PD: Vlerësojmë vendimin e Metës për të dorëzuar imunitetin

12 Janar 2011, 14:22Politika TEMA

Deklarate e zedheneses se PD

Kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri i vendit Z. Sali Berisha vlerëson vendimin e Kryetarit të LSI dhe Zv/Kryeministrit Z. Ilir Meta për të dorëzuar imunitetin e tij parlamenta rsi dhe për kërkesën e menjëhershme dhe gadishmërinë e tij për t’ju përgjigjur një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm të çështjes nga organet kompetente.

Kryeministri Berisha i bën thirrje prokurorisë dhe të gjitha organeve kompetente të ndërrmarin hetim të plotë dhe të gjithanshëm për këtë çështje.

Ai garanton se qeveria e tij do të krijojë të gjitha lehtësirat për hetimin e plotë të saj si dhe për çdo çështje që ka të bëjë me autoritetet dhe administratën e këtij vendi.

Z. Berisha dhe Partia Demokratike dënon trukimin e neveritshëm dhe diletantesk për qëllime amorale politike të videos nga kryetari i Partisë Socialiste Z. Edi Rama.

Kryetari i PD-së, Z. Berisha ka besim të plotë se të gjitha organet kompetente do të hetojnë çdo detaj të kësaj çështjeje duke bërë që ligji të veprojë njësoj për të gjithë dhe është i bindur se drejtësia do të thotë në mënyrë të pavarur fjalën e saj.

5 komente në “PD: Vlerësojmë vendimin e Metës për të dorëzuar imunitetin”

  1. arsen says:

    Po mire mer jahu!
    Deri ne 99% jeni shprehur drejt,…Po me ate trukimin e Edi Rames, cfare ju gjeti?
    Edhe inkurajoni drjetesine; edhe jepni verdikt!??? Percaktoni fajtorin ju…
    Pra ska neveoje per hetim. Autori i videos eshte Edi Rama
    Aferim!

  2. Florixhi says:

    Po ky ka deshmitar dhe dritanin qe i pohon te gjitha me sa mend thote edhe ky eshte trukim,kur vete prifti e kishte informuar per videon(sipas atij).Kto deklarata eshte e kote ti komentosh se jane pa vlere,te mbledhi parlamentin e te ftoje opoziten per tia votuar ate imunitetin e jo me media si perhere…

  3. Epirioti says:

    Sales po i dridhen leqet e kembeve tanime. Duke dashur te shtyje skandalin per nja tre dite(se kaq e ka memorjen ky komb), ai po rrezon edhe shansin e fundit te dhene nga BE per te luftuar me force korrupsionin. Por ai eshte vet epiqendra e cdo te lige ne kete vend, ndaj e mbron, se i ikin miliona euro nga ky sekser ordiner me emrin e padrejte qe perdor Ilir(do i ndyshohet me pseudonimin Hajduti), i humbasin votat ne parlamentin e flliqur, i bie karrikja qe e vodhi pa shume djerse. Dhe ju o politikan te PD e LSI, boll i ngrini vlera Edi Rames si iniciues i ketij skandali. Edhe ta kishte Rama kaseten ne dore nuk e publikonte per 100 vite se pastaj hapej Kutia e Pandores e i nxirrnin te gjithe kunder te gjitheve. Por me kete veprim ata vetem sa do largonin veten e tyrew nga politika ndaj nuk e bejne kurre kete gje, ndaj te gjithe do i dalin ne mbrojtje, kush direkt e kush me lezet Ilir Metes, qe nga Sala, PD-ja, LSI-ja, PS-ja e te gjithe politikanet e tjere te cdo krahu. Asnje prej politikaneve tane nukm rri ne ato poste per merita qe ka, por per sherre te stisura qe krijojne me nj-tj, dhe pastaj pine kafe e xhin ne lokalin e parlamentit, duke pergatitur estradat e ardhshme.

  4. Teodor Nushi says:

    Sa per te qeshur. Dashka Iliri te dorezoje imunitetin! Gjoja per te lehtesuar drejtesine. Ik ore pirdhu. (Kete batute e huazova nga nje personazh i Portokallise). O Ilir! Megjithe mend do te lehtesosh punen e prokurorise? Jep doreheqjen. Dhe po deshe me nje kusht, dhe te gjithe do jemi dakord. Te hetoje prokuroria, por jo kjo e Silvia Kontit dhe e Bamir Topit. Ta hetoje ky djali i Fierit qe hetoi Ruzhdien. Po dole i paster ktheu perseri minister, po deshe dhe po te la Saliu, behu edhe Kryeminister.

  5. Nabukodonosor says:

    More po ju per budallenj na dini ne-eshte shprehja tek filmi “Perballimi”.Tani vetem ta kishin kapur me thesin me leke ne kurriz se nuk e marr vesh cfare duhet tjeter.Por ne kete vend dhe me keta politikane pa moral cdo gje ben vaki.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje