Reagon Vilson Ahmeti: Jam i habitur që po përmendet emri im për aferën me CEZ

9 Shtator 2015, 18:49Politika TEMA

Ish-kryeministri Vilson Ahmeti ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij, në furtunën e akuzave të ngritura për marrje ryshfeti në lidhje me mbledhjen e borxheve të CEZ.

Gazeta Dita shkruante sot, se  ish-kryeministri shqiptar, që dyshohet se ka marrë ryshfet prej milionash nga një kompani që kontraktuar për të mbledhë borxhet e CEZ, është pikërisht Ahmeti.

Por, ky i fundit thotë se është habitur nga akuzat.

Ahmeti thotë se që prej vitit 2009, nuk ka më asnjë pushtet.

I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre.

Në kushtet e mia, nuk di se çfarë mund t’i ofroja këtyre shoqërive për të arritur marrëveshjen mes tyre, kur dihet qartësisht se nuk kam patur pushtet në vitin 2009.

Sipas asaj që kushdo kupton në mënyrë intuitive, asnjë person pa pushtet apo pa suport politik nuk mund të ndikojë në marrëveshje mes shoqërive private.

 Është vetëm forca e shtetit ajo që mundëson një gjë të tillë dhe natyrisht kur ka vullnet nga palët në anën tjetër.

Sa i përket pretendimit të një ryshfeti të paguar nga Hejsek, mund të them se nuk e kam takuar ndonjëherë këtë person,” vijon Ahmeti.

10 komente në “Reagon Vilson Ahmeti: Jam i habitur që po përmendet emri im për aferën me CEZ”

  1. ananananananannannanana says:

    Ty more derezi po te sakrifikojne per nje qellim me te madh. Pastrimin e te “papastrueshmit” like lsi-ja.

    1. Ledio says:

      Cfare e ke Arben Ahmetaj…? Ketu duhet pare lidhja jote…?

  2. sit..back..and relaks →→→ says:

    Pra………kthehemi prape tek Likja. Fjala per Liken.

  3. njesia says:

    Po se dhe vellane ta zgjodhen drejtor te entit regullator, se ti nuk ke fuqi te imponoheshe. Po kur te del aferra nuk di gje ti dhe per me teper vellai negociator. Ke faj te madh se zullumi qe po shkaktoni ne jeten politike dhe publike te vendit eshte i madh. Po deri kur, ju individe per interesa dhe te mira personale familjare do mbani peng kte vend? Bishti qenit bisht qeni ngel

  4. marcela says:

    Po keto pune i bene sali berisha i ka vjedhur leket me lulin ,meten kur ishin ne pushtet dhe tani duan tju a hedhin te tjereve por ,kujt ja hidhni more maskarenj njerzve te ndershem ,por skini faje se nuke e kini provuar burgun as sala,as luli dhe as iliri po i uroj qe ti vine mende rilindjes dhe juve tu coje para drejtesis

  5. marcela says:

    Vilson Ahmetaj me Arben Ahmtaj nuk kane asnje lidhje jane ngrohur ne nje diell

  6. Mesazh per z Rama says:

    Edi Rama!

    Nese e le Meten te dali i paprekur nga kjo afere, do te perseritet historia dhe do ta pesosh njesoj si Berisha (qe nuk e hoqi qafe Meten ne Janar 2011). Meta do dali me i fuqishem, do krijoje bindjen tek njerezit se me Meten mund te besh cfardolloj gjeje dhe s`te hyne gjemb ne kembe, dhe si rrjedhoje te gjithe do duan te lishen me te, cka do ti sjelle atij me shume vota. Nga ana tjeter nese nuk vepron tani, ti zoteri do dukesh i kapur per bolesh dhe vulnerabel ne syte e socialistve.

    Z.Rama duhet te prishesh koalicionin me Meten dhe; ose te krijoje qeveri tjeter, ose shpalle zgjedhjet e parakohshme, ndryshe do shkosh per lesh.

    Pra dy rruge jane, ose jepi fund kesaj farse dhe te shko ne zgjedhje te parakohshme (ne kete menyre heq qafe edhe te inkriminuarit brenda PS) dhe te shpreso te marresh shumice, ose perndryshe do te te bien vlerat totalisht ne nivelet me te ulta te mundshme dhe te gjitha perpjekjet qe po ben per te bere shtet (sic jane mbledhja e faturave, ndalimi i ndertimeve pa leje, rendi dhe qetesia jane fakte te kryera) do ti shkojne kot dhe do te te kthehen ne bumerang.

    Hiq qafe semundjen qe ke ne trupin tend me emrin Ilir Meta qe te shpetosh veten te shpetosh dhe vendin. Une besoj se nese premton te heqesh qafe Meten dhe Berishen shqiptaret do te ti japin perseri 1 milione vota.

  7. njesia says:

    Sapo lexova kta qenkan te lidhur fort pas socialistave. I vellai ktij ka qene drejtor i pergjithshem i KESH it. Kta ne emer te socialistave qe votuam ndryshimin, po bejne namin duke njollosur qrverisjen. Ku e gjejne kurajon te negociojne mbi te ardhmen e ketij vendi!!!

    1. Ledio says:

      Marcela a jane te dy nga Gjirokastra ne mos gaboj..? Andej nga eshte edhe kryehajduti tjeter Genci Ruli. Ndoshta nuk kane lidhje gjaku . Mund edhe te jem gabim…

    2. genci says:

      O njesia me duket se te ka futur Berisha te komentosh ne kete menyre. Kuptoje ti dhe sidomos njerezit me inteligjence nenmesatare qe nuk mund te kishte Vilsoni apo Petriti autritetin e ndikimin e nevojshem tek Ceket per te rregulluar K.Ismailajn. Nuk u a varte njeri se nuk kishin pushtetin e duhur. Pushtet kishin Meta e Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje