DEBATI/ Të gjitha replikat e sherrit mes deputetëve në Kuvend

8 Shtator 2015, 09:09Politika TEMA

Seanca e djeshme parlamentare, e cila ishte edhe e para për këtë sesion, është shoqëruar me tension.

Deputetët e opozitës kanë qenë shumë agresivë, sidomos kur fjalën e mori ministri Saimir Tahiri.

Më poshtë janë replikat e plota të sherrit mes deputetëve.

REPLIKAT

Meta: Deputeti Prenga nuk është i pranishëm në sallë edhe pse është njoftuar…

Berisha: Deputeti është i pranishëm, ai është ulur në karrigen kryesore dhe quhet Edvin Rama. Çfarë ndryshimi ka ai nga ai tjetri që zhyti vendin në kanabis duke bërë propagandë ta legalizojmë, sivëllai i tij Kokëdhima, çfarë ka më pak Paulin Sterkaj që godet kreun e degës së PDsë në krye të detyrës, çfarë ka më pak këta?

Meta: Kemi problem procedural me kohën, duhet të vijojmë… Berisha: Çfarë ka më pak ai që hedh ballonat me Mrikën drejt Italisë dhe e kanë bërë Shqipërinë Kolumbi? Këtu është bërë strofull e krimit, ka kërkesë për ju nga opozita për të dhënë dorëheqjen për shkak të një akuze që ka dalë nga firma e kontraktuar nga qeveria, nuk kalohet ajo me mashtrime e dokumente, por do zbardhje të të vërtetës.

Meta: Kemi kohë për ta sqaruar këtë dhe çështje të tjera, por tani kemi një afat kohor.

Berisha: Çdo shqiptar ka të drejtë morale që në çdo fjalë që të thuhet për Prengën që e përdorte në mënyrë kriminale Rama si kamxhik kundër deputetëve, të përfytyrojë vetëm Ramën, kreun e meduzës së krimit, të bandave në kuvend e administratë.

Meta: Ju lutem vazhdojmë procedurat, deputeti nuk është prezent edhe pse është njoftuar.

Sterkaj kërkon fjalën

Sterkaj: Ky është një manipuluesi më i madh opinionit publik në Shqipëri dhe fajtorë jeni ju që nuk e keni vënë përballë përgjegjësisë për koncesionet që i ka vjedhur popullit shqiptar, për naftën, bakrin, kromin dhe me paturpësinë më të madhe ai akuzon se ke goditur me pistoletë. Ky njeri i ka fëmijët e tij të inkriminuar deri në fyt dhe unë ia di të tëra, me vepra, prona e grabitje që i kanë marrë. Duhet të dalë para drejtësisë ky dhe familja e vet.

Tahiri: Sot është koha të bëjmë dallimin e thellë kush ishin dje dhe kush është sot.

Paloka e ndërpret duke folur nga vendi

Tahiri: Kur keni durim të dëgjoni atë që keni medemek dhe e mbani si kryetar partie, kini durim të dëgjoni dhe atë që flet në parlament. E rëndësishme është se qeveria nuk i shmanget kurrë përgjegjësisë për Replikat dhe debatet në seancën e djeshme plenare t’i dhënë përgjigje çdo shpifjeje, kjo është histori e njohur për qytetarët shqiptarë dhe për votuesit dhe këtë punë ju e keni bërë në të kaluarën dhe nuk mendoni se meqë e bënit dhe ju kujtoni se e bëjmë dhe ne.

Noka: Sot i dhatë fjalën një trafikanti që është ulur si ministër. Ky e ka kthyer Shqipërinë në Kolumbi.

Paloka ndërhyn sërish nga vendi

Meta: Dekriminalizim do të thotë të kemi dhe etikë. Doni pushim, merrni pushim, 10 minuat pushim, qetësohuni dhe kthehemi në kuvend.

Rinis seanca

Tahiri: Barazia përpara ligjit është kusht themelor për të qeverisur këtë vend.

Ndërhyn Flamur Noka dhe Edi Paloka, deputetet e PD ngrihen në këmbë ndërsa garda vendoset para ministrit Tahiri

Tahiri: Zaganit i dhatë tokë në Orikum, e bletë dëshminë kundër meje. Noka: Ti je trafikant, Rama shkarkoje!

Kokëdhima: Sali, mblidhi dhe qetësoji të tutë. Ju jeni i fundit politikan i këtij vendi që bëri aq shumë shkatërrim dhe tradhti ndaj popullit të vet dhe do të mbetesh i tillë. Ti e qeverise këtë vend me një bandë. Ç’të të kujtojmë?! Të kujtojmë shkatërrimin e institucioneve të shtetit, të të kujtojmë grabitjen e shtetit, të të kujtojmë grabitjen e tokave. E more Shqipërinë nga diktatura me 100% të pronësisë së shtetit mbi tokën dhe tani ke bërë dy Shqipëri e gjysmë borxh vetëm toka për kompensim. Të të kujtojmë grabitjen e zgjedhjeve dhe të shkatërrimit të institucionit të votës dhe të zgjedhjeve, të të kujtojmë informalitetin që mbolle në këtë vend, zhvillimin kaotik të territorit, të kujtojmë vrasjet e Gërdecit, “21 janarin”, të zhdukurit dhe të rrëmbyerit e tu, vrasjet e tua? Të të kujtojmë koncesionet poshtëruese, çnderuese dhe shkatërruese të ekonomisë së Shqipërisë, shitjen e detit që e bëre me aq qejf, e sa, e sa, e sa të tjera. Ti ke vetëm një të drejtë Sali. Në gjithë sjelljen tënde si shpifës, mashtrues, nuk duhet të ishe aty ku je, por duhet të ishe përpara drejtësisë që i bëre këtij populli që e qeverise. Nuk them se e majta jonë është e përsosur dhe nuk bën gabime. Edhe në këto dy vite të qeverisjes e majta e bashkuar nuk ka bërë asnjë vepër të rëndë kundër atdheut dhe popullit të saj si ti.

1 komente në “DEBATI/ Të gjitha replikat e sherrit mes deputetëve në Kuvend”

  1. “Kot thone “per Lilen se ka mare ryshfet nga oshe. Une “nuk e bsoj te kete “mare”Lila leke ne dore . “Nuk eshte mare ” ndonjihere me keto gjera dhe “nuk kadale” ndonjihere ndonji fjale e keqe per Lilen per pervetesim pa te drejte . Ai gjithmone ka mare vetem pjesen . Prandaj lereni djalin “te punoje ” per te miren e ketij vendi . Nuk e shikoni ju si “eshte permirsuar ” dukshem fukaralleku i ketij populli ku Lila eshte ne krye te piramides se shtetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje