Miratohet me konsensus heqja e imunitetit për deputetin Armando Prenga

6 Shtator 2015, 21:27Politika TEMA

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë për autorizim nga ligjvënësit shqiptarë për arrestimin e deputetit Armando Prenga.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur nga Prokuroria, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vendosi miratimin me konsensus kërkesën e Prokurorisë.

Raporti i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtohet nesër në seancë plenare, datë 7 shtator 2015.

Deputeti i Partisë Socialiste mbërriti rreth orës 19:30 minuta në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga forcat e policisë. Ai u shpreh para Këshillit të Mandateve se e gjitha kjo është një sajesë nga komisionerë të Partisë Demokratike, të cilët i njeh i gjithë qyteti.

“E gjithë kjo është një vorbull e ngritur ndaj familjes time për ta sulmuar atë. Nëse kam shkelur ligjin do të përballem me të”, ka thënë Prenga, ndërsa kërkoi që kjo ngjarje të shihet me përkushtim, “pasi duan ta promovojnë si çështje politike”, tha deputeti.

Pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Mandateve, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, akuzoi edhe një herë si përgjegjës për këtë ngjarje Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Kuvendit, zotin Meta. Ai tha se një nga një është duke u mbushur lista e atyre që PD-ja ka denoncuar dy vite më parë.

Në kërkesën drejtuar Kuvendit, kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se, nga provat e administruara deri më tani gjatë fazës së hetimit, rezulton se deputeti Prenga dyshohet të ketë konsumuar veprat e mësipërme penale gjatë konfliktit të ndodhur me disa shtetas të tjerë, ngjarje e ndodhur mesnatën mes së premtes dhe së shtunës në qytetin e Laçit. Veprat, të cilat dyshohet t’i ketë kryer deputeti Prenga, janë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe parashikohen si krime në Kodin Penal.

Duke argumentuar dyshimet e arsyeshme për kryerjen e këtyre veprave penale nga ana e deputetit Prenga, Prokuroria e Përgjithshme kërkon, me qëllim që t’i hapet rrugë një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm nga organi i hetimit, dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

6 komente në “Miratohet me konsensus heqja e imunitetit për deputetin Armando Prenga”

  1. Lloji says:

    Krue bythen me alltin tonde ne burg tani, Cowboys from Hell.

    1. adri says:

      Bravo parlamentit. Duhej te ishte me kohe ne burg.
      Kane bere terror atje mbi nje fis te tere.

  2. Populli says:

    A ua mban ti hiqni imunitetin Sales e Lulit?

  3. Populli says:

    Gjeni ca fakira dhe beni teater me popullin

  4. detibering says:

    Eshte e gjitha nje farsë dhe çudi ne nje vende kaq shume te vogel stiset ky dizformim mbi ngjarje.
    Udheheqesit me disekuiliber mendor dhe me sjellje perverse ndaj problemeve themelore qe ka ky vend i kushtojne nje perkushtim nje ngjarjeje banale dhe te tamtamuar jo ne menyre reale.
    Deshtimi ne te gjitha fushat qe ka mbuluar kete lloj qeverisje autoritariste dhe demagoge na sjell farsa te tilla. Turp per ju surrelas dhe lalaz qe perdite po zhgenjeni kte popull te varfer qe tashme nuk gezon as dhe ndihmen e Europes per alokim ekonomik dhe 1 milion turp per opoziten e saj pd-iste, nje opozite impotente e shterë nga idetë racionale dhe per me teper butaforike dhe pa lidership qe çdo eveniment qe ndodh ketu, sipas tyre, ndodh per herë te pare ne planetin tokë. Turp edhe 1000 mije here ju politikane pa skrupuj te te gjitha kraheve (natyrisht me ndonje perjashtim).
    Gaforet ju hëngshin trutë dhe moralin tuaj te fosilizuara.

  5. labi says:

    PO kto kryqa muti te gjithe kriminela ptuuu te dhjefsha rracen e derrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje