Mbledhja e sotme e komisionit të Jashtëm në parlament, e para për këtë sesion, u shoqërua me debate mes deputetëve të të dyja palëve.
Duke marrë shkas nga diskutimi i marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin “Europa për qytetarët”, deputetët e opozitës përsëritën shqetësimin për azilkërkuesit shqiptarë, të cilët thanë ata “sot ndihen më pak europianë”.
“Programi “Europa për qytetarët” është një ndihmë që BE i bën vendeve të cilat aspirojnë integrimin, por sot duhet të themi se qytetarët shqiptarë ndihen më pak qytetarë europianë. Europian duhet të ndihesh në vendin tënd dhe nuk mund të bëhesh i tillë duke shkuar në Europë. Sot qytetarët tanë janë më pak europianë, sepse ata shkojnë në Europë si azilkërkues dhe jo si qytetarë me dinjitet e të drejta të barabarta”, u shpreh nënkryetari demokrat i komisionit, Aldo Bumçi.
Më pas, ai u ndal dhe tek raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-t për zgjedhjet e 21 qershorit, të cilin e konsideroi ‘raportin më të zi për zgjedhjet nga nderkombetaret, që nga viti 2003″.
“Në këtë raport shkruhet për herë të parë se që nga viti 2003 qytetarët shqiptarë nuk kanë votuar të lirë. Në raport flitet për presione masive ndaj administratës publike dhe grupe njerëzish që kërcënonin votuesit. Zgjedhjet e fundit janë një njollë e zezë që na kanë kthyer para vitit 2003. Nuk ka pasur kurrë një raport më të zi për zgjedhjet se ky i fundit’, u shpreh Bumçi.
Në përgjigje të këtyre deklaratave, kryetarja e komisionit, Arta Dade i sugjeroi kolegëve të opozitës që të jenë korrektë me raportet e ndërkombëtarëve, ndërsa përshëndeti deklaratën e fundit të ambasadës amerikane që mirëpriti dorëheqjen e deputetit të PS-së, Arben Ndoka dhe autorizimin e parlamentit për arrestimin e deputetit tjetër, Armando Prenga.
“Dua të përshëndes deklaratat e ambasadës së SHBA-të për atë që parlamenti bëri në seancën e fundit plenare dhe vendimet që ka marrë kjo mazhorancë ndaj të gjithë shkelësve të ligjit. Dua po ashtu të përshëndes dhe veprimet e tjera të deputetëve të veçantë, që kanë kërkuar t’i hapet rruga zgjidhjes së problematikës që ata kanë, dhe që është tejkaluar në mjaft raste me komente në media, sidomos nga kolegët e opozitës, përmes argumenteve të pathemelta’, u shpreh kryetarja e komisionit Arta Dade në komentet e saj në mbledhjen e sotme.
Në përfundim komisioni ratifikoi marrëveshjen me BE-në për programin “Europa për qytetarët”, si dhe
marrëveshjen e huasë me KFW Frankfurt AM MAIN, për projektin “Ujësjellësi Rural
po ca thu more aldo, ne jemi europian dhe azilkerkues njekohesisht. fajin e ka …… me mire azil ne europ se qytetar ne vendin tend. shikoni parlamentin si e keni mbush me njerez te botes krimit sepse ju sherbejne per karriken tuaj dhe jo per qytetaret.
Ky Aldushi eshte nje budall i lindur.Si si ben pershtypje fare qe vjerrin e tij e coi per lesh Sala dhe i therret baba me plot gojen.Lere pa do te beje dhe politikanin.Ik futi ndonje te gjate.