Rama: Berisha dhe Meta po provokojnë shqiptarët

13 Janar 2011, 13:33Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka deklaruar se Berisha dhe Meta po provokojnë rëndë shqiptarët. Rama i është përgjigjur deklaratave të Berishës dhe Metës, të cilët deklaruar se video skandaloze e Ilir Metës është montuar pikërisht nga Edi Ramës. Sipas këtij të fundit, Berisha-Meta po mohojnë një të vërtetë të zbuluar në dritë të diellit, duke u tallur me shqiptarët.

Rama ka thënë se tashmë kjo dyshe duhet të largohet nga qeverisja, pasi nuk bëjnë gjë tjetër veçse përçmojnë popullin shqiptar.
Sipas Ramës, në vend që Berisha dhe Meta të reflektojnë dhe të marrin masa për këtë rast, akuzojnë opozitën, a thua se korrupsioni është bërë nga kjo e fundit.

4 komente në “Rama: Berisha dhe Meta po provokojnë shqiptarët”

  1. tiranare says:

    Na ish njehere nje burre i martuar. Gruan ja perdhunon nje hajdut. Burri i martuar e hedh ne gjyq. Pasi perfundojne hetimet ( reth 5-6 muaj ), ata paraqiten ne gjyq. Gruaja tashme kish mbetur shtatzene. Gjykatesi, i cili ishte i korruptuar prej hajdutit, e pyet burrin e demtuar.” Une nuk shoh ndonje fakt zoteri. A ke te tille te me bindesh?”
    Dhe burri i pergjigjet: “Fakti ishte brenda, zoti gjykates, dhe tani duket tek barku i gruas sime, por qe do te mare jete per 3-4 muaj. A do me fakte te tjera?” e pyet burri ne fund.
    Ne rolet kryesore:
    Burri I martuar- populli
    Gruaja – jeta e perditeshme e popullit.
    Hajduti – Qeveria.
    Gjykatesi – Sistemi I drejtesise.

  2. Patriot Kodra says:

    Fajin e ka Nedritan Ceka me shoke kur i ktheu demonstruesit qe ishin nisur per nga blloku me 1990-ten. Prandaj jane gjalle akome ekstremiste te rrezikshem qe bejne thirrje per dhune ne Tema.
    Ju qe komenoni veprime ogurzeza! Jeni ai brumi i “Bllokut” qe ne duhet te ju kishim pastruar njehere e pergjithmone. Ju qe beni thirrje per dhune! Jeni ju ish vrasesit e lirise me 1997-ten!
    Ju qe komentoni per litare e veprime ogurzeza! Jeni Ju kanceri i Shqiperise. Ju padyshim keni ne prapavije keshilltaret e tipit “Dick Marty”. Sherbimi sekret shqipetare duhet te dije se kjo faqe e Mero Bazes eshte nje burim shume i vlefshem per te. Ne kte faqe gelojne ca ekstremiste te rrezikshem per paqen, lirine dhe demokracine shqipetare. Ky sherbim duhet ti verifikoje keto njerez dhe ti dergoje ne prokurori.
    Pse keto njerez ogurzi nuk bejne thirrje qe TE ZBATOHET LIGJI ? Por, bejne thirrje per dhune?
    Kjo dihet me 1 milion %. Keta nuk kane patur dhe nuk do te kene respekt per ligjin kurre. Keta ose jane vete, ose jane femijet e atyre qe pushkatuan pa gjyq mijera shqipetare. Keta jane “enveriste” te rrezikshem. Keta munde te dalin ne demonstrata me jave, muaj, dhe vite sepse kane kohe. Sepse kane parane dhe se dyqanet e tyre luksoze jane duke punuar nderkohe qe keta monstra bejen demonstrata. Keta monstra qe bejne thirrje ogurzeza per dhune, zoterojne 90% te pasurise qe ekziston ne Shqiperi. Keta kane gjithshka pervec PUSHTETIT. Ca nga keta qe bejne thirrje per dhune munde te jene ne emigracion sic jam edhe une. Eshte e rendesishme qe SHISH te koperoje me sherbimet e ketyre shteteve te piketoje se ku jetojne keto bastarde qe bejne thirrje te hapura per dhune. Nuk duhet te lejojme njerez te tipit qe beri krimin ne Arizona te USA-s te vrasin demokracine e brishte shqipetare. Ky Mero Baze nuk duhet te ju jape “terren” tipave nazisteo-komuniste te komentojne per dhune.( otherwise, He is the part of them).

  3. Benito71 says:

    Ne 10 Janar 2011 Tom DeLay ish kryetar i maxhorances republicane ne Congress u denua me 3 vjet burg per marrje ryshfetesh nga corporatat amerikane dhe kalim te tyre tek ligjevenesit republicane te Texasit. Gjykatesi Pat Priest gjate dhenies se vendimit deklaroi se ata qe shkruajne ligjet duhet ti respectojne ato. Ai hodhi poshte kerkesen e Tom DeLay per falje.Nqs ligjet nuk respektohen njesoj nga te gjithe shteti ka marre fund.

    Kjo eshte drejtesia.

    Pershendetje nga Boston,

  4. dymi says:

    Berisha e Iliri si Don Kishoti me Sanco Panca, por ne versionin e luftes kunder korupsionit.Kushdo qe publikon ndonje afere te re( dhe sa shume aferakane) e damkosin si sherbetor te Edi Rames.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje