Berisha: Video u publikua se desha une. Falenderoj Ramen per nderin qe me beri.

13 Janar 2011, 11:36Politika TEMA

Ne nje dalje direkte per mediat, kryeministri i vendit Sali Berisha ka folur ne lidhje me skandalin e videos ku zv.kryeministri Ilir Meta shfaqet i perfshire ne afer korruptive dhe me gjere.

Sipas Berishes, video e publikuar eshte nje montazh i paster. “Falenderoj te birin e Kristaqit per publikimin e videos duke perdorur fatkeqet e Top-Channel”, u shpreh ne fjalen e tij Berisha.

Po sipas kryeministrit askush nuk mund te vije ne pushtet duke perdorur truke dhe falsifikime te tilla.

“Eshte e vertete qe Dritan Prifti ma ka ofruar mua te parit videon por une i kam thene ta dergoje ku te doje. Desha une dhe video erdhi tek ju.”, i tha Berisha gazetareve te pranishem ne konference.

“Falsifikimi tregon moralin e bunkerit Rama eshte i paskrupullt dhe amoral.”, shtoi Berisha me tej.

Ne fjalen e tij Berisha i kerkoi Prokurorise qe te hapen hetimet per te vertetuar falsifikimin dhe montimin e videos.

4 komente në “Berisha: Video u publikua se desha une. Falenderoj Ramen per nderin qe me beri.”

  1. skaran says:

    NO COMENT …..

  2. Nabukodonosor says:

    Shoku Enver tha:…..

  3. tiranare says:

    Na ish njehere nje burre i martuar. Gruan ja perdhunon nje hajdut. Burri i martuar e hedh ne gjyq. Pasi perfundojne hetimet ( reth 5-6 muaj ), ata paraqiten ne gjyq. Gruaja tashme kish mbetur shtatzene. Gjykatesi, i cili ishte i korruptuar prej hajdutit, e pyet burrin e demtuar.” Une nuk shoh ndonje fakt zoteri. A ke te tille te me bindesh?”
    Dhe burri i pergjigjet: “Fakti ishte brenda, zoti gjykates, dhe tani duket tek barku i gruas sime, por qe do te mare jete per 3-4 muaj. A do me fakte te tjera?” e pyet burri ne fund.
    Ne rolet kryesore:
    Burri I martuar- populli
    Gruaja – jeta e perditeshme e popullit.
    Hajduti – Qeveria.
    Gjykatesi – Sistemi I drejtesise.

  4. dymi says:

    Vini re cfare thote shoku Enver Saliu …i kerkoj prokurorise qe te vertetoj montimin e fallsifikimin e videos Cdo me thene kjo. Se mos guxon e thote Prokuroria qe video eshte origjinale. Jo duhet pa tjeter te vertetoje ate qe ka thene ai dhe Iliri. Tjeter: materiali i regjistruar i erdhi ne dore dhe ky nuk e mbajti. Pse? Cilido kryeminister ne bote gjene e pare qe do te bente do tja dergonte organeve te specializuara per ta verifikuar. Aq me teper se regjistrimin ja jep nje antar i kabinetit dhe aty behet fjale per afera qe ben zvkryeministri.I thashe Dritanit qe ta dergonte ku te doje. Po pastaj e vrave mendjen per fatin e kesaj afere? Po kur te erdhi propozimi per shkarkimin e Dritanit nuk bere ndonje lidhje.Se sikur nuk na mbushet mendja qe nuk u kujtove.Dhe kush ti qe nuk le kazan plehrash pa llokocitur. Ik o beter e shitja ndonje tjetri ato.Te gjithe e dine se nuk ta mban menderja te kruhesh me Ilirin, sepse ai eshte fucia qe te mban me oksigjen.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje