Ja cili është “ish-kryeministri i proceduar më parë për korrupsion” i skandalit CEZ-DIA (FAKSIMILE)

9 Shtator 2015, 10:55Politika TEMA

Emri i Ilir Metës u përfol i pari se fshihej pas togfjalëshit hermetik “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, togfjalësh që gjendej në dokumentat që Clifford Chance ka paraqitur në gjyq.

Më pas u tha se bëhej fjalë për Berishën. Në kuadrin e listimit të kryeministrave të pluralizmit, dje nuk shpëtoi pa dalë në skenë edhe emri i ish-kryeministrit Fatos Nano.

Por nuk është asnjë prej këtyre.

Burime të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh thanë për DITA se ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti, vëllai i të cilit Petrit Ahmeti, ka qenë person kyç në negociatat që i paraprinë futjes së DIA-s në lojë.

Ai ka qenë këshilltar i ERE-s në momentin e lidhjes së kontratës e më pas u zgjodh kryetar i bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë.

Roli i ish-kryeministrit Ahmeti mes DIA-s dhe pozicionit kyç të vëllait qartësohet edhe nga dëshmitë në gjyqin e arbitrazhit, spekulimet me të cilin kanë ndezur sërish politikën në Tiranë.

Për më tepër, Petrit Ahmeti është thirrur në prokurori pak muaj më parë për të dëshmuar mbi këtë aferë.

Dëshmia e ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek dhënë në 26 tetor 2014, për gjyqin midis CEZ dhe DIA për mbledhjen e borxheve është e qartë dhe e detajuar.

Hejsek ka dëshmuar se ka qenë ish ambasadori i Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi që e ka prezantuar me Kastriot Ismailajn, (personin e akuzuar).

Ai shton se së bashku kanë shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe Sali Berisha dhe zyrën e ish Kryetarit të ERE, zotit Bujar Nepravishta, ku ka qenë prezent edhe Petrit Ahmeti, (sot kryetar i ERE).

Detajet e dosjes mund të lexohen sot në DITA versioni print.

Sa për arkivë, janë 3 kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg. Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.

 

 

24 komente në “Ja cili është “ish-kryeministri i proceduar më parë për korrupsion” i skandalit CEZ-DIA (FAKSIMILE)”

  1. astronomi says:

    vazhdoni ju me avazin se fajin e ka Berisha..

    1. Dean says:

      Jo mo,ku ka faj ai Barbar.
      Ai ishte “dhurate” e Zotit per popullin Shqiptar.

  2. shaban says:

    Detyrimisht qe nje justifikim do te gjendet.Meta eshte i pa prekshem.

  3. mynyr says:

    Kur ka qenë kryeministër ky mo?

    1. Pensionisti gjahtar says:

      Ky ka qene Kryeminister, kur mamaja jote bertiste ne Maternitet: Nxirreni shpejt kete budalla!

  4. Thanasi qe ta plasi says:

    Po perse do ti jepnin para Vilsonit mo ai nuk ka ndonje detyre shteterore. Ai sot eshte ndertues. Mos u perpiqni kot. Nuk e shfajsoni dot Meten.

    1. genci says:

      Keni plotesisht te drejte. Per kohen qe diskutohet (pas 19 vjetesh) Vilsoni nuk mund te kishte asnje autoritet apo ndikim te rekomandonte hajdutin K.Ismailaj pa le me t’i jepeshin atij miliona euro per “nerin” qe beri. Keto nuk i ha njeri me sado pak mend ne koke, por arrestoni menjehere Liken dhe gjykojeni per te gjitha vjedhjet kolosale qe ka bere e ben. Qe ka qene Ilir Meta kjo eshte e sigurte se kete e ka konfirmuar edhe Dritan Prifti ne Vidion e tij denoncuese.

  5. albani says:

    Ne deklaraten e tij thuhet qe ka marr ryshfet nje ish-kryeminister. Per cfare do te merrte ryshfet nga kjo afere skandaloze ish-kryeministri 2-mujorsh Vilson Ahmeti? Emrin e tij ne po e degjojme sot pas 24 vjetesh. Mos e mbuloni diellin me shosh, se nuk i ha njeri keto.

  6. Opinionisti says:

    Dhe Birisha, ai qe di ku bejne seks motrat e deputeteve, nuk di gje.

  7. Daku says:

    Petriti i ka dhene rryshfet te vellait vetem se e ka….vella
    Mjaft ofenduat lexuesit

  8. altin says:

    Vilson Ahmeti eshte i vetmi qe ka marre pafajesi te procesi “Arsidi”.

    1. Pensionisti gjahtar says:

      Vilson Ahmeti ka vajtur ne burg nga Berisha per Arsidin, firmes qe i dha Berisha 1 Miljon Dollare ne 1992

  9. alti says:

    Pse Meta nuk padit personat shpifes te PD ,per dy akuza ,si ne “vrasjen ” e Tom Doshit dhe se fundi me Cezin ? Dicka ka Meta , qe nuk don qe drejtesia te ndryshoje , Disa mendojne se Meta pengon .largimin e Nishanit dhe Llalles ,per shkelje te ligjit ,pasi ai eshte personi qe ka ndikuar ne zgjedhjen e tyre .Keshtu ,pa drejtesi vendi nuk ecen .

  10. EN says:

    Nese eshte fjala se do te laje duart si Pilati eshte bllof i madh. Tani modeli I hajdutllekut shqiptar po vuan nga diarea.Po i vjen fundi qelbesires.

  11. Interesanti says:

    Me ne fund ky problem u sqarua si ska me mire. Meta eshte i vetmi qe eshte pjese e kesaj afere te pashembullt. Pra me kete shashke qe ghodhen sot Like Floriri ia hoqi vetes. Nuk i ha populli keto budallalleqe qe shpiken nga ata qe jane zhytyr deri ne gryke ne halen me mut. Liken tashme e presin hekurat.

    1. Pensionisti gjahtar says:

      Ka rradhe per hekurat, mos u nxitoni.
      Gjithe populli kerkon Berishen mbas hekurave, vetem 4-5 pula shqerake qe kane ngelur nga koteci Berishes bertasin kunder Ilir Metes.
      Ne burg do veje Sali Berisha dhe femijet e tij.
      Eshte kopsitur plani, prandaj edhe Basha po ben marrveshje mbas dyerve me Ambasadorin Amerikan.

  12. Tomi says:

    hahahaha sa te papare,,, keta kane arritur ne nje stad qe edhe ato genjeshtra qe thone i besojne dhe vete (kulmi i genjeshtres)…. po mire cfare favoresh do ju bente Cekeve te CEZ nje ish-kryeministret 1 mujor i vitit 1991 dhe pa asnje lidhje politike?????

  13. lufi says:

    A mos u tallni kaq poshte me popullin se gjynah. E gjynah Vilsoni qe i bini me qafe kot. Nuk mbulohet dielli me shoshe thote populli. Turp per mediat qe bien ne nivelin e rrogetares se Metes Anila Basha

  14. Vlonjat says:

    Jo mo jo …
    edhe Fan Noli ka qene ish-krye minister dhe
    u ‘procedua’ n’ate kohe nga sistemi…
    Se mos ka marre ai rryshfet e pastaj iku ne Amerike…

    Keta kerkojne te lajne ‘mutin me shurre’

    Po si nuk doli njeri burre me koqe,
    ti rrase ne burg gjithe keta bythq.ra qe sot e 20 vjet
    po na sjellin verdalle si popull

  15. brah.o says:

    Mos behet fjale per Mehmet Shehun ! Se ai ja dha kontraten CEZit perpara se ta vrisnin….dhe mbase e vrane per kete. O Mehmeti o Bab Myslymi duhet te jete.

  16. brah.o says:

    A se harova,mbase flitet edhe per Fan Nolin

  17. sit..back..and relaks →→→ says:

    Uau, dhe genjeshtra vete do ngelej pa goje nga ky lajm. kesaj i thone mashtrimi superon vetveten

    1. genci says:

      Gjykoj se Vilson Ahmetaj duhet te pergenjeshtroje akuzat qe jane hedhur ndaj tij per te shpetuar Meten pasdi denigrimi qe i eshte bere eshte shume i madh.

  18. B says:

    Sala ka burgosur plot, Edi asnje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje