Partia Socialiste përjashton deputetin Armando Prenga.
“Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e PS.
Ndërsa si duhet të japë llogari para ligjit për ngjarjen në Laç” deklaroi Olta Xhaçka, deputetja socialiste, në një deklaratë para selisë PS.
“Çdo deputet ka për detyrë që të mbrojë dhe promovojë faktin se kultura e pandëshkueshmërisë ka vdekur.
Përshëndes Policinë e Shtetit sepse me ndalimin pa asnjë lloj dallimi të kujtdo, tregoi se forca e ligjit është mbi gjithçka”, tha Xhaçka.
“Partia Socialiste nuk është strehë ku mund të gjejë strehë kushdo që shkel ligjin”, shtoi deputetja e PS-së.
Deklarata e plotë:
Partia Socialiste dënon me forcën më të madhe sjelljet dhe veprimet që ishin pjesë e ngjarjes së turpshme në Laç, ku i përfshirë rezulton të ketë qenë edhe deputeti Armando Prenga. Me përgjegjësinë e plotë politike dhe publike Partia Socialiste dhe qeveria jonë e kanë shpallur të mbyllur kapitullin e shëmtuar të historisë së pandëshkueshmërisë, qysh në ditën e parë të mandatit tonë qeverisës.
Po ashtu për çdo anëtar të partisë sonë është e qartë se Partia Socialiste nuk është strehë ku mund të gjejë mbrojtje nga agjencitë ligjzbatuese cilido që shkel ligjin. Kjo është jo vetëm e qartë edhe për çdo deputet, po çdo deputet ka detyrë parësore ta mbrojë dhe promovojë me fjalë, sjellje dhe veprime, faktin se kultura e pandëshkueshmërisë që Sali Berisha ngriti në sistem për familjen dhe klanin e tij politik, ka vdekur bashkë me pushtetin e tij vrastar e të korruptuar.
Ja pse Partia Socialiste e dënon me ashpërsinë më të madhe si plotësisht të papajtueshme me kulturën e saj të ligjit dhe me normat e veta të bashkëjetesës, përfshirjen e Armando Prengës në këtë ngjarje. Si shkelës i këtyre normave Armando Prenga ka humbur çdo të drejtë morale të jetë pjesë e Partisë Socialiste, ndërsa si i dyshuar nga Policia e Shtetit për shkeljen e ligjit ai duhet të japë llogari përpara drejtësisë për çdo akuzë që rëndon mbi të.
Në emër të Partisë Socialiste përshëndes Policinë e Shtetit për një tjetër prove bindëse të standartit të ri moral dhe profesional që ka vendosur në 21 muajt e fundit. Sepse me ndalimin, pa asnjë lloj dallimi, të asnjë natyre, të kujtdo që u gjet i përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar, Policia e Shtetit tregoi qartë se forca e ligjit është për të mbi çdo forcë politike apo imunitet politik.
Nga ana tjetër dy fjalë edhe për Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, që prej kohësh duhet të kishin dhënë llogari përpara organeve të drejtësisë për shumë më tepër shkelje të ligjit, se sa ato prej të cilave duan sot të nxjerrin kapital politik.
Lulzim Basha ka ende, jo një, por disa akuza me të cilat duhet të përballet.
Mbi Lulzim Bashën peshon akuza e mbetur pezull e vrasjes së 4 qytetarëve të pafajshëm në 21 Janar, në mes të bulevardit, kur ai shërbente si Ministër i Brendshëm i Sali Berishës.
Mbi Lulëzim Bashën peshon akuza e mbetur pezull e grabitjes në bashkëpunim të qindra milionë eurove nga ndërtimi i rrugës Durrës -Kukës. Pa llogaritur më shumë, po vetëm këto dy çështje, mjaftojnë që Lulëzim Basha të konsiderohet jo vetëm subjekt po edhe objekt i dekriminalizimit që e kërkon me kaq forcë.
Prandaj siç i bëjmë sot thirrje prokurorisë që të mos ndalet deri në zbardhjen dhe ndëshkimin e plotë të veprave penale të konsumuara në katrahurën e Laçit, të gjejë forcën morale dhe profesionale të hetojë deri në fund edhe Lulzim Bashën apo Sali Berishën veprat penale të të cilëve janë konsumuar ditën për diell, si edhe një sërë ministrash apo ofiqarësh të qeverisë Berisha, dosjet e të cilëve duhet të dalin nga sirtarët e prokurorisë.
Megjithatë kjo është dita për të përsëritur se në pritje të ndëshkimeve të plota për krimet e veprat penale të së shkuarës së afërt, çdo krim dhe vepër penale e të sotmes nuk amnistohet më nga Policia e SHTETIT si deri dje.
Lejomëni ta mbyll me lajmin e mirë të përsëritur edhe sot, se koha kur bodigardët e Çunit të Kryeministrit plagosnin me plumb kamarierë në mes të lokalit dhe policia u mbyllte gojën dëshmitarëve, apo kur nipat e kryeministrit punonjës policie shkrehnin kallashnikovët të dehur në mes të bulevardit, dhe axha kryeministër i fshihte në kryeministri derisa policia të bënte letrat, ka vdekur e nuk ka shans të rikthehet.
Jo mo joooooo…pse para ksaj ngjarje nuk e dinte PS qe ky ishte kokrra kriminelit?
Po qe per te ditur,o Pelasgian prokuroria e di qe edhe Sali Berisha,Lulzin Basha,Fatmir Mediu etj,etj,jane KRIMINELE,por ja qe nuk po veprojne se!!
Hajde hajde se te ishte sala e kishte bk minister
Ouu… E turperuan Ramen ?
kush ishte ai kodosh qe e mashtroi Edvinin kur ai i do wumeshtor……
kush ishte ai kodosh qe e mashtroi Edvinin kur ai i do wumeshtor……
Ka shume kodoshe, alla h(ysen) d(aci) … ?
Nuk terperuan Ramen se Rama sdi ceshte turpi por keto jane disa fillime ku Zoti do veproje me zullumqaret 25 vjecar eshte fillimi dhe lutim Zotin por dhe ne Zoti na ka dhene mendjen….. duhet veproje mbare shoqeria kundra te keqinjve te politikes qe te te dy kraheve njesoj jane se ska pushtet gjyqesor ti ndeshkoje.
LARGIMI GJEJA ME E PAKET TE SHOHIM DENIMIN QE DO MARRI SE E MERITON NJE 10 VJECAR BRENDA.TURP TURP DEPUTET PERDOR ARMEN RRUGAC NJERI PRET POPULLI TE JAPI ZGJIDHJE PROBLEMEVE. PASTRIM PLERAVE TE PARLAMENTIT .SHUME DISA DEPUTETE QE SDINE TE FLASIN E SHKRUAJNE QE ME ZOR KANE MBARUAR 8-VJECAREN NDODHEN NE PARLAMENT.
Kalbeni ne burg kete katunarin me emer te huazuar nga Italjanet, eshte e turpshme te humbesh mbeshtetjen per kete kriminel me licenc!!!
Moment i keq në vënd të keq për deputetin. (të kthjellohen të gjith sot dhe nesër pasi vendimi do jet më i drejt të hënën
Nuk eshte e vertete qe e perjashtuan! Ai kriminel u veteperjashtua , sepse u mundua te beje te fortin me demek ne kurriz te deputetllekut !
Ne te semes te gjithe KRIMINELAT e cdo ngjyre!
Pune e madhe fort ! E perjashtuat nga Partia Socialiste, e merr Partia Demokratike. ka zemer te madhe SHQUPI. Do ulet pran Kastriot Islamit dhe ati Dregjonit a si e ka mbiemrin ai. Vetem duke vjedhur e vrare behesh i devotshem per PD.
Nuk behet shtet me maloke , kemi 25 vjet qe po e provojme .
malok malok po ka 25 vjet qe popullit ja ngop ha ha ha ha
Parlamnti dhe politika duhej ta kishin spastruar radhet e veta nga tipa si ky palodeputet dhe te tjere nga te gjithe krahet! Mendoj qe dekriminalizimi eshte kthyer ne emergjence per politiken shqiptare!
Zedhensia e PS-se duhet te deklaronte pergjegjesine e asaj partie qe ende ka ‘deputete’ te tille. Ky person nuk u konsumua moralisht keto dite por I tille ka qene qe kur eshte pranuar ne PS.
PD-ja duhet te beje te pakten ate qe ben PS-ja. Te largoje ‘deputetet’ e krimit duke filluar me Sali Berishen dhe Lulezim Bashen. Xhelali eshte i fundit ne rradhe. MOS E PRISHNI RRADHEN!
Kuvendi I Shqiperise eshte bere streha e krimit prej kohesh. Ata jane mbjellesit e fares se krimit, pastaj krimi Lulezon deri ne koken e partive.
Ne fillim aty duhet te bjere Bomba e Gerdecit. Pastaj duhet nje pastrim rrenjesor, permbysje e thelle.
Deri ne momentin qe banditet me pushtet sillen sipas Kodit te Edver Rames gezojne te gjitha privilegjet e dhena prej tij. Kur ata tentojne te dalin nga rreshti eshte I pari Edveri qe leshon rrufete e ndeshkimit.Ky Prenga do te behet shembull edhe per te tjeret
Sa cudi breda pak oreve Armando Prenga u be kriminel, sikurse Tom Doshi dhe Mark Frroku, e kush e di sa do te dalin akoma. FALEMINDERIT OR EDI RAMA! NA NDEROVE ME KETA HORRA, POR SIC DUKET TI VETE DUHET TE JESH KRYE HORRI.
Bravo PS, keshtu duhet te veprojne edhe partite e tjera. Po kush ta beje, PD, LSI apo republikanja??? Por do t’u vije radha te gjithe te kriminuarve, mos te kene merak edhe njerez si Amaraldoja, qe ende perkundet ne kohen dhe me mesimet e Enverit derisa nuk e heq dot emrin e tij nga trute e vet.
Po me ata qe ka biseduar ne telefon para 21 janarit si do ja bej. U ka premtuar se do u heq denimin e perjetshem,apo me 25 vjet per vrasje. Te gjithe e kuptojne qe ky ka humbur pa fituar akoma.Nuk do thuhet me si fitorja e Pirros, por “fitorja e Edit”
Shume shpejt per ta quajtur Prengen kriminele. Partia socialiste me kete deklarate eshte nxituar.Eshte gjykata qe e shpall ate kriminel prisni te degjojme faktet. Nga ana tjeter duhetkurre kriminelet nuk duhet te kene vend ne politike.
Ketu flas vetem per nxitim, nje njeri eshte i pafajshem aq kohe sa nuk eshte shprehur ende gjykata.
Sa cudi. 17 veta i dalin perpara duke ”bllokuar rrugen” per tu sqaruar me ”thika” dhe ai nuk duhet te perdorte armen me leje per tu vete mbrojtur, por ti linte te benin”formalitetin”
E kane te trasheguar lagunen???? Ne patok nuk te lene te zesh peshk me grep se ”asht laguna jeme”. Te gjithe ardhacake malesore dhe mirditore jane. Nuk ka ekzistuar ndonje vendbanim ne tere ate zone. Te ardhurit e pare jane vendosur pas vitit 1900.
Sa mire e dike o industrialist i te famshit industrial qe fatkeqsisht nuk egziston me!
Malsoret Jane vendali aty te lane me grep Jo me dinamit e trashigume ashte po ato paguajne liqensen e peshkimit bahen 30 peshkataret bashke e quhet koperative kjo ashte historia
Edi Rama, i ke shume borxhe shqiptareve e te ardhmes se femijeve tane me kete kulture krimi qe fute ne parlament! Te te vije turp!!! Bej sa te duash deklarata qe gjoja po i denon. I ben kur te mbeten ne dere e smban me uje pilafi qe ti mbrosh keta deputete me disa emra, te cilet i kane nderruar prej problemeve te drejtesine! Dhe njehere turp per ty, se je dhe djale qytetar! Je ti qe i ke zgjedhur, dhe mos largo pergjegjsine nga vetja! TURP!!!
Per qorra si puna jote, qe bejne sikur nuk shohin e nuk dine: kriminelet kishin mbi 20 vite ne pushtet, qe nga Sali Berisha e keshtu me rradhe.
Edi Rama po i nxjerr ne pension nje e nga nje (e filloi me kryekriminelin Sali Berishovic).
Njerezit largpames dijne te ndertojne strategjite e duhura!
Te lumte o Edi Rama.
Saliu eshte gjithmone nje hap para persa i perket provokimit,dhe deri tani ja ka lene kopilin ne dere pozites.
Ja me cfare deputetesh perfaqesohet PS-ja? Edhe ministrat e kesaj qeverie jane si ky deputet, te gjithe ministrat jane po aq kriminele e horra sa dhe ky.
Kjo eshte rilindja e horrave dhe banditeve te Edi Rames.
Qe kur e moren bythecet e Tiranes drejtimin PS-se, e gjithe e majta vajti per lesh… PS-ja duhet ta perjashronte deputetin pasi te dilte vendimi i gjukates.
taktika e Partise per ta pergaditur lirimin e tij nga burgu..
Edhe nje fact tjeter per tenderin e blerjes armeve nga ministri qe ka marre rryshfet plus cifte te gdhendur me emrin e vet nga Bereta. Po blejn pistoleta te pa testuara e pa prodhuara akoma nga Bereta. Investigoni gazetare. Mega korrupsion.