Ja zanafilla e konfliktit Cali-Prenga për peshkimin në Lagunën e Patokut

5 Shtator 2015, 11:51Politika TEMA

Një përleshje masive me thikë dhe armë para komisariatit të Kurbinit përfundoi me 7 të plagosur për shkak të konfliktit mes dy familjeve për të drejtën e peshkimit në Lagunën e Patokut. Por cila është zanafilla e konfliktit mes familjes Cali dhe familjarëve të deputetit socialist Armando Prenga?

Në prill të këtij viti, peshkatarët e familjes Cali në Lagunën e Patokut denoncuan padrejtësinë që sipas tyre u është bërë duke i dhënë licencën për shfrytëzim Eduart Prengës (njohur edhe me emrin Valentin), vëllait të deputetit të Partisë Socialiste. Prej dekadash kjo familje ka ushtruar këtë aktivitet, por me një tender të vitit 2015 kjo e drejtë ju dha familjes Prenga dhe kontrata e tyre nuk u rinovua më nga Ministria e Bujqësisë.

Zëri i peshkatarëve u mbështet nga PD e cila pak kohë më pas denoncoi se qeveria dha tenderin në mënyrë kilienteliste.

Përballë këtyre akuzave, në prill të këtij viti erdhi reagimi i vetë deputeti Prenga i cili në atë kohë u shpreh për A1 Report:

Nuk merrem me biznes.

Merrem me politik.

Vëllezërit e mi janë të ndarë nga mua, kanë punët e tyre.

Merrem me politikë.

Aktualisht lagunën e kanë marrë në mënyrë klienteliste nipat e Paulina Hotit , firma “Cali”.

Akuzat e PD nuk qëndrojnë, nëse vëllai im ka marrë diçka jashtë ligjit të reagojnë institucionet.

Nëse është marrë në rregull, PD t’i japin fund shpifjeve.

I përbuz me neveri këto shpifje. Me vjen keq keq që ende nuk kemi dalë nga një llumhanë e vjetër e PD.

Për këtë çështje reagoi edhe ministria e Brendshme e cila i konsideroi akuzat politike ku theksoi në atë kohë se tenderi ka qenë i hapur dhe sipas ligjit. Një qëndrim i mbështetur edhe nga Ministria e Bujqësisë e cila u deklarua e hapur për të vënë në dispozicion edhe dokumentacionin e tenderimit.

Vetë Gjergj Cali akuzoi se pas kësaj afere fshihet vëllai i një deputeti.

“Ne e kemi të trashëguar këtë prej shumë vitesh.

Në dy dekada kemi firmosur licencën e shfrytëzimit.

Kontrata ka qenë 10-vjeçare. Pasi mbaroi ky 10 vjeçar na njoftuan se duhet të hynim në tender për të përsëritur licencën tjetër 10- vjeçare.

Kemi dorëzuar të gjithë dokumentacionin si për çudi në zarf dhe jo në mënyrë elektronike siç e ka gjithë bota.

Këtu ne na lindën dyshimet se nuk do ketë barazi dhe ashtu ndodhi. Aty morëm vesh se ishim në konkurrim me vëllain e deputetit. Për këtë çështje kemi njoftuar Kryeministrin Rama, por nuk kemi marrë përgjigje.

Ne na kanë nxjerrë në rrugë, pasi e vetmja e ardhur për familjet tona është peshkimi në këtë zonë, të cilën e kemi ruajtur shumë dhe kemi investuar që të mos dëmtohet. Ne e kemi të trashëguar prej 100 vitesh dhe po na e marrin punën në mënyrë të padrejtë,” deklaronte Cali.

32 komente në “Ja zanafilla e konfliktit Cali-Prenga për peshkimin në Lagunën e Patokut”

  1. 05092015 says:

    hajdutlliqet e cuan per lesh PD, dhe ju te PS ju pret e njejta histori. Ndersa ne populli jemi po njesoj, njehere vjedh pd pastaj ps, dhe njerzit e ndershem jetojne ne varferi. Jete muti kjo gje , se kuptoni akoma o njerez.

  2. XhaBarka says:

    Po si shpjegohet qe keta deputete monstra dhe vellezrit e tyre kane nga 3-4 emra…!!???

  3. Kol Tivari says:

    U kanë marrë “trashëgiminë” e dhënë nga baba Saliu…!

    1. hysen daci says:

      Kol ! sipas teje po te jene kunder Saliut jane te mire. Jane po aq bandite bashke me kreret e tyre politik.

    2. hysen daci says:

      Kol ! sipas teje po te jene kunder Saliut jane te mire. Jane po aq bandite bashke me kreret e tyre politik.

    3. Daku says:

      Licencen e fundit ia ka dhene duka or debil

      1. Vv says:

        Ca bane o daku
        Ciao

  4. loni says:

    Nuk mund te merrni dot pergjigje nga kryeminstri ,nuk eshte detyre e tij ,por nga gjykata ,eshte detyre e gjykates.Gjykata eshte pushtet i pavarur, alte qe vendos gjykata eshte ligj, dhe duhet pranuar nga te gjithe,pike.

  5. Opinionisti says:

    Doli njoni qe me nji cop leter boni pronar te detit Calin.

    Doli tjetri qe me nji cop leter boni pronar te detit Prengen.

    Ne te tjeret, qe me demek para Zotit qe ka bo detin jemi t’barabarte, jemi klysha kurvash.

  6. tg says:

    pune koorakesh keta tuqit e patokut

    1. mynyr says:

      ti tfgs dhe papen mund ta nxjerresh mysliman ndonje dite.
      shko qi.u mbeturrine!

  7. Lezha 100 says:

    Pse policia nuk I pyre pse I Kane nerru emrat vellezrit prenga

  8. Lezha 100 says:

    Pse policia nuk I pyte vellezerit prenga pse I Kane nderru emrat

    1. Lezha500 says:

      Pse i kan emrat e nderruar te gjithe shqiptaret ne greqi,apo kur emigronin dhe ndaloheshin nga policia per dokumenta e s’mund te kalonin me me te njejtin emer.I kan bere gje njeriu keta vellezrit te dalin te flasin ata qe i njohin jo shpifsat s’ju vjen turp

      1. Lezha 100 says:

        jo lezha 500 I kerkon interpoli European perta I Kane nderru po ne lezhe kretari I keshillit Bashkijak ne 97 a ishte karrocier po deputet e Kane maru shkollen e larte njanin prej tyre e kam pase ne klase e la shkollen ne 6 gjashten Laguna e shegjinit ja dha lsi njanit qe nuk din as me hanger peshkun shko shife ne kune si ashte shkaterru Laguna Kane hedhe te pakte 500 kamiona me dhe ty te vijne turp shko te univers hotel ashte I ketyre te kesh turp ti qe I mrone

  9. Rozafa says:

    Sherin e sajum- or Mand, keto jane restot qi Trusti i Geshtenjave te kthe,per
    grushtin ne parlament ndaj Palokes.Or tej.. punon truni i doktorit………..

  10. mynyr says:

    tani,te trasheguar apo te licensuar spo e marrim vesh kete pune.

    1. mirel says:

      duan te trashegojne licencimin te dyja palet.
      po marrin dhe detin dhe liqenet tani..me vone behen pronare, te mos peshkoje njeri tjeter.
      E kuptoni ca behet apo jo.
      ska njeri tjeter te drejte te peshkoje vec ketyre dy familjeve.
      Ca eshte ky turp?
      Jo se ska me turp njeri.
      Ky eshte krim shteteror.
      ne asnje manyre nuk mund te kufizohet e drejta e perdorimit te prones sew perbashket nje individi dhe te perjashtohet nga kjo e drejte popullsia.
      Askush nuk mund ta kufizoje perdorimin e liqenit nga te gjithe banoret,
      Doli Salua dhe ja dha ne perdorim Cales.
      Tani del Ramua dhe ja jep Prenges.
      Keto jane krime. as me shume e as me pak
      tani te dyja palet te vene pushken dhe thone ketu te mos peshkoje njeri tjeter.

  11. United Kingdom says:

    Kokat e tyre hengshin.

    Jane te teta hakat e popullit.

    Duhet te dime dicka:- hajduti nuk ja vjedh dote pulat hajdutit sepse e dine shume mire rrenjet njeri/tjetrit.

  12. moisiu says:

    Po lerini more te gjuajne per peshk kush desheron ne ate lagune qe nuk eshte e askerkujt,nje here gjuajne plehrat e PD ,heren tjeter plehrat e PS !

  13. Lezha 100 says:

    Keta e Kane te trashiguar por duhet liqensen per Peshkimi e krijojne koperativa

  14. Socialisti i Zhgenjyer says:

    Laguna eshte e Caleve qe kane 100 vjet qe e shfrytzojne, ne gjitha vendet e botes duke perfshire edhe vendin tone c’do gje qe eshte ne perdorim nga ndonjeri per mbi 99 vjet behet prone e tij, keshtuqe Calet jane me te vjetrit e zone dhe i kan bere hyzmetin asaj pune, tani na vijne kta katunart e Prengajve nga mali dhe e paskan fituar me tender. Ca eshte ky tender? si u jepka tender per te shfrytzuar punen e tjetrit qe a ka trasheguar per mbi 100 vjet! Pastaj maximumi mund te kishin liruar gjuetine per te gjith peshkatare e zones por jo tja merrnin peshkatareve dhe tja jepnin kumarxhinjeve se nuk shkon. Kjo qeveri po ben ca gabime nga me trashaniket, neser rrezik do ju marrin edhe shtepite e do i shtetzojn ose do ja japn ndonjerit me tender per tu marre qera pronareve te shpive ose ndonje budallik tjeter

    1. mirel says:

      Ca kane bere Calet?
      Kane ndertuar Lagunen?

    2. Lezha 100 says:

      Ti ke te drejte une nuk I njohe calajt pore te njeten gja Kane ba ne shegjin ja Kane dhane I dibrani lsi peshkatareve ju tha me pre ferrat I peshkatare I tha une nuk jam puntor I pyjores jam peshkatare tane jeten pote pelqeu mire po nuk te pelqeu ik I tha nuk ka mete gja tjeter veq me arme ska rruge tjeter Kane nda ujin me gardhiqe ne kune 25 mije euro dylymin vellezerit e deputetve kulmi

  15. ademi says:

    Pyeteni nje here Ministrin e Metes dhe Monikes shokun Panariti qe i ka dhene ketij kriminelit kete licence ? pyeteni pse ua hoqi lejen fukarejve dhe ja dha Armando kriminelit ?

  16. zaho says:

    Tema po te keni b… nxirrni nje liste me emrat e deputeteve hajdut vrases dhe mafjoz ja u tregon mileti kush jane dhe ca kane bere

  17. Bond says:

    Cudi e madhe kjo puna e ‘tokes (apo lagunes) se zanun’…
    Kush vjen me pas ha mut ose plumbin kokes. Tamam si ne filmat western!
    Shteti nuk funksionon ndersa pasuria KOMBETARE po shperdorohet.
    Vendi po fragmentohet ne cifligje te paligjshme qe komandohen nga 200-250 familje te dhunshme! Keta perbejne nje perqindje te paperfillshme te popullsise se Shqiperise (0.5%), ndersa shumica e shqiptareve duhet ose te emigrojne ose te vdesin per buke. Me fatlumet duhet te gezohen nese punesohen me 100€ ne muaj nga cifligaret e rinj apo te vjeter (lexo: banditet)…
    Edhe ky eshte nje shembull i shkelqyer i perspektives se ‘lumtur’ te shqiptareve ne vijim te shprehjes se famshme te SRB: “This is a miracle of freedom”!

    1. shqip says:

      thjesht harbuteri. vetem se çdo reaksion ka edhe kunder reaksion, ligjet e fizikes e te natyres. tani qe ky prenga te kete arritur ne kete pike sa te qelloj me arme, nuk besoj se e ben per obi. nuk dua ta mbroj dhe as te justifikoj xhestin e tij apo te tyre. deri tani eshte degjuar vetem nje kembane, ajo e calajve. po sikur keta calet te kene kercenuar te paret? si rrjedhoje keta te dytet ne kushtet e vetmbrojtjes te kene shkaktuar dhune gjithnje per tu mbrojtur fizikisht. vetem se nje mendje me thote se pas kesaj fshihet dora e atij qe me se miri di te sajoje tragjedi te tilla. duke qene edhe vete nga zona e “gjakut t’marrun”, sali berisha arkitekt i vella vrasjes mund ti kete futur keta calet ne qorrsokak. e them kete se ende pa u zbardhur rrethanat, ai dhe luli i bashajve vrapuan te benin gjykatesin. mirepo edhe ne kete tentative te ulet te perplasjeve tribale, qetesia dhe maturia e institucioneve shteterore do prevaloje ndaj shtazarise. e para e punes prenga eshte nje individ, e individualisht do pergjigjet vete para drejtesise mbi autoresine ose jo te ngjarjes. e dyta p.s. sikur edhe ne raste te tjera nuk del ne mbrojtje te askujt qe gabon. e treta salet dhe lalet qe mezi presin te shkaktojne turbullira , edhe pas kesaj do dalin me gisht ne goje, jo vetem. dhe e katerta qe jo pa qellim e lashe per ne fund, njeriu qe me se shumti kishte mesuar mbi karakteret , instiktet, e inteligjencen e shqiptarit, sot nuk jeton me. po per kohen qe ishte gjalle e qe “sundoi” mbi kete vend, nuk la cale e mal , prenge e ndoker te kendonin si u do qefi. por diti ti vere ne brazde e tu tregonte kufirin te thana. ja pse enver hoxha do mbahet mend. pikerisht per ate qe ai beri per ti vene fre njeriut kafshe qe do te gllaberoj çdo gje, laguna, lumenj, male e kodra, madje edhe m… po te jete e mundur. dhe te mendosh qe kete lloj kulture barbare e mbolli dhe kultivoi sali berisha me klanin e tij .me ironi do shtoja se vrasesi qe bertet kapeni vrasesin, apo hajduti qe perserit te parin, gjejne terrenin e pershtatshem ne kete vendin tone qe vetem sa na zhgenjen pas çdo endrre per tu bere shtet. dhe kjo i ka arsyet e veta. perderisa kriminele te tipit berisha, basha , rrine jashte e baltosin me ç’te munden. nese do ishte hapur qofte edhe nje here proçesi ndaj tyre, sot nuk do kishim deputete sherifa me pisqolla ne brez.

  18. XXX says:

    Deputetet duhet te pajisen me arme te sofistikuara se keshtu do jet e mira e shqypnise, per te zhdukur njoni tjetrin sa me shpejt dhe te qetesohet populli nga keta njerez te eger dhe te pashpirt qe na kane zene frymen

  19. lol says:

    si eshte e mundur qe vetem nje familje ka te drejte te peshkoje ne lagune?

    ne tere boten kush paguan tarifen e lishences lejohet te peshkoje.

    saliu e krijoi lagune qe t’ia lere brez pas brezi ketyre derrave…

  20. Do hyjme ne BE, lum ti popull qe na ke says:

    Oreksi i LSI nuk mbaron kure.Pasi rembyen cdo gje ne toke, tani i ka ardhur rradha ujravet. Nje deputet i Korces me mbiemrin Kapuran, i cili ne kohen e Dulles zbriti nga malet me gjithe tufen e deleve tani me tu bere deputet i shkoi syri tek rezervuari midis Bilishtit dhe Vernikut, i ndertuar qysh ne vitet 1970 per vaditje dhe e mori pa me te voglen veshtiresi. Te shofim tani ku do ti shkoje syri per te grabitur. Mos i gezofshin dhe hengeshin kokat e tyre si keta banditet e Lacit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje