Nga e hëna e ardhshme për gjatë orëve të ditës do ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve që furnizojnë dyqanet, market apo supermarketet me mallra të ndryshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot në një takim me 24 administratorët e Njësive Administrative, planin e masave për të normalizuar qarkullimin rrugor në orët kur shkojnë dhe kthehen nxënësit nga shkollat. Masat përfshijnë kufizime të ndryshme në zona të ndryshme të Tiranës. “Të gjitha masat që ne prezantojmë sot kanë si qellim që ti vijmë në ndihmë nxënësve. Që nga e hëna do hyjnë në fuqi këto rregulla. Sipas një studimi, çdo javë secili nxënës humb 5minutatë orës së parë të mësimit për shkak të trafikut të rënduar. Qyteti ka 100 mijë nxënës dhe për 5 minuta vonesë për secilin kemi 500 mijë minuta të humbura në javë, që bëhen 8,333 orë mësimi të munguara në një javë. Ndërkohë që në një muaj, nxënësit e Tiranës tonë humbasin 32 mijë orë mësimi!”, – tha kryetari i Bashkisë në fjalën e tij.
Më konkretisht plani i lëvizjes së automjeteve në qytetin e Tiranës përfshin kufizim 24 orë i mjeteve në brendësi të unazës së vogël, përveç veturave, urgjencave, zjarrfikësit dhe autobuzëve urban
Ndërkohë që nga ora 06.00 – 09.00 dhe 16.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave.
Ndërsa nga ora 6.00 – 20.00 do ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton (në Unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në rrugët Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Elbasanit dhe Blv Bajram Curri).
Po ashtu nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton (në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse në të)
Nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton (në akset kryesore hyrëse në qytet)
Ndërkohë që subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit.
Kryetari i Bashkisë prezantojë dhe një paketë të dytë masash që kanë të bëjnë me sigurinë e transportit të fëmijëve në shkollë. Masat e bëra publike sot nga kryebashkiaku Veliaj konstatojnë në vendosjen e një sinjali rrugor “AUTOBUS SHKOLLOR”, në të gjitha rrugët e qytetit, buzë trotuareve në afërsi të shkollave.
Gjithashtu autobusët që transportojnë nxënësit në shkollë identifikohen me simbolin sinjalistik përkatës, i vendosur në katër anët e autobusit, përpara anash dhe pas. Ndërkohë që simbolet sinjalistike dhe logoja, duhet të jenë mbi mjetin e lyer tërësisht, me ngjyrë të verdhë në portokalli.
Lyerja e mjeteve dhe vendosja e shenjave dalluese, dihet të bëhet brenda 30-ditëve nga hyrja në fuqi e këtij Urdhri. Ndërkohë si masë lehtësuese për qarkullimin më të shpejt është vendosur që çdo mjet shkollor lejohet të përdorë korsitë e dedikuara për Autobusët Urban Qytetës.
Gjatë fjalës së tij kreu i Bashkisë u ndal edhe në gjendjen e shkollave, të cilat siç theksoi ai në një numë rtë konsiderueshëm gjenden në gjendje aspak të pranueshme. Ndaj ai kërkoj nga komuniteti i biznesit dhe bordet e prindërve që ashtu siç u veprua edhe me çerdhet, të mund të vijnë në ndihmë për restaurimin në mënyrë që ato të jenë gati në nisjen e sezonit të ri shkollor.
“Janë disa gjera që nuk mund të presim procedurat e tenderimit. Situata kjo është por ne nuk do dorëzohemi, do gjejmë alternativa siç bëmë me çerdhe. Disa kanë nevojë për ndërhyrje të thjeshta dhe disa për ndërhyrje më të thella si ndërhyrje inxhinierike. I kërkojmë kryetarëve të njësive të bëjnë një bilanc të gjendjes së këtyre shkollave”, – tha Veliaj.
Per ato oraret e qarkullimit nuk jam shume i qarte,po per te tierat jam plotesiaht dakort dhe mendoj:
1. Ne rrugepara shkollave te kete tabele Qendrim autobuzi per shkollat. Faqa e ngritur e tortuarit te jete e lyer me boje te verdhe ku ndalohen parkimet e tjera. Kur eshte autobuzi i shkolles i parkuar ,ne momentin qe zbresin apo hipin femijet,te gjitha makinat e tjera qe ndodhen pas autobuzit duhet te qendrojne e jo te parakalojne ,keshtu si veprohet edhe ne Amerike. Madje disa shkolla kane edhe polici private qe komandon.
E di qe drejtuesit e makinave nuk u duket e drejte mos parakalimi ,po ne amerike keshtu veprohet. E duam Ameriken ? Te veprojme si ne Amerike.. Mjetet e transportit te femijeve neper shkolla duhet te dallojne edhe nga ngjyra ,ndaj kerkesa e bashkise eshte shume e drejte.
Edhe ne Itali veprohet siç shpjegon Sokrati..
Para te gjitha shkollave ndalohet qarkullimi i te gjitha makinave qe nuk kane detyre trsportin e organizuar te nxenesve.Bashkite dhe komunat e organizojne kete nepermjet rojeve te caktuar qe kane uniforme dhe paisjet e bllokimit te rrugeve.
Doo te ndjehesha mire qe bashkekombesit e mij te veprojne si ne Amerike apo Itali…Eshte pak e veshtire me skiptarte…kete e dij..
ne amerike vella nuk vendos njeri shtet-rrethim se do shkojne nxenesit ne shkolle. edhe nxenesit shkojne edhe trafiku vazhdon. po thuaj albania shtet vk, duhet ta haje nje pale qe te fitoje nje pale tjeter se velo partixhani nuk eshte i zoti te stabilizoje trafikun.
mire i bon lloarite e oreve te mesimit ti or palo kryetar por a i ke lloarite se sa humbasin bisneset nga ky kufizim? Nga ora 20 deri ne 6 i bie ti shesin vetem rojeve dhe prostitutave se markeket mbyllen
Kam nje mjet poshte 3500 kg , mjet me te cilin i sherbej familjes me levizjet neper tirane, coj femije ne shkolle, coj gruan tek puna, coj vajzen tek puna. pavaresisht kesaj me kap ora 16.20 brenda unazes teksa bej nje vizite tek mjeku si mund te shkoj tek shtepia un qe e kam tek liqeni artificial, mer parasysh dhe te semurin ne makine apo te pres oren 8 te darkes ????? Per kete mendoj se kjo nuk eshte zgjidhje, sugjeroj te shihet orari i levizjes edhe per kategori personazh si puna ime per te levizur brenda unazes dhe mos te me pengoje per te leviz rreth unazes , ne orare qe un mendoj se nuk jane problematike. Ne asnje shtet te botes nuk ndalohet levizja e qarkullimit prej 4 oresh ne unazen e nje qyteti, kjo nuk ka kuptim. Shpresoj te meret parasysh ky problem.