Basha-Berisha, a ka një konflikt mes tyre?

9 Shtator 2015, 19:51Politika TEMA

Skandali i ryshfetit prej miliona euro nga një kompani që qe kontraktuar për të mbledhë borxhet e CEZ, duket se ka nxjerrë në pah një konflikt mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

PD e drejtuar nga Basha, denoncoi fillimisht Ilir Metën, si të lidhur me këtë skandal.

Por, faktet të çojnë te Berisha dhe për këtë arsye, gjithmonë e më shumë po flitet se kjo gjë është bërë qëllimisht nga ana e Bashës.

Këtë gjë e përforcoi edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Ai tha se këto akuza lidhen me një problem të brendshëm të PD.

Në respekt të opinionit publik dhe të pyetjes tuaj, po në këtë rast edhe në respekt në mënyrë të veçantë të mbështetësve dhe simpatizantëve, veçanërisht të Partisë Demokratike, do të doja të vija në vëmendjen tuaj disa momente të rëndësishme që lidhen me këtë çështje.

Duke analizuar dy anë të problemit, bërjen gjithnjë e më qesharake të akuzave ndaj Ilir Metës, dhe një mendimi të madh progresiv të problematikës brenda Partisë Demokratike duke filluar nga ish-kryeministri Berisha dhe zyrtarë të lartë, dhe kjo lidhet në mënyrë të veçantë dhe me një sjellje të drejtpërdrejtë që Partia Demokratike ka për një problem të brendshëm në funksion të luftës së brendshme të saj.

Për të qenë shumë transparent me opinionin publik po i referohem jo më shumë e jo më larg se sa gazetës së sotme zyrtare të Partisë Demokratike e cila në faqen e parë, duke marrë dhe një kurajo që shkon përtej linjës gazetareske, por është shumë më e rëndë se kaq, sepse ka marrë përsipër të mashtrojë opinionin publik, megjithatë është e drejtë e Partisë Demokratike ta bëjë dhe këtë gjë, pavarësisht se cili është fati tashmë i ditur i mashtruesve.

Në faqen e parë ju keni mundësi të shikoni një titull që citon z. Heysek, i cili sipas RD thotë se biznesmeni është një njeri i besuar i z. Meta.

Kjo frazë nuk gjendet dhe as ky emër nuk gjendet në raport dhe PD-ja çuditërisht bëhet korrekte dhe këtu nxjerr edhe thelbin e çështjes në faqen 3, ku thotë shumë qartë se biznesmeni është një njeri i besuar edhe i ish-kryeministrit Berisha,” tha Vasili.

Duket e çuditshme në fakt, që Rilindja Demokratike përmend edhe emrin e Berishës, si aleat të Kastriot Ismailaj.

Dhe, duke parë faktin se Berisha prej kohësh ka ftohur marrëdhëniet me Bashën, të cilin tashmë nuk e pret më as në zyrë, nuk është çudi që kjo çështje të jetë një thikë pas shpine e Bashës për Berishën.

Megjithatë, mbetet për të parë si do të shkojë rrjedhja e ngjarjeve, për të kuptuar nëse kemi të bëjmë vërtet me një konflikt të Bashës me Berishën.

5 komente në “Basha-Berisha, a ka një konflikt mes tyre?”

  1. Vizioner says:

    Edi Rama,po ja tredh k…Es dalengadale ketyre.

    Ketu eshte “dora” e Edit,i cili,ka perpunuar Bashen, per ta fut Kryekriminelin Sali ne burg!

    Edi marreveshje beri dhe me Meten,per te marre qeverine,keshtu po ben tani per te fut Sali Berishen ne burg.

    POR, problemi eshte se edhe Lulzim Basha,Ilir Meta e kane vendin ne Burg bashke me Salen.

    1. Alfred says:

      Mos u beni kaq qesharake. Se shume shpejt do na thoni qe edhe Monika nuk eshte e Metes po e Berishes.

    2. Aua ;) says:

      Me rradhe! Kush ngutet, permutet! ?

  2. Tori says:

    Kete gje e paska perforcuar dhe kreu u grupit parlamentar te lisis Petrit Vasili.
    Ha ha haaaa sa kam qesh.
    Ngaqe po mbytet gjemia me federale e ministrave turkoshake, tani iu kane turrur perallave me Berishe.
    E disa teveqele te tjere ngaqe i ka zne keq hashashi kane filluar te shohin endra se do arrestojen Berishen.
    Imagjinoni imagjinoni ka akoma ndonje mendjelehte te Shqiperiçkes qe akoma nuk e kuptojne se nuk i prekin dot asnje fije floku Berishes.

    1. sefi says:

      Ju lutem mos prekni SHQIPERINE time per nje plehre qe nuk vlen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje