SHENIM: Autori është vëllai i Erison Durdës, 7 vjeçarit që gjeti vdekjen në Gërdec. Vetë Geraldo ka punuar në Fabrikën e Vdekjes për disa kohë, por u largua për shkak se nisi shkollën. Ai ka punuar në Gërdec kur ishte 14 vjeç
Pas vdekjes së Luigjit 13, kurorën e trashëgoi Luigji 14, atëherë 5 vjeç. Luigji 14 drejtoi Francën për 54 vjet (1661-1715). Gjatë sundimit të tij në Francë lulëzoi absolutizmi, që është bërë model dhe për Sali Berishën. Ky mbret u quajt “mbreti diell”. Ai thoshte se “shteti jam unë”. Kur thua “iku shteti, ngeli mbreti”, të shkon mendja te Luigji 14. Ky “mbreti dielli” thoshte qe unë jam Zoti, e njëjta gjë po përsëritet në Shqipëri me Sali Berishen, i cili thotë “unë jam dielli për Shqipërinë”.
Në fakt ai është një natë me shi ku hëna ka humbur. Ky mendim për Sali Berishën më ka ardhur menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit, e cila edhe sot e kësaj dite nuk është zbardhur. Drejtësia për këtë tragjedi akoma nuk është vendosur. Nuk dihet akoma se kur do të vendoset. Kjo tragjedi po gjykohet, por nuk po shihet drita në fund të tunelit. Më pas erdhën përmbytjet në Shkodër…
Kjo qeveri, e cila të vret, të përmbyt, të vjedh dhe kushedi se sa gjera të tjera mund të të bëjë, meriton të largohet.
Kjo qeveri duhet të largohet para zgjedhjes se presidentit të ri, pasi ky monstër mund të vendosë ndonjë familjar të tij. Këtë gjë nuk mund ta ndalojmë dot pasi shumicën në parlament e ka që pas tradhtisë më të madhe, të bërë nga Ilir Meta.
Ilir Meta, ky person që pak kohë para se të bashkohej me Sali Berishën, tani ha bukë në një tavolinë me të. Kjo pra është politika jonë!
Sali Berisha, shumica e shqiptarëve, të cilët ti sot me mjetet e tua djallëzore i ke bërë të heshtin, nuk të duan dhe mezi presin të ikësh. Mund të insistosh duke thënë se të duhet qarë halli, se Shqipëria ka punë të vështira për të bërë, se shqiptarët është vështirë t’i qeverisësh etj. Jo! Punët e Shqipërisë nuk janë as të vështira as të pamundura, janë thjesht punë. Të vështira punët i bën ti dhe të ngjashmit që mban përreth, ju që punët i pengoni duke i mbështjellë me lyrën e injorancës dhe misterin e fatalitetit. Sot Shqipëria nuk është ajo e një shekulli më parë siç të duket ty. Shqiptarët kanë bërë mjaftueshëm rrugë drejt qytetërimit dhe iluminimit.
Ti je i paaftë dhe mendjemadh, llafazan dhe gënjeshtar, i mërzitshëm dhe i padurueshëm, i frikshëm dhe i ankthshëm, i dëmshëm dhe i rrezikshëm! E ke përmbytur Shqipërinë me hajdutllëk dhe kriza. Prandaj nuk po përmbahem kur po i shkruaje këto fjalë.
Ti je gënjeshtar i madh! Nuk ka mbetur shqiptar që nuk di cilën të ta besojë, atë që thua tani apo atë që do thuash pastaj. Sali Berisha, ju jeni shembulli ilustrues i këtij realiteti kriminal qeverisës.
Ti nuk ke të ndalur në rrugën e karagjozllëkut.
Ti për shembull në tërë gjestet e tua prej karagjozi nuk lë rast të të iki pa lënë të kuptohet se je “lider historik”, demek nga ata që bëjnë punë të mëdha e që mbeten me shekuj! Nuk je lider fare, e jo më historiku!
Sot Shqipëria dhe shqiptarët mund të qeverisen fare mirë me dituri dhe ligje, punë dhe përkushtim. Prandaj ti sot je i prapambetur, i tepërt, i panevojshëm. Monarkia absolute nga ana juaj është e panevojshme. Ti e ke katandisur Shqipërinë si një i sëmurë, i cili jeton me ilaçe dhe është buzë varrit.
Sali Berisha, ti duhet të largohesh sepse duhet ta dish që ke dhe nipër dhe mbesa, lëri nipërit dhe mbesat e tua të jetojnë të qetë në një vend që është i lirë e i zhvilluar!
Comments are closed.
Shkrimi eshte sa realist aq dhe i rrjedhshem artistikisht . Ai buron nga zemer shqiptare , i cili i do shqiptaret dhe Shqiperine . Te lumte pena.
Shume i dashur Geraldo Durda,ti je tash 17-vjec dhe duhet ta kuptosh mire se kryekrimineli i Gerdecit nuk qerohet me lutje apo kerkesa,packa se nga pena jote tingellon ekstremisht dritheruese.Jam nene e te ndjej ne cdo germe.
Shpetimi nis o Geraldo xhani me perzenien me dru te kesaj qeverie KRIMINALE.
O Geraldo!
Ke shkruar shume bukur. Ke shprehur ndjenja dhe mllef dhe ben mire.
Une jam ca me i rrepte.
Titullin do e shkruaja “Sali Berisha, largo niperit dhe mbesat qe mos vuajne ata per hir te bemave tua”
sekretari nuke besoje,qe se din kyte gje ktu do te paguhet c/do gje,ne kyte toke atije e banditve te tije ju ka ardhur koha te mendojne,mire e gjate,nuk i dihet zoti munde te jape denimin ku te djge shume e me shume,ndoshta ajo dhimbje zdo te gjeje kurre sherim,nuke eshte gjithcka vetem paraja.Mjere ato qenije te gjadha qe denohen nga zoti,kurre zdo te munde ta cojne koken,nga ai denim i merituar.
Sali Berisha,largohu qe niperit dhe mbesat e tua te mund te kene sy e faqe te jetojne ketu ne Atdhe.Nese nuk largohesh sot ,do largohesh neser.Por neser mund te ikesh nga syte kembet dhe nuk do te te zejne kembet toke.Neser as varr si gjithe te tjeret mund te mos kesh.
Sali Berishes nuk i falet qe nuk beri “Nurembergun”.
Klasa qe meritonte “Nurembergun” me 1992, eshte ngjallur dhe eshte bere shume e rrezikshme.
Nese kjo klase do te vije ne fuqi, nuk do te kete dite te bardha Shqiperia per sa kohe ato (komunistet) jane ne pushtet. Por !!!! Cfar eshte me e rendesishmja, klika komuniste nese ka dhe pushtetin, do te sabotoje suksesin e Kosoves. Komunistet nuk kane qene, nuk jane dhe kurre nuk do te jene te favor te prosperitetit te Kosoves. Keto jane vetem mendimet e mija