Partia Demokratike ka kërkuar sërish dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në një reagim pas deklaratave të Tahirit në dalje nga takimi me Kryeprokurorin Adriatik Llla, PD thotë se ai nuk mund të hetohet për akuzat ndaj tij për sa kohë si Ministër i Brendshëm e ndan pushtetin me bandat e drogës.
“Nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri për akuzat tronditëse ndaj tij, përsa kohë si Ministër i Brendshëm e ndan pushtetin me bandat e drogës. Nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri, përsa kohë si Ministër i Brendshëm është në ortakëri me Habilajt e Shullazët. Nuk mund dhe nuk do të hetohet dot Saimir Tahiri, përsa kohë si Ministër e Brendshëm thërret në zyrë Prokurorin e Përgjithshëm dhe autoritete të tjera të hetimit. Vetëm largimi i tij nga detyra dhe asistenca e ekspertëve të kualifikuar euroatlantikë, sigurojnë kushtet për një hetim të plotë dhe objektiv”
Akuzat janë më të rëndat për një ministër të brendshëm dhe provat e faktet e lidhjes së tij me bandat e trafikut të drogës janë bërë publike.”
Mjetet e tij private, makina dhe skafi janë përdorur nga bandat e trafikut të drogës, dhe këta trafikantë kanë imunitet, policia nuk i ndalon, ata lëvizin lirshëm dhe ushtrojnë lirshëm aktivitetin kriminal. Prova dhe fakte për këto akuza tronditëse, e sërish Tahiri nuk mban përgjegjësi, madje dhe mashtron, si sot në parlament kur tha për avionin tjetër me drogë të nisur nga Shqipëria që u kap në vendin fqinj, se mjeti po lëvizte brenda për brenda Italisë. Por policia italiane e përgënjeshtroi duke konfirmuar se avioni ishte ngarkuar dhe ishte nisur nga Shqipëria”, thuhet në reagim.
I diskredituar publikisht, nën akuzë për drejtimin e trafikut të drogës, ai ka guximin të shkojë në Prokurori, për të kërkuar certifikatë virgjërie. Nuk ka gomone shpëtimi për këtë ministër të zhytur në trafikun e drogës. Duhet të largohet nga detyra menjëherë, e të bëhet subjekt i drejtësisë”, thekson PD.
Ju vrare kater veta dhe nuk dhate doreheqje, po i kerkoni Tahirit, se po cmonton banden tuaj. Ju po tregoni se jeni te pandreqshem dhe po nuk u qerua Berisha me bishtat e tij nuk ka Shqiperi normale si vendet e tjera europiane.
argita jepi ilacet babit!
e mori lumi malokun… dhe kujton se duke kerkuar doreheqjen e te tjereve do shmange fundin katastrofik qe po i afrohet cdo dite e me shume.
sali vrau gjumn, gjumin e pafajshem; shikon pellgje gjaku ne enderr te atyre qe ka vrare qe kur morri pushtetin, bashkpuntore te therur mbrapa shpine, te pafajshmit e gerdecit, te pafajshmit e 21 janarit me duar ne xhepa…uh lista eshte e gjate…
Vetem pas 25 vjetesh ,doli nji minister i brendshem ,i sakte !
DjaL I RI ,I PAPERLYER PERVEC I BALTOSUR NGA MAKINERIA E BALTES SE BANDITE TE ASHTUQUAJTUR mender PD !
Keta muterit qe e filluan luften me cdo njeri qe i shkeli ne kallo ,kujtojne se percka pjerdhin nga goja …..do tu besoj njeri…..yssshtttttttttttttttt
Partia me emer demokratike ka dy probleme thelbesore pengese per ardhjen ne pushtet.Ajo do te rrezoj Ilir Meten dhe Saimir Tahirin.Po rrezoi keta dy rruga per ardhjen ne pushtet e Berishes eshte e hapur dhe me se e sigurte.Perpara se maxhoranca eshte e zgerlaqur.Prtia e ashtuquajtur demokratike eshte perti bandash,eshte partiberish,Bash,Strazimir,Halimke, Paloqe etj
“Provat” jane bere publike ne RD.
kulmet e absurditeteve te pa para ne historin e shqiperise, po ndodhin
sot..Mentaliteti shekullor tipik I bajraktarizmit,po kerkon me force
perseri te ndertoi ura te reja me boten e krimit te organizuar..Shkurtimisht bajraktaret e opozites aktuale kurre ne jete nuk jane sunduar nga arsyeja,por nga instiktet e egersise primitive;;por ne momente te caktuara tek shpirti kriminal i lidereve te PD-es ato cfaqen me tere egersine dhe agresivitetin e Kanibalizmit..