Ish-ministrat e Partisë Demokratike, Genc Ruli dhe Genc Pollo, nuk i kanë kursyer batutat lidhur me riorganizimin e PD-së pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Nënkryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Genc Ruli, ka mbështetur qëndrimin e mbajtur nga Basha se më e rëndësishme se analiza e brendshme në PD është oponenca e fortë që duhet t’i bëjmë qeverisë.
Ruli u ka kujtuar kolegëve të tij të mos bëhen trockistë, duke u marrë me veten në një kohë që maxhoranca çdo ditë po prodhon skandale, raporton “Panorama”.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të Komisionit të Arsimit në Kuvend, Genc Pollo, i cili i ka kujtuar kolegut të tij demokrat shprehjen e Leninit se “gjithçka nis nga partia”.