Kryetari i Partisë Demokratike e ka cilësuar raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit, si damka më e zezë e një procesi zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003.
“Raporti përfundimtar për zgjedhjet e 21 qershorit, me plot gojën është damka më e zezë që ka marrë një proces zgjedhor në Shqipëri, që prej vitit 2003. Tre janë konkluzionet kryesore të raportit. E para, më 21 qershor në Shqipëri nuk u mbajtën zgjedhje të lira e të ndershme. Togfjalëshi është zhdukur dhe nuk figuron në raport.
Kjo sepse qeveria zhbëri dhe dhunoi standardet themelore të zgjedhjeve duke shënuar një rrëshqitje prapa të demokracisë shqiptare. Raporti konkludon se liria e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë dhe pa frikë nga ndëshkimi i qeverisë, u dhunua. Këtu është dhe konkluzioni i dytë kryesor i raportit, zhbërja e standardeve themelore të zgjedhjeve si liria e votës dhe standardet e tjera nuk erdhi as për shka të mungesës së legjislacionit, as prej mungesës së vullnetit, por për shkak të vullnetit të dyshes Rama-Meta për të mos bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të kapur pushtetin me çdo çmim e çdo mjet.
Konkluzioni i tretë zbulon mekanizmin me anë të të cilit dyshja Rama-Meta dhunuan zgjedhjet për të kapur me çdo çmim pushtetin. Ky raport sjell prova e fakte se më 21 qershor shteti u ndesh me qytetarët dhe opozitën. Pra, jo garë mes partive, por shteti kundër qytetarëve”, tha Basha.
Basha tha se ka pasur politizim në procesin e hartimit të listave, ku akuzoi se maxhoranca “rekrutoi bandat dhe u vërsul me tërbim me mbështetjen dhe mbrojtjen e policisë”. PD, tha kreu demokrat, do të qëndrojë e vendosur me çdo forcë e mjet, për të rikthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“PD është e vendosur të qëndrojë me çdo forcë dhe çdo mjet. Ne së bashku me qytetarët e vendit e kemi të qartë rrugën tonë. Pa rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk ka dhe nuk do të ketë zhvillim të vendit. Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme do të bëhet deri në fund, dhe çdokush që ka prekur votën e qytetarëve do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Basha.
Foli edhe Lul Damotja,sa me u duk si Lider i PeDe-s.
Me fal ,por je rrot k… komplet!Me fal edhe nje here!
Zgjedhjet e Damkosura Shqiptare jane ato te 26 Majit 1996.OSBE-ODIHR-i i cilesoi ato zgjedhje me togfjaleshin.”ZGJEDHJE TE MANIPULUARA”.Pyete Atin tend shpirteror Sali SRB Berishen dhe do kuptosh se zgjedhjet me te keqija dhe me te turpshme ne mbare Evropen u mbajten nga Ati jot shpirteror me 26 Maj te vitit 1996.
Raporti akoma nuk ka dale ,por burime te sigurta thone se zgjedhjet ishin te lira ne diten e votimit ,por u vune re qe dy partite kryesore e perdoren pushtetin per interesa te tyre . Ti nuk ke bere nje padi per , vjedhje vote ose blerje te saj ,kurse Lsi ju denoncoi me filmime ne Vore . Zgjedhjet i humbe se populli nuk ju do ne krye te PD bashke me tutorin tend .