Largimi i Ndokës, reagon Ndocaj: Më takon mua të jem deputet, pas 100 vitesh vij e përfaqësoj emigrantët

7 Shtator 2015, 17:19Politika TEMA

Kandidati që mund të zvendësojë Arben Ndokën në parlament, Eduart Ndocaj ka reaguar në Facebook duke thënë se i takon atij të jetë deputet i Lezhës.

Madje ai thotë se lezhianët meritojnë përfaqësim dhe shprehet se pas 100 vitesh ai do të jetë deputeti që përfaqëson zërin e emigrantëve

“Komunikimi im me qytetare do te jete i vazhdueshem sic ka qene deri tani. Prandaj, pashe te arsyeshme te sqarohem me ju.

Respektoj vendimin e Arben Ndokes qe heq dore nga imuniteti. Ai eshte nje vendim personal tij ku ka dhene edhe arsyet.

Sipas radhes e sipas Kodit Zgjedhor me takon mua te jem deputeti i ri e perfaqesuesi e Lezhjaneve deri ne fund te kesaj legjislatures.

Pres ne ditet ne vazhdim te me bej kerkese Komisioni i imuniteteve per te bere betimin. Nuk ka me kohe per te humbur. Lezhjanet meritojne te jene te perfaqesuar ne Parlament.

Jam i pari deputet qe pas 100 vitesh vij e perfaqesoj zerin e emigranteve. Kam ikur 14 vjec nga Shqiperi drejt Europes e sot pas shume vitesh rikthehem per tu ulur ne Parlament. Do te jem nje zeri i fuqishem per ta. Do te loboj per voten e emigranteve.

Respektimi i ligjit dhe i rregullores se Parlamentit do te jene nje prioritet per mua.

Une, do te jem zeri i njerezve te thjeshte. Zeri i qytetareve te ndershem. Zeri i personave nen nevoje.

Per me shume do te prononcohem ne seacen e pare te prezantimit tim qe do te mbaj edhe fjalen time te pare ne foltoren e Parlamentit. Falenderoj votuesit e mi, miq e mi qe kane besuar tek une e me kane qendruar prane’, shkruan Ndocaj në Facebook.

8 komente në “Largimi i Ndokës, reagon Ndocaj: Më takon mua të jem deputet, pas 100 vitesh vij e përfaqësoj emigrantët”

    1. ed says:

      KRENARISTE

      A E DINI SE KY NJERI ESHTE SIPAS EDI RAMES NJERIU I 7_te ME I NDERSHEM ME I ZOTI I QARKUT LEZHE??????

      APO PO SULMONI EDI RAMEN PER KRIMINELET DHE FUNDERINAT E KOMBIT QE KA MBLEDHUR RRETH VETES??????????

  1. ??? says:

    Fluturon, fluturon… Barkderri

  2. ananananananannannanana says:

    Ta mbajme me shnet! Dhe kocoja qe filloi fushaten e spastrimeve ne jug.

  3. polici says:

    ti o ndrecaj mund te perfaqesosh vetem kete timin o kokrra e katnarit, pu pu pu pu cfare fytyre,

  4. Tani.deutschland says:

    Po te vune ne liste per deputet dmth po te emeroi partia, dhe meqe do te jesh i emigranteve ne patlament, te lutem shume pasi edhe une jam emigrant, pö deshe ma bej nje nderr dhe mos me perfaqeso le lutem, se kam frike se do na besh pis.

  5. ILIRET says:

    Po tani qe parlamenti eshte bere rraca e njerezve te poshter te ketij vendi, e meriton edhe ti te hysh ne ate stalle.

  6. Duka_Gjin says:

    T`tokon! T`tokon, o Nastradin i Manatise!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje