Rama takon 61 kryebashkiakët: Qeverisje vendore të denjë për një vend europian

8 Shtator 2015, 11:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me të gjithë 61 kryebashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Në takim kanë qenë edhe përfaqësues të UNDP-së, e cila kontribuon për procesin e auditimit në njësitë administrative duke ofruar asstencë teknike në konsolidimin e 61 bashkive. Dhe pikërisht Kryeministri Rama ka firmosur me drejtoreshën e UNDP një marrëveshje për asistencë teknike në vlerësimin e gjendjes së njësive administrative.

Gjatë këtij takimi, Rama tha se ndarja e re territoriale nuk është një shumatore e bashkimeve mekanike të njësive gjeografike, por një proces shtetndërtues.

Kryeministri tha se UNDP do të japë një ndihmë për mënyrën se si duhet të mbahen librat e llogarive për të ndërtuar politika zhvillimi.

Mirënjohjen më të thellë për UNDP që u investua në një projekt strategjik për qeverinë shqiptare dhe na lehtësoi një punë të domosdoshme. Mirënjohës që na vë në dispozicion një nga kompanitë më të mëdha të auditimit. Për ti vënë në dispozicion qytetarëve jo vetëm një dokumentacion shterues për gjendjen aktuale, por edhe një dije të re për të ardhmen se si duhet të mbahen librat e llogarive për të ndërtuar politika zhvillimi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha  se me reformën e re territoriale synohet t’u jepet qytetarëve një qeverisje vendore të denjë për një vend europian.

Ne synojmë që reforma territoriale si një proces shtetndërtues për të transformuar njësitë e trashëguara administrative në njësi zhvillimi ekonomik, nuk ka qënë një fjalë goje dhe as një lumë fjalësh në fushatën e shkuar zgjedhore, por një vizion që kemi vendosur ta vëmë në jetë së bashku me të gjithë ju, pa dallime partiake, por me një sens misioni tonë të përbashkët që t’u japim qytetarëve shqiptarë një qeverisje të nivelit të dytë, të denjë për një vend europian”, u shpreh sot kryeministri Rama

 

2 komente në “Rama takon 61 kryebashkiakët: Qeverisje vendore të denjë për një vend europian”

  1. petro says:

    As bla bla bla s di kryeministri yne.Nuk behet administrata me kuadro te Kristalit, te Vitrines, Te Ufos apo me katranjose qe kane marre nje diplome me breke neper kembe ne shtet.Ai dhe i gjithe oborri i tij, po dhe oborri i atij qe qe perpara, kane fobi nga kuadro te studiuar ne Perendim.Kjo do t i kushtoje shtrenjte vendit, po s kemi c bejme.Derisa kemi qeveri talebanesh( shto fisnore dhe shoqerore) qe njelloj si ata qe prishin monumentet e kultures se vendeve te tyre mijeravjecare, prishin , nenvleresojne e luftojne , monumentet e gjalla te kultures dhe te arsimit perendimor, premis ky per deshtim qe ne nisje. Ndaj dhe nje here c fare thote nuk eshte vec nje bla bla bla.

  2. xhemal says:

    te marresh kompani te huaj ta paguash me parate e taksapaguesve shqipetare nuk eshte nje gje e lavderueshme por e turpeshme ,nuk eshte gjithe ajo administrate apo paguhet sa per te votuar partite qe vine ne pushtet ,e cfare pretendohet pastaj per reforme te re leket qe perpara i merrnin dembelat e militantet tani i marin corporatat e huaja, njerez hapni syte e ndriconi mendjen mbrojeni veten tuaj nga zhvatja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje