Deputeti Armando Prenga e quajti arrestimin e tij një sajesë të nxitur nga kundërshtarët e tij politikë që kanë patur në shfrytëzim lagunën e Patokut.
Ai tha në Këshillin e Mandateve, se nëse ai do të kishte mbetur viktimë e sulmit të familjes Cali, sot do të trajtohej nga kolegët e tij si deputeti i ndjerë Fatmir Xhindi.
“Sot dal si një i akuzuar me pa të drejtë, unë kam shkuar me vonesë te komisariati dhe nuk kam qenë pjesë e konfliktit fare.
Aty ka dëshmitarë, ka policë, ka civila, prokuroria duhet ti kishte marrë.
Sesi ka qenë deputeti me armë apo me duar në xhepa.
Unë kam shkuar dhe kam gjetur vëllain dhe shokun tim të plagosur, nuk kam hyrë në konflikt fizik apo me armë.
Sepse nuk kam pasur nevojë të marr TT, kur kam pasur armën me leje.
As të marr kallash.
Gjitha këto janë një vorbull për mua dhe familjen time.
Besoj që drejtësia do të flasë dhe nxjerrë të vërtetën, do jem i durueshëm, do pres vendimin e drejtësisë.
Ky është thjesht një sajim dhe trillim nga komisionerë të PD që e kishin Lagunën për 10 vjet dhe shkoni dhe pyesni atje çfarë opinioni kanë në publik”, deklaroi deputeti socialist që u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandateve I shoqëruar nga efektivë të repartit Shqiponja.
Ai tha se pot ë kishte qëlluar mbi Calin, do e kishte vrarë.
“Do të ishte një nga viktimat, do të isha si Fatmir Xhindi ku ju do të më bënit hero kombëtar, por sot jam i arrestuar.
Kam shku dhe kam gjet vëllanë tim dhe shokun e vëllait të plagos.
Nuk kam hy në konflikt.
Pse duhet të përdorja armë pa leje kur kisha armë me leje.
Pse duhet të merrja kallash.
Unë nuk kam mbajt armë asnjëherë.
Do jem i durueshëm, do pres vendimin e drejtësisë, por po ju them që ky është një sajim dhe trillim nga komisionerët e PD-së që e kishin Lagunën prej 10 vitesh.
Shkoni pyesni ca opinioni kanë.
A kanë rraf Armando Prengën apo kanë rraf edhe të tjerë.
Calët kanë qenë shpesh herë në akuzë. Vëllai im i ka denoncuar 3-4 herë.
Po të isha për të qëlluar mbi Calat, e kisha vra”, u shpreh deputeti më tej.
Ti je nje pleh qe mund ti besh te gjitha. Je prodhim i kesaj putane-politike qe pasuroi veten duke shkretuar vendin. Fatmir Xhindit nuk i qasesh as deri tek koqet o pis kriminel. Derisa kishe mandat deputeti, s’kishe pune me bizneset e vellezerve, por qelbesira si ti s’mund te rrine pa e nxjerre koken. Ndaj drejtesia duhet te tregohet e pameshirsheme.
lereni drejtesine te kryeje punen e saj ,pak me te durushem i gjejme fajtoret menjehere u bejme dhe gjyqin kjo nuk eshte e drejte e njerezore ,por pse ndodhin keto ngjarje ne mund ti analizojme ,e para te gjithe pa perjashtim kemi mangesite tona nuk ka njeri te persosur gabojme ,bejme edhe faje prandaj kur flasim e gjykojme tjetrin le ta veme veten ne ate pozicion ku ai ndodhet ,e dyta perderisa ne shqiperi akoma ceshtja e prones eshte e pa zgjidhur e duhet thene se eshte shume shume komplekse dhe per kete do shume kohe ,vendosmeri politike ,juridike ,administrative ,qartesi ligjore e mbi te gjitha ligjzbatues te ndershem ,patriot ,te drejte e per fatin tone te keq ne shqiperi jane te paket gjithmone flas per njerezit me pushtet ,eshte krijuar nje mentalitet keto 25 vjet shume i keq per fitimin ,rruget e pasurimit jo me pune te ndershme por me allishverishe ,shfrytezim te pushtetit ,duke mos patur drejtesi te mire njerezit gjejne rruge te gabuara per ti zgjidhur konfliktet ,informocioni ne pergjithesi ,edukimi ne shkolla ,shoqeria civile jane ne nivel shume te ulet pa folur per politiken e shtetin ne pergjithesi te cilet jane poshte zeros sidomos ne zbatimin e ligjeve per te gjithe ne menyre te barabarte,e fundit per rastin e konfliktit vjen edhe se ne veri ekziston nje mentalitet per ti zgjidhur gjerat me force ,e cila eshte shprehja e mungeses se tolerances, e mungeses se kultures se bashkjeteses civile, e mungeses te kuptimit te drejtesise e te ligjit pra forca e dhuna jane shprehje e mungeses se arsyes, llogjikes,shikoni te gjithe te gjakosurit humben cfituan urrejtjen mes tyre ,familjeve ,fiseve ata hapen nje plage te madhe per kete drejtesia duhet te jete mjeti me i mire per mos tu thelluar cmenduria
Mbase thote te verteten.
Deputetet e kane te drejten e armes, dhe fare thjesht mund ta perdorin per te mbrojtur jeten e tyre apo te familjareve te tyre ne rrethana te veshtira.
Nuk e kuptoj se perse e kane arestuar, edhe sikur ta kete perdorur armen, ne rast se eshte sulmuar?.
Ta leme prokurorine te punoje e te jape fakte per kete, ose ta lene te lire.
Duhet te vihemi ne pozicionin e tij, qe te reflektojme ndryshe?.
perderisa nuk ka te vrare dhe ky problem ka ndodhur para policise, atehere duhet te merren te gjithe ne pyetje.
Z. Tironci,
Po si ka mundesi, qe ne ato momente ka gjetur te plagosur te vellain dhe shokun e tij dhe me pas dalin 5 te plagosur nga familja Cali. Tani me gjej mua logjiken e kesaj, qe mbase ka te drejte, mbase, mbase. Te del shefi i komisariatit dhe te thote qe Armando Prenga eshte kapur ne kushtet e flagrances. Pse duhet te mbante Z. Prenga TT pa numra serie dhe te paregjiestruar? Sepse ishte vetem me nje qellim, te vriste dhe te zhdukte gjurmet me nje arme te paregjistruar. Nese do te kishte nje fije te vertete nuk do te distancohej grupi parlamentar, por do te hidheshin ne sulm kunder te djathtes. Pasi familja Cali njihet si militante te djathte, kjo i duhej te majtes qe te kapej forte me te djathten, nje alibi e forte. Militantet e djathte sulmojne deputetin e majte. Te shikonim se cfare behej me pas, po grupi mori informacionin dhe doli e largoj nga grupi parlamentar dhe partia Socialiste. Behu me objektiv dhe realist, si do te dali nje njeri te thoje qe une plagosa 5 njerez dhe jam i pafajshem? Normale qe do ta mohoj, pasi jane 5 jete njerezish dhe nje politikan ne vendngjarje.