Luftë në SHQUP, Berisha-Topalli kërkojnë mbledhje tjetër Kryesie pas shmangies së analizës së humbjes nga Basha

8 Shtator 2015, 09:40Politika TEMA

Nisja e sesionit parlamentar ka nxjerrë edhe një herë në pah divergjencat mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të përvijuara që pas disfatës në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, ku partia e drejtuar nga Basha humbi 45 bashki nga 61 të tilla, 98 përqind e këshillave bashkiakë, ndërsa thelloi diferencën më 500 mijë vota në disavantazh me koalicionin e PS-LSI.

Fillimisht, Lulzim Basha tentoi t’ua faturonte humbjen 53 kryetarëve të degëve, të cilëve u kërkoi edhe dorëheqjen.

Pas refuzimit të tyre, Basha tentoi të shmangë analizën e humbjes me argumentin e gjendjes së rëndë ekonomike, emergjencës së dekriminalizimit dhe skandaleve të pushtetit.

Por, Sali Berisha kërkoi publikisht një analizë të thellë të humbjes si dhe identifikimin e shkaqeve të disfatës.

Mesazhi i Berishës u pasua me daljen në skenë të Eduard Selamit dhe Jozefina Topallit.

Por, çfarë po ndodh në SHQUP?

Lulzim Basha mblodhi Kryesinë e madhe të partisë, ku shmangu çdo diskutim për humbjen e zgjedhjeve.

Basha mblodhi Kryesinë dhe jo grupin parlamentar pasi Berisha, Topalli dhe e gjithë garda e vjetër nuk janë pjesë e saj.

Shmangia e analizës së humbjes u mbështet edhe nga disa ish-ministra, të cilët janë akuzuar nga krerët e degëve të PD si përgjegjës për humbjen.

Ndërkaq, sipas burimeve, sipas gazetws Sot, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, së bashku me disa mbështetës të tyre në Kryesi, kanë kërkuar një mbledhje tjetër të Kryesisë dhe të forumeve të tjera të PD vetëm për analizën e zgjedhjeve.

Ndërsa Lulzim Basha e shtynë në pafundësi analizën e thellë të humbjes, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli këmbëngulin që kjo të bëhet sa më herët dhe në mënyrë sa më të detajuar.

Në dy mbledhjet e fundit të Kryesisë, Lulzim Basha iu shmang analizës së zgjedhjeve.

Në deklaratën e tij pas mbledhjes së Kryesisë ditën e shtunë të javës që kaloi, Lulzim Basha iu shmang temës së analizës, duke u fokusuar në çështje të tjera të aktualitetit politik.

Por me këtë nuk bien dakord Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, që kohët e fundit janë rikthyer me reagimet e tyre të shpeshta dhe të ashpra ndaj qeverisë.

Burime nga Partia Demokratike kanë bërë me dije se Berisha dhe Topalli kanë kërkuar mbledhjen e Kryesisë sa më shpejtë.

Është mësuar se Basha ka rënë dakord për një mbledhje të Kryesisë ditën e shtunë.

8 komente në “Luftë në SHQUP, Berisha-Topalli kërkojnë mbledhje tjetër Kryesie pas shmangies së analizës së humbjes nga Basha”

    1. Pilo Lala says:

      Ju lutem mbajeni sic eshte SHQUP.
      Jo vetem te mos nderrohet asnjeri, por edhe bojen e nderteses mos e ndryshoni.
      Kjo opozite po e con vendin ne normalitet, me paaftesine e saj.
      Ne na duhen tutkuna si Basha.
      Ju lutem mbajeni edhe 2 vjet….

  1. salem says:

    Dy kryepisat e Shqiprerise : Berisha ; Topalli.
    Keta e shkaterruan vendin ,tani dalin si shpetimtar “ta rregullojne”,ashtu si beri ne ’97 qe nuk ja thyen qafen,e lane ashtu dhe …ja tani,merru me keta plehra akoma.
    Eeeeh Ramiz Alia ,shpirti ne xhenem per pasuesin qe le te “rregullonte ” vendin.

  2. Spartaku says:

    Eshte me se e qarte.Sali Berisha,do me çdo kushte qe te heq Lulezim Bashen nga kryetare pd-ke,te cilin e vuri ai vete,dhe behet Saliu perseri kryetare p pd-ke.Kete version e kerkojne xhaketate e vjetera me ne krye Jozefina Topallken.Por do jete fat i madhe,per sali Berishen i cili ndodhe nen presion per tu denuar me burg,dhe po u zgjodhe kryetar,i shpeton burgut.Por do jete fate per te majtet,se Sali berisha ka urrejtje ne popull,atij nuk mund ti jepet vota per te ardhur ne pushtet,keshtu qe pd-ke jo vetem do humbas,po do shkerrmoqet.Populli nuk mund ti harroi te zezat qe i ka bere Sali Berisha ketij populli,i cili tallej me te.Kur kerkohej te rinumeroheshin kutite e votimit ai hidhej sa ne nje dege,ne degen tjeter,duke lozur me nervat e njerzeve.Prandaj mazhoranca thote,ishalla zgjidhet Sali Berisha ne krye te pd-ke.Opinioni per ate njeri kriminel,eshte urrejtja.

  3. albi says:

    E vetmja zgjidhje qe PD te ringjallet dhe te eci e sigurte drejt fitores eshte analiza e thelle jo vetem e dy humbjeve me te turpshme historike te saj, por analiza me transparence te plote dhe te ndershme e te gjithe veprimtarise se PD qe nga 22 Marsi 1992. Nxjerrja dhe pranimi i gabimeve nder vite, largimi i Bashes, Berishes, Topallit dhe i te gjithe kastes se vjeter te konsumuar dhe te perfolur nga kryesia e PD-se. Emerimi i z. Eduart Selami si kryetari i ri i PD dhe ngarkimi i tij me detyren e riorganizimit te partise mbi baza dhe kritere te forta meritokracie, profesionalizmi, ndershmerie dhe integriteti shoqeror ne cdo njesi administrative. Perndryshe PD-ja do te humbase besimin ne popull dhe do te shkoje e sigurt drejt shperberjes dhe perjetesise se qendrimit ne opoziten me kot te demokracise shqiptare.

  4. Gufi says:

    Mafiose r veshur me te zeza

  5. petro says:

    Ha ha ha… akoma keta besojne ne PD.Po e mbaroi misonin o miq.E ktheu sistemin dhe krijoi klasen kapitaliste nga komunistet.Doni me? Populli te marre arratine.Nje PD qe nuk mbeshtetet nga e djathta e vertete, qe flirton( ben dashuricka me te majten) as do te kete me sukses.Mungesa e analizes se humbjeve, largimi( s eshte prerje kokash) nga postet drejtuese te gjeneraleve te perjetshem, shkaktare te humbjeve, injektimi i zgjedhjeve brenda partise si demokratike nga poshte deri siper, jane garanci per nje ftore te ardheshme mbi nje kualicion vertet qelbesirash qe po e rrukullis me shpejtesi vendin drejt humneres.

  6. Tekniku says:

    Uuuaaahhhhh !!!

    Do na kthehet modeli Barisha-Topalli ne PD-e se ne Shqiperi nuk ka shance me tani e ne te ardhmen.

    Eshte modeli i informalitetit, i vjedhjes pa deklaruar, i vjedhjes pronave me dokumente te fallsifikuara, i shkaterrimit te Shqiperise ne cdo skaj e me themel, i mashtrimeve; se po na vjen komunizmi, i krijimit te shtresave te pronareve me dokumente fallco pronesie dhe i krijimit te shterese se intelektualeve te PD-se e pastaj te vendit me diploma fallco etj. gomarlliqe te tyre e Co qe i pason , por qe shiten si shkence “demokratike” dhe qe barazon Shqiperine me Gjermanine per nga zhvillimimi qe ata pretendojne se perfaqesojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje