Dorëheqja e Arben Ndokës dhe arrestimi i Armando Prengës ka “zgjuar” të gjithë kandidatët për deputetë nën logon e PS-së për zgjedhjet e vitit 2013. Teksa emri që do të zëvendësojë Ndokën shkon qartazi te Eduart Ndocaj, zëvendësimi i mundshëm i Prengës ka ndezur lojën.
Arrestimi i deputetit Armando Prenga, nuk do të thotë domosdoshmërish humbje e mandatit prej tij, por në rast se ai brenda 2 vjetësh, pra përpara se ky legjislativ të shpërndahet, dënohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, Prenga e humbet mandatin.
Ai do të duhet të zëvendësohet me emrat pasues në listë dhe radha i bie Kastriot Pirolit.
Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kurbin, për shpërdorim detyre, dhe ka bërë edhe dy muaj burg. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, ai tha se vërtetë ka bërë 2 muaj burg, por vendimi nuk është formës së prerë sepse ai e ka ankimuar në Apel, ndaj mandati i Prengës i takon atij.
“Unë nuk jam tani në burg.
Kam bërë 2 muaj burg nga arrestimi në mars për shpërdorim detyre.
Pastaj gjykata vendosi lirim të menjëhershëm pasi kisha bërë burg mjaftueshëm.
Unë nuk jam dënuar me vendim të formës së prerë, pasi çështja është në apel.
Në këto kushte, bazuar në Kushtetutë, mandati është i imi, dhe unë e pretendoj atë”,-tha Piroli për Shqiptarja.com.
Ai tha se për këtë çështje nuk ka diskutuar me kryetarin e PS-së, Edi Rama, e as nuk është thirrur nga KQZ-ja.
“Nuk jam takuar me kryeministrin.
Nuk isha në mbledhjen me strukturat e PS-së një ditë më parë, mbase ai do të më thërrasë në një moment të dytë, kur të mos ketë ngarkesë pune.
Nuk kam marrë ndonjë njoftim as nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por besoj do ta marr kur të vijë koha”,- tha Kastriot Piroli.
Per mandat deputeti qenke ti moster. Ikre koqe bej ndonje lopcar andej.
Ore Alb.
Kush do ja japë mandatin këtij. Kryetari jot Rama.
Ska faj ky.
ky paska qene “nje cike me bare”
a e shikoni me çfar robsh ka fituar zgjedhjet e.rama..???
Te takon mandati – ti qenke me i pastri aty…
C’esht ky kafshe qe shpreson edhe mandatin e deputetit?
Eh more Rama si e paske qelbur me keta pisa qe dashkan edhe mandat.
Shpresuam shume tek ty se nga ana e Saleshit dihet si jane qe nga ai vete.
qe ka te drejte alba ka! po Rrr. dobermani do te behet deputet sepse eshte votuar nga populli dhe si i tille do te perfaqesoje voten e popullit.
ky eshte perfaqesues i denje i malokeve ndoshta me i miri prej tyre
hahahahahahhaa edhe ky kuader doli hahahahahaa cfare monstre
Sa poshtë e kanë ulur Shaipërinë tonë! si të majtët edhe të djathtët. Asnjë njeri që ka pasur të bëjë me drejtësinë brenda e jashtë vendit nuk duhet të zgjidhet. Madje të tillëve u duhet ndaluar qasja në postet e administrtaèes publike për tërë jetën. Megjithëse numëri i të inkriminuarve shqiptarë brenda e jashtë duhet ta kalojë gjysmë milionin, ka ende hapësirë për të gjetur njerës të pastër e të ditur. Të gjithë kriminelët, hajdutët e zakonshëm e jakëbardhë të japin doreheqjen menjëherë. Për këtë duhet nisur një fushatë nga shoqëria civile që po fle.