Byroja e Hetimit dhe lufta kundër drogës, Tahiri takon ambasadorët e BE-së

9 Shtator 2015, 14:00Politika TEMA
Byroja e Hetimit dhe lufta kundër drogës, Tahiri takon

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri zhvilloi për rreth 1 orë e 30 minuta një takim me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë.

Në qendër të bisedës ishin çështje të rendit dhe sigurisë, duke u ndaluar veçanërisht tek lufta kundër krimit të organizuar, drogës dhe ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në  prononcimim për media pas këtij takimi ministri Tahiri u shpreh se ky takim ishte në kuadër të luftës së MB kundër krimit dhe trafiqeve.

“Patëm mundësi të bisedonim me Ambasadorët e Bashkimit Europian për një sërë çështjesh që i përkasin prioriteteve te Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, kundër trafikut, kundër kultivimit të trafikimit të lëndëve narkotike dhe prioriteteve në tërësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe luftës kundër parasë kriminale”, u shpreh Tahiri.

I pyetur nga gazetarët nëse pati ndonjë kritikë nga ambasadorët gjatë takimit, ministri u përgjigj se “mund t’i pyesni, por nuk besoj!”

3 komente në “Byroja e Hetimit dhe lufta kundër drogës, Tahiri takon ambasadorët e BE-së”

  1. si mund te behet ky vend ku ligjin e bejne ambasadat e huaja me agjenturat e huaja says:

    po shqiperia eshte nje pike ne uje para hollandes edhe spanjes ne keto vende behet kerdia .nuk kam degjuar qe misnitri i rendit spanjoll apo hollandez te takoje ambasadoret huaj dhe tu jape llogari.shtet leshi ligjin e bejne ambasadat edhe keta servilat tane japin llogari.
    perse spanjolli edhe hollandezi nuk pyesin njeri.ketu tek ne cdo gje takojne ambasdoret rradhes tjeter na thoni te votojme per ambasadat.

  2. filani says:

    Sepse ata jane demokraci qindra-vjeçare bukurosh, dhe ne sapo kemi filluar. Plus faktit qe jemi te vegjel dhe jashte BE-se, ndaj duhet te japim llogari. NUk japim llogari ne PE sepse s’jemi pjese e tij, por ndaj perfaqesive te vendeve pjese te saj po. Jane kushtet e vendosura dhe teresisht normale.

  3. shqiptar says:

    shko ore trap prandaj kemi 25 vjet qe jemi lule se na kane keshilluar aq mire .po ka vend ne europe qe do ta shikoje shqiperinete perparoje Europa kudo ku ka shkuar vetem perca e esundo ka bere inferior prandaj nuk behet shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje