PD kërkon sërish dorëheqjen e Metës: Prokuroria të nisë hetimet

8 Shtator 2015, 13:48Politika TEMA

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kreut të Kuvendit, për çështjen e CEZ. Në një deklaratë për mediat, deputeti Luçiano Boçi, në emër të PD-së, kërkoi sërish dorëheqjen e Metës dhe i bëri apel Prokurorisë të nisë hetimin.

Fakte të reja janë publikuar sot për korrupsionin dhe skemën e mashtrimit me miliona euro në CEZ. Agjencia BIRN ka bërë sot publike dëshminë e plotë të ish-drejtorit të CEZ, Hajsek, i cili u ka deklaruar avokatëve të qeverisë shqiptare se DIA, firma e Kastriot Ismailaj, iu imponua kompanisë çeke, nga Ilir Meta. Drejtori çek ka dëshmuar për lidhjen e fortë të Ismailajt me kryetarin e parlamentit. Ryshfeti me miliona euro për të cilin akuzohet Ilir Meta shihet nga avokatët e qeverisë shqiptare si provë kyçe në procesin e arbitrazhit që po mbahet në Vjenë. Ata e konsiderojnë këtë rast si një nga skemat më të mëdha të mashtrimit dhe korrupsionit të vendit tonë”, tha Boçi.

Ai theksoi se pikërisht për këto afera skandaloze, qeveria e kryeministrit Berisha i dërgoi për ndjekje penale Kastriot Ismailajn dhe CEZ-in.

Nga ana tjetër Edi Rama dhe Ilir Meta me ardhjen e tyre në pushtet jo vetëm i falën apo ndanë me CEZ 600 milionë euro borxhe të njohura nga CEZ, por ata me një akt mafioz e të kundraligjshëm nënshkruan për të ndërprerë hetimet dhe ndjekjen penale për aferën e korrupsionit të CEZ me Kastriot Ismailaj. Ndërsa Petrit Ahmeti, i identifikuar nga Hajsek si negociatori për kontratën e Kastriot Ismailajt ka rilindur dhe sot është kreu i ERE, me propozim të Ilir Metës”, u shpreh deputeti demokrat.

Boçi tha se sipas dëshmisë së publikuar sot Ilir Meta rezulton drejtpërdrejt i përfshirë në këtë skemë korrupsioni me miliona euro, si lobues që kompania DIA e mikut të tij Ismailaj, të përfitonte shumat e mëdha nga kompania CEZ.

 

3 komente në “PD kërkon sërish dorëheqjen e Metës: Prokuroria të nisë hetimet”

  1. BARDI says:

    ATE PUNE KA PD TANI NE ZBYTHJE,TE KERKUJ QE TE JAP DORHEQJEN X APO Y ,MADJE DHEE PARTIA SOCIALISTE APO LSI ,MUNDESHTE TE LARGOHEN DHE TE VIJ NE PUSHTETPD ME SAL KATRUVEN DHE LUL SUMEN.JU NUK LEXONI QE DHE SHKERDHENI E QUAN ALEANCE E QELBESIRAVE QE PO TI ANALIZOSH NE SHOQERI TE RREGULLT NUK PERDORET KURRE KJO FJALE. FJALEN QELBESIRA NUK DUHET TA ZNIN KURRE ME GOJE KRYETARJA E PARLAMENTIT APO FEMIJET E KRYEMINISTRIT.ME VJENE KEQ PER KETA TE FUNDIT SE SIDO NGA E EMA SE KANE DEGJUAR KURRE KETE FJALE ,POR NGA…… HOLLE E HOLE JU VJENE ERA PERC PER VEHTE SE SJANE AKOMA DINJITOZ PER NJE SHOQERI TE KULTURUAR.VETEM PROSTITUTAT E PERDORIN KETE FJALE KUR DUAN TE SHAJNE PER TE TREGUAR SE VETE JANE NJE SHKALLE ME LARTE SI PROSTITUTA SOJLIJE.NJEREZ ME SHUME PAK PERSONALITET NUK E PERDORIN KURRE KETE FJALE.DHE TE VJEN NDOTE KUR E GJENE SI FJALE NE GJUHEN E NDONJE FEMRE,PA LE PASTAJ NGA NDONJE MASHKULL I RRITUR NE TIRAN.NDOFTA GENI BENE TE VETEN

    BARDI

  2. Hashashi says:

    Perse gjithmone i bini ne qafe Liles . Lila “nuk perveteson ” kurre padrejtesisht . Ai “punon”vetem per temiren e ketij populi. Punon ” per te ngritur”nivelin ekonomik te shtetasve te vendit te tije qe ai “i do” kaq shume . Me qetqesi dhe urtesi cdo gje do shkoi ashtu si Lila e mendon.

  3. GerdecBomba says:

    PD nuk e ka seriozisht. Dihet qe denimi I Metes ne qeveri eshte I pamundur me kete system drejtesie. Dhe pikerisht kjo I duhet PD-se. Akuzat jane thjesht presion qe synon statu quone.

    Njerzit te kuptojne qe asnje politikan nuk do te denohet tani per tani. Shqetesimi I PD-se eshte kryerja e nje reforme te vertete ne drejtesi. Aresyeja eshte e thjeshte. Nje system drejtesie gjykon dhe krijon precedente ligjore. Pas krijimit te ketyre precendenteve, dmth denimeve sipas rastit, hapet rruga qe edhe Sali Berisha te denohet per rastet e tij te ngjashme me precedentet qe do te krijohen.

    Duket pak perverse por keshtu ka ndodhur ne perendim. Ish kryeministrat jane denuar edhe pas 10 apo 20 vjetesh nga koha e kryerjes se krimit. Sali Berisha ka kryer shume krime te larmishme prandaj precedentet e ardheshem ligjore e kapin me siguri te plote.

    Synimi I PD-se nuk eshte denimi I Ilir Metes por pushteti sepse pushteti ne duart e PD-se do te thote garantim I statu quose. PD nuk ka reformen ne drejtesi si kale beteje opozitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje