Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se nuk e ka pranuar videon që i ka ofruar Dritan Prifti, ku shihet Ilir Meta duke bërë afera. Në këtë mënyrë ai ka shkelur një nga ligjet e tij, që e ka propagandur me aq forcë kur erdhi në pushtet në vitin 2005. Bëhet fjalë për një ligj që nxiste denoncimin e korrupsionit nga zyrtarët e nga vetë qytetarët. Madje kush denonconte korrupsionin, merrte një shpërblim që shkonte deri në 10 milionë lekë të vjetra. Sipas këtij projektligji, çdo denoncim i paraqitur duhet të regjistrohet dhe t’i dërgohet për ndjekje titullarit të institucionit që i drejtohet. Në këtë rast Prifti ka zbatuar një ligj të vetë Berishës. Projekti i hartuar nga qeveria parashikon që të gjithë bashkëpunëtorët, që do të informojnë strukturat shtetërore për aferat korruptive të zyrtarëve të ndryshëm të mbahen anonimë dhe nuk do të kenë asnjë përgjegjësi ligjore për ecurinë e mëtejshme të hetimit. Ndaj Berisha mbetet për të na sqaruar pse nuk e ka pranuar videon e Priftit.
Më poshtë është qëndrimi i kryeministrit Sali Berisha ndaj videos.
Z. Kryeministër a keni një koment për videon ku shfaqet zëvendëskryeministri Meta?
Së pari dhe njëherë dua të shpreh vlerësimin tim, për vendimin e zëvendëskryeministrit Meta, për të mos i njohur vetes asnjë imunitet dhe kërkesën e tij për hetim të plotë dhe të gjithanshëm të problemit.
Së dyti dua të përgëzoj prokurorinë e vendit, e cila vendosi me përgjegjësinë më të madhe, shpejtësinë më të madhe hapjen e hetimit për këtë çështje dhe dua ta garantoj se do të ketë çdo lehtësi jo vetëm për këtë, por për çdo hetim që do të ketë nevojë ndaj çdo zyrtari të këtij vendi. Ne jemi të vendosur të respektojmë plotësisht dhe tërësisht institucionet e pavarura të vendit, sistemin tonë juridik dhe e them këtë me besim të plotë.
Së treti më duhet të falënderoj, jo pa sinqeritet Edvin Kristaq Ramën, e them haptas për nderin që më bëri. Me montimin dhe trukimin e videos Edvin Kristaq Rama, dëshmoi se është i biri i të atit, se është aq i pa skrupull dhe amoral, saqë për të luftuar kundërshtarin mund të bëjë çdo falsifikim. Por unë ju them qytetarëve shqiptare, imagjinoni ju se çfarë mund të bëjë ky njeri me ju, po të ketë pushtet, kur ndaj kryeministrit nuk përmbahet dot dhe monton, trukon video dhe dokumente.
Në këtë aspekt nuk mund të mos jem i hapur këtu, se dalja e tij lakuriq jo me lëkurë por me moral është vendim i tij jo i imi. Kultura e bunkerit është ajo çka unë nuk do të resht së demonstruari shqiptarëve se çfarë përfaqëson. Një qëndrim të tillë e mbajnë vetëm larvat e bunkerit të bllokut, neo-bllokmenët. Të cilët janë të aftë të sajojnë çdo gjë, të montojnë gjithçka pa asnjë lloj skrupulli, sepse mendojnë se në këtë mënyrë i afrohen pushtetit.
Tenxhere dhe kapak. Është bashkuar i biri i Kiços me të birin e Kristaqit dhe merren me çimkat, etërit do tua kishin lakmi, ndërsa ky ati shpirtëror do tu jepte një dekoratë. Unë jam kryeministri i vendit, në rast se çuni i Kiços vuri orën dhe regjistroi bisedën time, çuni i Kristaqit urdhëroi fatkeqin e Top Channel të montojë videon. Nuk ka këtu asgjë tjetër vetëm demonstrim të moralit të etërve të tyre. Po flas dhe është fat i madh, që këto janë në duar të prokurorisë dhe prokuroria do i zbardhë që të gjitha. Por unë them këtu se as çuni i Kiços dhe as çuni i Kristaqit, as i i Xhelilit, as i ndonjë tjetri, nuk do të munden kurrë, që as me çimka as me truqe të vijnë në pushtet. Kështu vetëm largohen drejt bunkerit të etërve të tyre.
Në rast se merr përsipër të falsifikosh dhe të montosh ndaj kryeministrit të vendit, merret me mend se çfarë i pret qytetarët e tu nesër kur të jetë në pushtet. Ajo video ka ardhur tek ju, sepse kam dashur unë. Është e vërtetë që Dritan Prifti më ka ofruar videon, por i kam thënë çojë ku të duash, është shumë e vërtetë. Është e vërtetë, që janë bërë shumë oferta të tjera deri tek piramida ku jetoni që të mos prishet, por kryeministri i këtij vendi as nuk blen dhe as nuk shet. I përmbahet një morali dhe disa parimeve. Ju videon e morët, sepse nuk e mora unë, po ta merrja unë, ju nuk e merrnit, por kjo nuk mund të ndodhte, sepse nuk është morali im. Ndaj dhe ajo që mund të them edhe njëherë është se e falënderoj të birin e Kristaqit, që dubloi në këtë rast të birin e Kiços, në çimkëzimin. Çimka ishin ata në bunker çimka mbetën dhe në liri. Zoti u çliroftë shpirtrat e tyre.
Ku ndryshon video e z.Pango nga video e z.Meta, pse me zotin Pango reaguat aq shpejt dhe e shkarkuat për katër minuat?
Një material i trukuar në mënyrë diletanteske, që kapërcen nga sekonda e 43 në ne sekonde e 4 të minutës nuk mbetet gjë tjetër, veçse të hetohet nga prokuroria në mënyrë të plotë. Pse e kanë trukuar shpirti i tyre e di, pse e kanë falsifikuar morali i tyre e di, shkoni pyetni ata. Një gjë është e sigurt, po të doja unë vidio nuk vinte tek ju . Sikundër unë ju besoj shumë lirive dhe të drejtave njerëzore dhe këto janë probleme të tjera, por video erdhi tek unë dhe unë nuk e pengova. Ata që tentuan të nxjerrin favore me video tek unë, ata dështuan, u dëshmuan falsifikatorë ordiner, manipulues të pa skrupull u dëshmuan ashtu siç janë zogj bunkeri, nga i cili nuk kanë për të dalë kurrë.
Comments are closed.
Fajin e ka Nedritan Ceka me shoke kur i ktheu demonstruesit qe ishin nisur per nga blloku me 1990-ten. Prandaj jane gjalle akome ekstremiste te rrezikshem qe bejne thirrje per dhune ne Tema.
Ju qe komenoni veprime ogurzeza! Jeni ai brumi i “Bllokut” qe ne duhet te ju kishim pastruar njehere e pergjithmone. Ju qe beni thirrje per dhune! Jeni ju ish vrasesit e lirise me 1997-ten!
Ju qe komentoni per litare e veprime ogurzeza! Jeni Ju kanceri i Shqiperise. Ju padyshim keni ne prapavije keshilltaret e tipit “Dick Marty”. Sherbimi sekret shqipetare duhet te dije se kjo faqe e Mero Bazes eshte nje burim shume i vlefshem per te. Ne kte faqe gelojne ca ekstremiste te rrezikshem per paqen, lirine dhe demokracine shqipetare. Ky sherbim duhet ti verifikoje keto njerez dhe ti dergoje ne prokurori.
Pse keto njerez ogurzi nuk bejne thirrje qe TE ZBATOHET LIGJI ? Por, bejne thirrje per dhune?
Kjo dihet me 1 milion %. Keta nuk kane patur dhe nuk do te kene respekt per ligjin kurre. Keta ose jane vete, ose jane femijet e atyre qe pushkatuan pa gjyq mijera shqipetare. Keta jane “enveriste” te rrezikshem. Keta munde te dalin ne demonstrata me jave, muaj, dhe vite sepse kane kohe. Sepse kane parane dhe se dyqanet e tyre luksoze jane duke punuar nderkohe qe keta monstra bejen demonstrata. Keta monstra qe bejne thirrje ogurzeza per dhune, zoterojne 90% te pasurise qe ekziston ne Shqiperi. Keta kane gjithshka pervec PUSHTETIT. Ca nga keta qe bejne thirrje per dhune munde te jene ne emigracion sic jam edhe une. Eshte e rendesishme qe SHISH te koperoje me sherbimet e ketyre shteteve te piketoje se ku jetojne keto bastarde qe bejne thirrje te hapura per dhune. Nuk duhet te lejojme njerez te tipit qe beri krimin ne Arizona te USA-s te vrasin demokracine e brishte shqipetare. Ky Mero Baze nuk duhet te ju jape “terren” tipave nazisteo-komuniste te komentojne per dhune.( otherwise, He is the part of them).
Mjaft me copy&paste se le nom. Ta ka thene Sali Protopapa: “Nuk behet ndonjehere evgjiti njeri”. Harroje se me diversion do tutesh popullin. Je nje mize ne krahasim me vrullin e shqiptareve.
KALORESI qe dikur kaleronte maleve,e shkrepave të Vicidolit!DOKTORRI qe ne vitet e diktatures kujdesej,dhe sherbente per bllokemenet,dhe familjaret e tyre!PROKURORI që e la varur procesin e Gerdecit në mënyrë që mos hetoej Shkelzeni,dhe Mehdiu!Ky njohes i cdo fushe,ndetimit dhe shkaterrimit,pyllezimit e cgjelbrimit,mbytjeve dhe permbytjeve,sot Saliu i tregoi shqipetareve se di te beje dhe AVOKATINE,duke i dale ne mbrojtje paterices së tij Ilir,kryehajduti ju drejtua dhe prokurorise,ku la porosite qe montazhi qe Edi Rama i ka bere videos i ngjan ato të cilave benin eterit e tyre!!!pra të hetohet kryetari opozites dhe jo komardarja e tij e shpetimit,por shqipetaret nuk do tolerojne më,ata do i shporrin kryhajdutin dhe zevendesin e tij,duke larguar dhe gjithe banden e ALI BABES,larg duart nga pronat e mbare shqiptareve…
O Patriot
“Pse keto njerez ogurzi nuk bejne thirrje qe TE ZBATOHET LIGJI ?”
kupto nje here ca shkruhet e pastaj mundoju ti besh derman doktorit.
Ka shkelur ligjin ne rastin e mospranimit te videos. Por keshtu eshte kur posti konsiderohet si firme private. Duhej protokolluar dhe pastaj dhene organeve perkatese.
I nderuari patriot, po me cudit. na ben porosit qe te mos bejme thirrje per vrasje litar etj Po ti pse ben thirrje SHIK- ut qe te gjurmoje njerezit qe shkruajne Po a e di more mik se ne demokraci sic nuk ben dot thirrje per dhune e veprime force ashtu nuk mund t’i kerkosh organeve te sigurise qe te perndjekin popullin. Se c’duhet te bejne ato e dine vete. Me c’po kuptoj une do jesh nje nga ata SHIK-asit e para ’97-es qe iken dhe japin direktiva nga vendet demokratike qe ne ketu te shkelim me kembe mbi pariet demokratike.Mos e merr me kaq hidherim kur te kritikojne doktorin se nuk eshte PERENDIA.
ky “patrioti ” nuk jetoka ne kete galaktike..zoti e di cfare maloku eshte! burg dhe konsfiksim pasurie per te gjithe keta kriminele ,hajdute shpellare qe kane 20 vjet qe mashtrone dhe pasurohen ne kurriz te popullit..burg per tradhti te larte ndaj atdheut per ata qe thyen embargon e naftes me serbine ,ata qe krijuan skemat piramide dhe cuan vendin ne lufte civile me ngritjen e skemave piramide te bekuara nga vete sali rahmon berisha i vucidolit,burg per ata qe vrane azem hajdarin trebicken etj etj,burg per ata qe duan te shesin territoret shqiptare..lista e krimeve te tyre ska fund..ja keta jane kelushet e tyre tipa si ky “patrioti” qe nuk eshte vetem ndonje serb shqipfoles ose ndonje nga napat e menstruacioneve te Berishes
Ne funde te fundit vjen 1 dite e te munde zollumi,edhe sekretarit mashtruesit Nr 1, e ortakve te tije te ndyre ju erdhi fundi,pavarsishte se kta jane pa dinjitet e karakter,ma me vlere eshte 1 prositute rrugash, se kta pushtetare hajdute,me vota te vjedhura.
Ai ka shkelur me dhjetra here Kushtetuten dhe nuk i ka hyre gjemb ne kemb….Ju thoni, -shkeli ligjin?!
Hajde muhabet..hajdeeee