Pas lënies së mandatit nga deputeti socialist Arben Ndoka ka reaguar edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Ai thotë se dorëheqja e Ndokës ëhstë rezultat i nismës dyvjeçare të partisë së tij për dekriminalizimin.
Basha tha se pavarësisht se Rama po tenton ta pengojë procesion e dekriminalizimit ai po jep frytet e parë.
Sipas Bashës dekriminalizimi është një simbol i kauzës së PD dhe gjithë qytetarëve.
Ja deklarata e plotë e Bashës:
Megjithëse edhe sot Edi Rama nuk e futi në kalendarin e Kuvendit ligjin për dekriminalizimin, kjo kauzë jetike për vendin nuk ndalet dhe po i jep frytet e veta ende pa ardhur në fuqi.
Dorëzimi i mandatit nga i zgjedhuri i Edi Ramës në Lezhë, Arben Ndoka, është rezultat i drejtpërdrejtë i nismës tonë 2 vjecare të dekriminalizimit.
Autori i inkriminimit të parlamentit, të qeverisjes lokale, të posteve kyçe në zyrat publike, provoi edhe sot se në këtë përpjekje të madhe, ai është penguesi dhe kundërshtuesi i saj dhe si i tillë do të mbahet mend.
Ai e bllokoi disa herë ligjin, e vonoi edhe pse u angazhua Parlamenti Europian me marrëveshjen e 24 dhjetorit, por ai nuk e ndali dot frymën.
Fryma e dekriminalizimit u rrit, u zmadhua, u bë simboli i kauzës së Partsë Demokratike dhe i qytetarëve pa dallim.
Shqipëria u përket njerëzve të ndershëm e punëtorë, dhe s’mund të pranojë të sundohet nga përfaqësuesit e krimit. Krimi në pushtet sjell vetëm varfëri e mjerim.
Krimi në pushtet i bëri rezistencë me gjithë forcën nismës tonë të dekriminalizimit, por nuk e ndali dot atë. Pavarësisht pushtetit që kanë në duar, Rama dhe kriminelët e tij janë sot xhuxhmaxhuxhë politikë para frymës vigane të dekriminalizmit.
Nuk ka për tu ndalur kjo frymë! Dekriminalizimi do të bëhet për ta çliruar vendin nga trafikantët, rrëmbyesit, vrasësit. Me në krah partnerët tanë të çmuar ndërkombëtarë, bashkë me qytetarët ne do ta cojmë atë deri në fund.
PRAP SE PRAP TI NGELESH NJE VRASES HAJDUT TREGTAR ORGANESH DHE GENJESHTAR ME I MADH
opozite me te ngordhur se sot ne parlament nuk me kane zene syte
po me mbushet mendja se kryetari i aleances kuq ezi kreshnik spahiu ka shume te drejte
grisni mandatet e deputetit sot permdryshe mos fajesoni kerrkend
Pirdh , pirdh Lulashe…do ma hash edhe ti…qesh mire kush qesh i fundit o Njeriu qe qesh kot…
po ti more vrases je akoma ne politike
,po ti more tradhetar qe shite detin vazhdo te politikosh akoma ,haram,
Eshte nje nisme e mire por nga persona me aktivitet kriminal ndonse te padenuar per shkaqe procedurale………..!!!!!
Mba radhen Basha se nese nuk te denon “Drejtesia Shqiptare”, ne populli te kemi denuar perjete duke mos te votuar ty dhe grupin e hajduteve qe kryeson ti sot.
PD eshte kthyer ne nje bande pa ideale me nje te shkuar te kriminale dhe te pa te ardhme.
Qellimi i dekriminalizimit ky eshte. Te pqstroje PS-ne. Sepse PD-ja nuk behet me. Ajo eshte e gjitha nje cete kriminelesh.
Ky mburret se gruaja kenaqet me veglat e tjetrit… Pika qe s’te bie ! Ti je hajdut e kriminel per vete. ke surrat ti e del e flet per dekriminalizim.po i pari je ti me Saliun qe duhet te qroheni nga paarlamenti e nga politika.
Budallai nuk ka brire.Ja keto qe thote Lulezim Basha jane briret e nje budallai.Mburret se kushedi çberi.Perjashtimi i deputetit,ishte skenar i pd-ke.Ata nuk jane ne parlament per te miren e shqiperise,por per te keqen e saj.Atyre nuk u shkon ne mendje qe te mendojne si te behet me mire,por mendojne si te shpifin e te nxijne çdo gje per qeverine.
Me mire qe eshte kryetar i opozites sepse kjo opozite nuk merr voten e popullit sepse, Basha si ish minister ka bere krim me 21 janar 2011. Basha ka vrare 4 shqiptar me 21 janar dhe nuk i takon Bashes te flase per dekriminalizimin. Shqiptaret kane nje opozite kriminale dhe te turpeshme, une do te doja qe te jem me opoziten, por kurr me kete opozite qe ka vjedhur popullin per 8 vite, ka vrare shqiptaret per te qendruar ne pushtet.