Balla: Dekriminalizimi do të pengojë angazhimin e personave me precedentë në poste të larta

8 Shtator 2015, 10:56Politika TEMA

Partia Socialiste ka mbledhur strukturat në e qarkun e Elbasanit. I pranishëm në mbledhje ka qenë kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruci dhe koordinatori i Elbasanit dhe Korçës, deputeti Taulant Balla. Mbledhja e strukturave të PS-së është zhvilluar me dyer te mbyllura.

Mësohet se gjatë këtij takimi deputeti Balla ka deklaruar gjatë kësaj mbledhjeje se së shpejti Shqipëria do të ketë një ligj që do të pengojë angazhimin në poste drejtuese të personave me rekorde kriminale.

“Takimi me strukturat e PS-së ka të bëjë me komunikimin tonë me qytetarin. Ne jemi pranë njerëzve jo vetëm për fushata zgjedhore. PS është në një proces ristrukturimi dhe ftoj çdo të ri të bëhet pjesë e partisë më të madhe në vend. Në lidhje me procesin e dekriminalizimit Balla tha se së shpejti Shqipëria do të ketë një ligj që do të pengojë angazhimin në poste të larta drejtuese të personave me rekorde kriminale.

1 komente në “Balla: Dekriminalizimi do të pengojë angazhimin e personave me precedentë në poste të larta”

  1. veterani says:

    jo ne poste te larta drejtuse z.Balla po ne cdo zyre shteti sado e vogel qoft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje