Adriatik Llalla nuk di të ndalet. Në kredon e tij për të premtuar dhe për të mos vepruar ai është tashmë një kampion. Që megjithëse nuk bën asgjë përsëri vazhdon të flasë për arrestime zyrtarësh të lartë. Ai ka paralajmëruar një gjë të tillë edhe në javët që do të vijnë. Kur gazetarët e pyetën pas një takimi në Njësinë Antikorrupsion në Tiranë aiu u premtoi pikërisht të njëjtën gjë që u kishte thënë edhe fiks një vit më parë. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë dhe kryeprokurori ka mbetur në vend..
Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka vendosur fuqizimin me kapacitete njerëzore të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, si një mënyrë për të përballuar fluksin e madh të procedimeve penale në këtë strukturë.
Aktualisht, kjo Njësi, e cila prej ditës së sotme do të përbëhet nga 5 prokurorë, numëron rreth 400 raste, mbi të cilat po kryhen hetime pasurore për persona dhe grupe të strukturuara kriminale, si edhe për raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese.
Po ashtu, në mbështetje të kësaj Njësie, tashmë do të jetë i atashuar me kohë të plotë edhe një ekspert i misionit “OPDAT” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të ofrojë ekspertizë.
Lapsi.al i është rikthyer arkivës së tij, për të parë të gjitha deklaratat bombastike të Adriatik Llallës gjatë vitit të fundit…
Në maj 2014 gjatë një takimi analizë me krerët më të lartë të policisë së shtetit, për ti dhënë një hov të ri luftës kundër kriminalitetit, ai doli përpara gazetarëve dhe lëshoi lajmin bombë: “Takime si ky i sotmi janë shumë të rëndësishme për luftën kundër kriminalitetit në vend. Kemi në proces hetimi mjaft raste të rëndësishme, të cilat nëse do të rezultojnë të suksesshme mund të kenë ndikim të rëndësishme në ardhmen europiane të vendit”. Por interesimit të mëtejëshëm ai iu përgjigj: “Nuk mund të flas me emra”.
Vera kaloi dhe asgjë nga këto hetime nuk u konkretizua. Në rrejtën e prokurorisë, ra vetëm guvernatori Fullani, të cilin e braktisën të gjithë dhe më shumë sesa ndonjë punë e prokurorisë ky ishte një reagim pas faktit të kryer.
Në fillim të shtatorit Adriatik Llalla gjatë fjalës së tij në konferencën “Mbi korrupsionin e Shoqërinë” në Bukuresht nuk hezitoi sërisht të lëshonte deklarata të forta. “Aktualisht, krahas çështjeve që janë në gjykim, autoritetet hetimore shqiptare kanë nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”, tha shefi i organit të akuzës.
Kaluan përsëri dy muaj dhe në 6 nëntor kryeprokurori vendosi të shfaqet në emisioninTop Story të Sokol Ballës. Ai theksoi se vendin po e pret një valë arrestimesh, që përfshijnë zyrtarë të lartë, ministra aktualë dhe ish ministra. Të pakëtn për një ministër aktual, Llalla tha se prokuroria e ka nën hetim për një ngjarje dhe shumë shpejt do të ketë lajme për këtë. Ai pohoi gjithashtu pas interesimit të gazetarit Balla se cështja e bankierit të vrarë Santo mund të ketë një një përfundim të shpejtë: “Hetimet e prokurorisë vazhdojnë me intensitet të lartë duke kërkuar mirëkuptimin tënd nuk mund të jap më tepër detaje për këtë ngjarje. Po ka mjaft pista ku dyshohet dhe që priten rezultate konkrete”.
Kanë kaluar disa muaj që atëherë, por edhe cështja Santo është në vend edhe cështja e ministrit aktual që po hetohet duket sikur është haruar.
Në shkurt 2015 Adriatik Llalla u shfaq në Shkodër ku kish vajtur për të përuruar godinën e re të prokurorisë. Edhe atje ai nuk pati fare droje të deklaronte se shumë shpejt do të arrihet në përfundime lidhur me shpërthimet me tritol në kryeqytet: “Prokuroria shqiptare për të gjitha ngjarjet ka filluar dhe po vijon hetimet me të gjitha strukturat shtetërore që ka në varësi, policinë e shtetit, SHISH dhe besoj se shumë shpejt do të kemi të dhëna konkrete për ngjarjet për të cilat kanë shqetësuar dhe kanë tronditur vendin”.
Pikërisht këto deklarata pa substancë e bënë ish kryeministrin socialist Pandeli Majko që gjatë një përballje me kryeprokurorin në 14 nëntor, në komisionin e ligjeve, ta pyeste në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse thjeshtë po bënte politikë me qëndrimet e tij publike.
Në fakt kjo është pyetja që shtrohet realisht për shefin e institucionit të akuzës: a është shndërruar ai në një politikan, që thjeshtë manovron për ta pasur mirë me palët, pa pasur asnjë ambicie konkrete për të luftuar krimin?
Disa raste flasin pikërisht për këtë. Deri më tani të vetmit njerëz që janë goditur, madje me lëvizje spektakolare të papërligjura janë ish guvernatori Fullani, ish kreu i bashkisë së Vlorës, Gjika dhe nja dy kryebashkiakë të tjerë që Rama duhej të hiqte qafe para zgjedhjeve të qershorit si Flamur Bime në Gjirokastër dhe Baftjar Zeqo në Fier. Të dy viktimat e arrestimeve spektakolare apo edhe dy kryebashkiakët që tani janë lënë në harresë, janë njerëz që e kishin humbur krejtësisht mbështetjen politike. Ato ishin lëvizje që i pëlqenin shefit të shumicës Rama dhe nuk e shqetësonin aspak kundërshtarin e tij dhe përzgjedhësin e Llallës, Berisha.
Pra pyetja që shtrohet është: a po sillet Adriatiku si një ekuilibrist, apo si një njeri i ligjit? Në favor të kësaj pandehme të parë janë edhe disa episode, si ato të krerëve të policive ndërtimore të qeverisë dhe të bashkisë Tiranë që u bënë në të njëjtën ditë. Po në të njëjtën ditë u shpall lajmi edhe për fillimin e cështjes penale të një deputeti të PD-së, Astrit Veliajt, me atë për procedimin ndaj deputetëve grushtaxhinj të PS-së, Ndoka dhe Nderu. Kjo lojë prej ekuilibristi e ka bërë Adriatik Llallën që megjithëse me ndonjë “kunjë” të vogël të mbështetet nga kryeministri. Ajo e ka ka bërë cuditërisht atë edhe të mbrojturin e Berishës, megjithëse ky i fundit në mëse një rast e ka akuzuar prokurorinë (por e ka vecuar atë personalisht) se vepron me urdhra politikë.
Me sa duket kryeprokurori e ka arritur qëllimin me strategjinë e tij që është në modë jo vetëm në prokurori: Të bëjë shou pa bërë punë. Të japë deklarata bombë, pa pasur rezultate konkrete. Ndoshta këtë bëri edhe së fundi kur paralajmëroi sërish arrestime. Edhe njëherë më shumë. Prandaj, me sa duket prej tij është e kotë të priten goditje të mëdha. Dërgim para drejtësisë për ministra dhe ish ministra. Adriatik Llalla nuk ka forcë të godasë. Në të vetmin rast që e ka bërë realisht këtë, ka qenë kundër një vartësi të tij. Por edhe ky rast nuk mund të vërtetohet. Sepse për të tashmë kamerat janë fshirë.
Lapsi.al
Une jam i sigurte se ne listen e zyrtareve te larte qe mjeshtri oprtunist LLalla ka mbi tavoline, jane 6 zyrtare te PD, ithtare te Sali Berishes dhe 6 zyrtare te PS, ithtare te Edi Rames. He, si thoni, t’i arrestojme?!
Ku i ka marre ata makinat luksoze me te cilat leviz ai LLalla prej vitesh. Padyshim qe ai eshte ne rrjeten e politikaneve dhe vetem genjen popullin.
Po turp per PS ne qe e le akoma kete person ne Krye te nje organi te rendesishem te Shtetit si Prokuroria.
Ky Llalla eshte vete per tu hetuar.
MASHTRUESI NR.1 SALA, MASHTRUESI NR. DHADHA
Si duket ky Llalla ben ndonje pisllek dhe per te terhequr vemendjen leshon ndonje deklarate koti. Ky Llalla duhet te merret ne ndjekje penale per moszbatim ligji dhe zvarritje te ceshtjeve te rendesishme si dhe ne mosefektivitetin e Organit te prokurorise.
Mire thone, si i jati i biri! Kur babai Rama i tille eshte.
Po ke do hetoje Llalla more? Berishen, Ramen, Meten? Po kush e vuri ate ne ate pozicion? Mendoni se do vinin ndonje te sakte prokuror te pergjithshem? Qe ti benin gropen vetes?. Le qe ku ka me burra ky vend.
Maloku llalla duhet te tutte ne burge
Gufi, nese aludoni per verior, Llalla eshte nga Gramshi, qe njihet si treve me gjak te bute.
I pari ne liste Ferdinant Xhaferri me akuzen qe ska sjelle akoma eshtrat e Ismail Qemalit
I dyti eshte Ylli Pango per sex te ngelur nje tentative.
…
Nga PS e ha Blendi Klosi dhe Fino per paaftesi dhe mungese fati ne bixhoz.
Ndersa Fidel Ylli me akuzen se ka fshehur ne deklarimin e censusit qe eshte evgjit lumi.
hahahhaahhahahah
Burg! Burg! Burg! Po cilët? Hajdutët e shtetit në ish apo në pushtet, apo ata që mezi paguajnë dritat?Llalla të bëjë punën si njeri i drejtësisë pa frikë, me guxim, po jo i vetëm. Trimi i mirë me shokë shumë. Ku janë trimat?!
shtoini uje akoma se mban dhalli
I mjere kush e beson “kryeprokurorin” uji me kos,,,,ai vete nuk e ka fshehur asnjehere qe eshte nje mashkull pa bole,,,e jo me te jete kryeprokuror prej verteti.
Po shikojeni Llallen çfare lloj prerje eshte ,pastaj mendoni se çfare mund te beje, kete dhe per roje te prokuroria duhet ta fusesh me mik ne pune
Ky eshte si presidenti.. Do bejne shume, kur tu mbaroj mandati sigurisht.. Rrine aty te pagohen qe tu njihet vjetersia e punes.. KAQ..
kjo eshte tallje bythe ne kete vend te degjeneruar ku vetem korrupsioni eshte duke u rritur nga viti ne vit, 99 % e pasurise eshte ne dore te 1 % politikneve duke perfshire edhe llallen vete, cfare hetimi do te behet vetem fjale dhe asnje levizje te vogel, ne burg perfundojne ata qe nuk kane pakuar 10 kw energji elektrike a ka me tallje bythe se kaq, populli duhet te ngrihet dhe t’i fshije nga faqja e dheut keta shkerdhata qe pasurohen me cdo ceshtje penale qe hapin, atje ku nuk marin para i fusin ne qeli.
Kosi, …hahet, apo pihet si…llallë?
A eshte dhjaks KM Rama? Kjo eshte ceshtja?
Me duket se eshte tmerrsisht DHJAKS. Nese besojme se LLalli do beje ndonje pune athere mund te presom edhe ndonje pune per se mbari te Dhjaksit Rama – pas Dhjaskit te Famshem Nano.
llalla eshte i njejte si ristani kur ishte ne kqz. kinse i pavarur por ne te vertete Besnik i berishes.
mos u habitni kur ta shihni llallen ne Parlament si deputet i PD-se ne zgjedhjet e ardhshme.
nuk i ka dhene leje rama akoma, kur te firmose rama… prt gomar te mbije bare. viva il dulla