje gjendje e tille deti. Anija italjane 407 ka raportuar se deti eshte 5 balle. Gjithashtu te dhenat e Radjo Split perputhen plotesisht me te dhenat e anijes italjane 407. Dikush mund te thote se cbedi deti 5 e cberi 6 balle.Sipas Udhezuesit te Lundrimit per Detin Adriatik e Jon, pasqyra 28, fq.194 ne detin 6 balle lartesia e dallges eshte 4-6 metra , ndersa ne detin 5 balle 2.5-4 metra. Pra fakti qe sipas kerkeses per gjykim te prokurorit te ceshtjes zotit Skender Dautaj thuhet se shkaku i vdekjes eshte “Hipotermia” (te ftohtit) fq.11 e kerkeses se prokurorit, si dhe faktit qe nuk eshte bere eksperimenti hetimor tregon me se miri se moti nuk ka qene 6 po 5 belle she se ne kushte te tilla anijet tona mund te vepronin. Si eshte e mundur qe ne nje gomone me 39 persona (fq.9 paragrafi i fundit i kerkeses se prokurorit), ne nje det 6 balle ku lartesia e dallges te jete 6 metra dhe gomonja te mos permbyset?
Qe deti ka qene 5 balle kete e verteton edhe shkresa e Policise Ushtareke te Vlores me Nr. 8, date 12.01.2004
Por analiza me e mire per kushtet e motit behet nese do te bejme hedhjen grafike te lundrimit faktik te realizuar nga anija 215.
• Niset nga Pashalimani ne 2130- Ne kepin e gjuhzes ne oren 22.35, pra 14 milje detare per 1 ore e 5 minuta , ose mjeti ecen me shpejtesi 12-13 milje ne ore. (dokumenti 36\1 date 14.01.2004)
• Nga ora 22.35 deri ne oren 23.26 ka lundruar nga Kepi i Gjuhzes deri dy milje ne Jug te Bristanit, pra nje distance rreth 8 milje per 51 minuta , me shpejtesi rreth 10 mije ne ore.
• Nga ora 23.26 deri ne oren 00.50 anija 215 ka lundruar prej kepit te Bristanit ne Kepin e Grames, pra nje distance ……. eshte lundruar per 1 ore e 24 minuta ne zonen e kerkimit, dmth me nje shpejtesi prej 6-7 nyje Pra sic shikohet shpejtesia ne te gjitha pjeset e rajonit ka qene pothuajse e njejte, cka tregon se deti nuk ka qene 6 balle por midis 4 dhe 5 balle.
Eshte fakt i pamohueshem se deri ne oren 20.00 koha ka qene e mire, ka ardhur ne forcim duke aritur kulmin ne oren 24.00 dhe ka ardhur ne renje deri diten e neserme dri ne gjetjen e trupave.
Sipas te gjitha deshmive te te mbijetuarve vdekjet e njerezve kane filluar ne oret e para te mengjesit dhe Flota kishte kohe te organizohej.
b. Gadishmeria operacionale e shtabit dhe mjeteve.
• Gadishmeria e mjeteve
– Anija 207 jashte gadishmerie (6 muaj ne dokim i cili duhej te zgjaste 1.5 muaj)
– 208 jashte gadishmerie, pa nafte
– 209 jashte gadishmerie, pa nafte
– 210 jashte gadishmerie, pa nafte
– 215 me 35 % kompletim me nafte
– 216 jashte gadishmerie, pa nafte
– 217 jashte gadishmerie, pa nafte
– 218 jashte gadishmerie, pa nafte
– 219 jashte gadishmerie, pa nafte
Te gjitha keto jane lehtesisht te verifikuara ne ditaret e lundrim sherbimit por edhe ne dokumentin 36\1 ku ne faqen 3 paragrafi i fundit thuhet: Ora 04.45 PSV 15 raporton se vazhdon furnizimi i motobedetave 216 dhe 217 me karburant pa probleme. Gjithashtu anija 215 ne oren 01.30 ka kerkuar te kthehet ne Sazan per tu furnizuar me nafte sepse ka gjendje vetem 1700 litra nafte, dmth pas 4 ore lundrim me tre motore ka harxhuar rreth 1000 + 1700 gjendje , pra ne momentin e nisjes ka pasur 2700 litra nga rreth 8000 qe duhej te kishte sipas kerkesave te Ligjit 9065, date 23.04.2003 ose rreth 35% gjendje nga 100% qe kerkohej.
A. Nje situate e tille eshte ne kundershtim flagrant me Ligjin 9065, Kapitulli 4\4.2.1, si dhe ne kundershtim flagrant me Manualin e Rojes Bregdetare.
• Gadishmeria e personelit
– Nuk eshte dhene kushtrim luftarak. Eshte paradoks qe vetem Kudret Cela mund t`i jap pergjigje fakti se ne Keshill te Ministrave ngrihet shtabi i emergjences me ne krye Namik Doklen, ne ate kohe zv/Kryetar i Keshillit te Ministrave, ne Flote nuk jepej kushtrim luftarak. Po keshtu nuk jepet kushtrim luftarak ne D2D bile as ne Flotiljen e Rojes Bregdetare. Sipas Dokumentit 36/1, Grupit te Rojes Bregdetare ju dha kushtrim ne oren 01.30, pra plot 5 ore e 42 minuta pas marjes se sinjalit te situates.
– Nuk eshte hapur ditari i veprimeve luftarake,bile kete fakt “ka haruar” ta vere re edhe vet Drejtori Operacional i F.A-se, sot Gjeneral Viktor Berdo.
– Sinjali i gjendjes se fatkeqesise eshte mare ne 19.50 sipas informacionit numer 8 te Policies Ushtarake, derguar ne SHP me shkresen 44/1 date 13.01.2004; ne 19 48 sipas dokumentit 36\1.
– Po ne kete informacinduke filluar nga faqa 2 e ne vazhdim jane “copy paste” te dokumentit 36/1 te D2D Vlore.
– Paradoksi me i madh eshte fakti se kur D2D nuk ju kishte dhene kushtrim anijeve te tyre, ne oren 21.10, sipas dokumentit 36/1, faqe 2, ju ben thirje anijeve tregtare qe ndodheshin ne rajon te mernin pjese ne “operacion”.
– Po akishte operacion, a kishte shtab operacioni, a kishte komandant operacioni, a u paraqiten tre variante veprimi, a u mor ne analize situate nga shtabi, po moti, etj, etj. I takon zotit Berdo si djale i lindur e ritur ne Shkoder te thote ne se jane bere keto apo jo?!
– Anijet jane aktivizuar sipas kesaj radhe
? 224 ne oren 20.00
? 215 ne oren 20.25 mer kushtrimin, del ne 21.30
? 216 dhe 217 marin kushtrimin ne 01.15 dhe dalin ne det ne oren 05.17 dhe 05.25
? Ne oren 01.30 i jepet kushtrim Flotiljes se Rojes Bregdetare. Pra plot 5 ore e 42 minuta me pas marjes se situates detare te fatkeqesise.
? Anijeve te tjera nuk ju dha kushtrim, megjithese sipas manualit te Rojes Bregdetare ato ishin mjete qe ne situate te tille duhet te dalin ne det.
? Nuk ju dha sinjali i fatreqesise te gjitha anijeve ne rajon e ne raden e Vlores, megjithese Konventa e Gjeneves e 1946, ku Sgqiperia eshte pale, e detyron nje gje te tille
Dhe padyshim, grupi i kontrollit i drejtuar nga Drejtori i Operacioneve e Stervitjes i nisur me porosi nga Majko per te fshehur te verteten, te gjitha keto nuk i vren por ben nje raport i denje vetem per gazetare dhe jo per nivelin e postit te tije. A thua nuk di?! Apo keshtu e mori detyren? Ate le ta qartesoje vete zoti Berdo, le t`i thote opinionit public se cfare porosie dha Majko ne takimin e dates 12 Janar ne oren 12.00 pasi analloi takimin javor me SAIC.
Nese ka edhe pak moral njerezor i bej thirje si bashkefshatar te zbardhe te verteten dhe te mos ngjis yjet ne spaleta me gjakun e djemve shkodrane.
–
3. Gjendja llogjistike
Nese do te shikosh kerkesat e Ligjit 9065, date 23.04.2003, KAPITULLI 4, masat pergatitore, eshte shume e thjeshte te vesh re papergjegjeshmerine e Forcave Detare. Duke filluar nga 4.1.1 e deri te 4.1.3 jane me dhjetra detyrime te Rojes Bregdetare per nje situate te tille. Po pse u la kjo situate?
Ne Maj te 2003 kur dorezova detyren e Komandantit te D2D lashe nje furnizim te plote te anijeve dhe nje gjendje rreth 60 mije litra nafte ne depo. Kjo eshte thjesht e verifikueshme me dokumenta.
Po ne 9 Janar pse te gjitha anijet ishin pa nafte? Sepse komandanti Flotes Kudret Cela e kishte mendjen per te bere tendera 2-10 here me te shtrenjta se tregu, me cmime qe edhe sot nuk jane aritur, se e kishte mendjen te blinte rreth 4 ton bamje per nje muaj me cmim 5000 lek kilogrami, se shef operacional u vu nje kembesor.
Disa thone se s`kishte nafte ne Ushtri. Kjo nuk eshte e vertete. Ku u gjet nafta ne ditet e tjera kur dolen ne det 8 anije, kur nuk ishte me e nevojeshme. Qe nuk eshte vepruar konform ligjit e tregon me se miri edhe informacioni i MM drejtuar zotit Dashamir Shehi, ne ate kohe Kryetar i Komisionit Parlamentar te Mbrojtjes, ku ne fq.3 thuhet : “U veprua ne menyre te organizuar e te pershkallezuar”.
Po pse duhet te jete e pershkallezuar kur Konventa e Hamburgut thote se duhet vepruar ne menyre te menjehereshme me te gjithe asetat? Po cfare te nxirte flota kur anijet ishin pa nafte?
4. Gjendja e nderlidhjes dhe bashkepunimi
Mjafton te kujtojme thenjen e Ilir Mancos ne enisionin “Fix fare” dhe e kuptojme qe nderlidhja nga Vend Komanda e Kohes Paqes me institucionet dhe te tjeret nuk funksiononte. Bile ne dokumentin 36\1 nuk ka asnje fjale te vetme ku te thuhet se eshte komunikuar nga qender operacionale.
Dhe skandali me i madh ndodh kur raporton ne Kuvend per situaten, ne seancen per 9 Janarin, vet Drejtori i Nderlidhjes i Ushtrise, i cili pot e kishte vetem pak dinjitet e moral njerezor, duhej te jepte doreheqjen.
Konkluzion
Nje ushtarak i nivelit mesatar i cili ka bere vetem nje kurs 3 mujor e vlereson kete “operacion te suksesshem”, vetem me fjalen krim.
Si shtetas i vendit tim, si nje qytetar qe aspiroj nje jete te qete e te me garantohet jeta, si pjese e pergjegjesise shteterore ne emer te gjakut te te gjithe fatkeqeve qe kane humbur jeten ne tragjedi te ndryshme, une akuzoj:
• Zotin Pandeli Majko si nje nga pergjegjsat kryesor per tragjedine e 9 Janarit, per fshehjen e se vertetes, per harxhime te buxhetit te shtetit per te fshehur kete tragjedi.
• Zotin Pellumb Qazimi si nje prej pergjegjesve te pergatitjes luftarake ne Forcat e Armatosura si dhe per fshehje ten je krimi
• Zotin Alfred Mojsiu si ish president i sili ka mare informacion te plote per kete tragjedi, kishte asetet e plota per te analizuar e investiguar ngjarjen, por u be pale me kriminelet
• Zotin Kudret Cela si pergjegjesin kryesor te kesaj tragjedie ne Forcat Detare, per te gjithe faktet e analizes se bere me siper
• Zoterinjte Ilir Manco e Artur Mecollari si pergjegjesit kryesor te kesaj tragjedie ne Distriktin e II Detar, per te gjithe faktet e analizes se bere me siper dhe per fallcifikimin e fakteve.
• Zotin Viktor Berdo ish Drejtorin Operacional te FA-se , per pergjegjesine per gjendjen e shkateruar operacionale si dhe per fshehje te se vertetes.
• Presidentin e Republikes, zotin Bamir Topi per heshtjen ndaj kesaj ceshtje kaq te rendesishme si dhe per vendosjen ne detyra te larta te njerezve te inkriminuar ne kete tragjedi.
• Kryeministrin e vendit , zotin Sali Berisha per heshtjen e Tij dhe si “avokat” i 9 janarit ose te beje detyren ose te jape “doreheqjen”.
• Akuzoj gjithe politiken shqiptare qe per hire te karikes inkriminohet nga pak dite pas dite, dhe kur e gjen vehte brenda atehere na kujtohet Martin Luther King me thenjen e tije te famshme : “Nuk me trembin njerezit e keqinj, por heshtja e njerezve te mire”
Sot ne 7 vjetorin e kesaj tragjedie na takon te gjitheve te perulemi me respekt perpara kujtimit te viktimave qe prehen ne dhe por edhe te atyre qe nuk jane gjendur.