Newsbomb zbardh email-in që avokati i palës shqiptare Tim Schreiber, i kompanisë Clifford Chance i ka dërguar Avokaturës së Shtetit, pas akuzave të bëra në media dhe më pas të marra nga Partia Demokratike për implikimin e ish-kryeministrit Ilir Meta në çështjen CEZ-DIA, cka coi në kërkesën e këtyre të fundit për dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
“Referuar emailit tuaj datë 27 gusht 2015 (njoftimi i shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeministrit). Në kundërshtim me çka disa gazetarë janë përpjekur të spekulojnë OSHEE në dosjen e depozituar në arbitrazh kundër DIA ltd (Ishujt Virgin Britanik) nuk e ka përmendur zotin Meta si një përfitues transfertash të parave apo praktika të tjera korruptive, në lidhje me marrëveshjen e mbledhjes së borxhit mes OSHEE dhe DIA” shkruan në emailin e tij Tim Schreiber.
Zyra e shtypit e kryeministrit në datën 3 shtator, pas artikullit të publikuar nga reporter.al nxorri një deklaratë ku hodhi poshtë pretendimet për implikim të zotit Meta në çështjen CEZ.
Por duket se “spekulimi” ka ardhur nga dëshmia e personazheve të përfshira në këtë çështje, dhe të analizuara në mënyra të ndryshme në media. Siç u vërtetua nga dëshmia e Hejcek e publikuar tashmë në media, personi që ka prezantuar Hejcek me Kastriot Ismailajn, ka qenë ish ambasadori i Shqipërisë në Pragë Qazim Tepshi, i cili ka deklaruar se zoti Ismailaj ka njohje me Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Dhe për më tepër, zoti Tepshi, Ismailaj dhe vetë Hejcek, kanë takuar me Bujar Nepravishtën, kryetarin e ERE në atë kohë dhe këshilltarin e tij Ahmeti, për të vendosur për të gjithë procedurat.
kane qene e jane bashke per fitime iliri e saliu ,ikja apo vajtja ne pushtet nuk ndryshon asgje per ato qe kane marre nga pasuria e shqipetareve pervecse iu rrit me shume fitimet ,te dy atje jane per 25 vjet si dikur anetaret e byrose politike e do ti kemi deri sa de vdesin kush do ti heq ,shqipetaret e thjeshte mund te vriten po kjo per ta eshte zgjatje e sundimit te tyre ne ekonomi ,politike ne gjithcka por nje gje do benim mire te ngrihemi e te protestojme per ta lene te lire hashashin per tu hequr politikaneve e deputeteve monopolin mbi te e mbase u pritet nje burim i mire nga marrin parate
Meta ne 2010 tentoi disa here ta hiqte si ambasador Tepshin, per paaftesi dhe “vjedhje”. Cuditerisht me arrogance ai donte te fajsonte ekonomisten, nje grua zonje e hallexhie per allishverishet e veta. Tepshin shpesh e quanin plak te rrjedhur, por paska qene me shume i rrezikshem sesa mendohej. Saliu ishte mburoja e ketij maskarai, dhe i shume te tjerve dhe Meta nuk kishte “fuqi ti shkulte” nga postet. Ato vareshin direkt per emerime dhe shkarkime nga presidenti. Gazetaret i dine mire keto gjera, por u pelqen vete “ti ngaterrojne” petet e lakrorit.
Po Qazim Tepshi, ke kishte shef? Mos ishte gje Meta minister i jashtem. Apo Qazimi me koke te vet do prezantonte biznesmene. Ah ju ka plas muti, dhe nuk dini ku ta fshini. Mero at rescue.
Po mire ai avokati i huaj qe ashtu eshte paguar te flase, po ju gazetare shqiptare nuk keni turp te mos reflektoni, kur behet fjale qe te gjitha i paska thene apo bere dikush qe tashme nuk ka mundesi te flase, ngaqe ka vdekur, sic eshte ish -ambasadori. Apo hajt tja fusim atij qe ska mundesi me fol, kjo gje bie era mashtrim dhe mendja me shkon tek i ndjeri tjeter kosta trebicka. te dy keto persona jane deshmitare per vjedhje ne nivel miliona euro dhe vdesin papritur nga shkaqe natyrale. Dhe neper filmat e hollivudit i komplikojne me shume historite qe te behen me te besueshme.
Hiç po Habili!
Jo Ilir Meta, por Meta dhe Berisha!
Kastrioti paskej njohje me Meten dhe Berishen!!!
Pse duhej vene Meta i pari, dhe berisha i dyti?!
Sepse rekomanduesi ishte ai, meta, dhe. me kete rast shtohet edhe berisha, si kryeminister.
Keto pergenjeshtrime jane si shakate qe bente Philip Cakuli, nen diktature.
Shkonte nepre rrethe dhe thoshte: “Eshte ne korent edhe shoku Enver per kete…”
Pasi kryhej puna e Cakulit, nese dikush interesohej, do merrt vesh se ishte fjala per Enver genc Halilin, jo per Enver Hoxhen, por ….ishte vone!
Lejoheni Ilir Meten te dale ne pension sic shefi i tij Sali Berisha, dhe kaq eshte historia. Nuk po themi te verifikohen tere pasurite e tij, me emer dhe pa emer se do e tepronim ne drejtesi…
po ju futi gjermani ne rreth mendohuni mire per brimen ku do futeni