Andi Bushati: Nuk iu intereson skandali i CEZ, po merren t’i fusin thika pas shpine njëri-tjetrit

12 Shtator 2015, 09:29Politika TEMA

Andi Bushati në një editorial të tijin, thotë se politikës shqiptare nuk i intereson të zbardhë skandalin me CEZ.

Sipas tij, tashmë të gjitha palët politike merren me diversion se kush i ka futur thikën pas shpinë njëri-tjetrit, duke shmangur thelbin e çështjes.

“Po të shohësh debatin e politikës që zhvillohet rreth ngjarjes, ai është shumë larg këtyre shqetësimeve. Në vend që të flasin në emër të interesit të publikut, aktorët politikë po merren me diversione të dorës së tretë, për t’i futur thika pas shpinë njëri- tjetrit. Kështu duke neglizhuar thelbin e çështjes PD-ja po i kushton më shumë rëndësi kësaj afere për ta nxjerrë atë si një denoncim të Ramës për Metën. Edhe Sali Berisha në parlament, që aludonte se një avokat i huaj nuk mund të fliste kurrë pa bekimin e qeverisë që e paguan edhe Ennno Bozo që deklaronte se PD i ka marrë dokumentat nga Rama, i binin fyellit në të njëjtën vrimë. Më shumë sesa zbardhja e së vërtetës ata treguan se qëllimi i tyre është ti hedhin benzinë zjarrit edhe ashtu të ndezur brenda koalicionit të majtë.

Nga ana tjetër, LSI-a prodhon vetëm alibi anësore për të gjitha akuzat. Dalja e fundit në skenë e Petrit Vasilit për të treguar se kjo është një histori shekspiriane ku Bruti i fut thikën pas shpine Cezarit të plakur, kishte gjithashtu të njëjtin qëllim: diversionin në kampin kundërshtar. Më shumë se sa shpërlarjen e Metës, LSI-a po mundohet ta paraqesë aferën e ÇEZ-it si një përpjekje të Bashës për të goditur Berishën”, shkruan Bushati.

Ndërkohë që njerëzit duan të dijnë kush ka shfrytëzuar konfliktin e interesit, kush ka lobuar për të fituar para, kush ka ulur çmimin e shitjes së energjisë, politika flet krejt gjuhë tjetër. Me thika pas shpine dhe me intriga makiavelike. Në këtë kuptim skandali i ÇEZ-t i shpërthyer nga BIRN, është jo vetëm një provë më tepër që tregon makutërinë në grabitjen e shtetit, por ai është gjithashtu edhe një pasqyrë për të kuptuar se sa larg është debati ynë politik në raport me pritshmëritë që ka shoqëria”, e mbyll ai editorialin botuar në blogun e tij Lapsi.al.

6 komente në “Andi Bushati: Nuk iu intereson skandali i CEZ, po merren t’i fusin thika pas shpine njëri-tjetrit”

  1. rebus says:

    Bushat, ke të drejtë. Të dyja palët e tjerrin problemin sipas oreksit. Këta janë!!! Bëjnë sikur u digjet barku për pasuritë kombëtare dhe u bien pa pushim daulleve të veta të çara. Janë të vegjël shpirtërisht, moralisht, analfabetë politikë, të ulët nga inteligjencia, cinikë e ironikë, vanitozë. Gjithnjë bëjnë “sikur” dhe pastaj puthen e drekojnë e darkojnë në LAlëz, Drimadhes, Dhërmi, Velipojë e Shën Gjin. Foltorja e parlamentit është vendi, që ata kanë zgjedhur për të pështyrë mbi popullin, për të treguar dyfytyrësinë e tyre. Kemi aq shumë injorantë dhe kriminelë në parlament, sa më shumë se gjysma e tyre duhen zenë me shkelma dhe duhen dënuar si hajdutë, kriminelë, të korruptuar, injorantë 24 karat, mafiozë të thekur e të rrahur me vaj e me uthull. Korbi korbit s’ia nxjerr sytë!

  2. shqipe says:

    Andi Bushatit “djal(l)it te bllokut” me gjak “blu”(sa i shpifur):

    – Nipi i kryemodeles se Bllokut per moden ne diktature, qe i vinin veshjet nga Italia, Franca, etj.-Vito Kapos, kur shqiptaret mezi gjenin dokun kinez te kombinatit te tekstileve; qe nga antiamerikane ekstreme merr edhe nenshtetesi amerikane;
    -Nipi i Shefit te “Klanit Kapo”-Hysni Kapos, qe i kishte dhe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme;
    -I biri i Mehdi Bushatit, qe nga nje mjeshter i futbollit shqiptar u transformua ne “Ata qe kryen terrorin komunist”:
    Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” mund t’i ndajme, sipas mendimit tone ne disa kategori:
    ……….
    4. Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura si:Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerri, Mehdi Bushati.
    ………..
    Mekati i “anal-istit bukurosh” Andi Bushati nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij(filiza te familjeve te KQ PPSH, etj.) eshte se sikurse “aka-dem-iku” Fuga, “di-pllom-ati” Nesho (djali i motres i Vito Kapos), “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi(kampjon mediokriteti-nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60 por i afte per di-pllom-at) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo(protektorat i Saliut)- qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme- duke i nenvlehtesuar shqiptaret, marrin rolin e “pro-feso-rit” per tu mesuar atyre demokracine.
    Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju.

    Heshtni!
    Largohuni mha jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni demokracine si dhurate te çmuar per ju!

    Bejani kete te mire shqiptareve durim-madh, sa te mos jete vone.

    1. Anonimus1 says:

      Ti Shqipe qenke loqe fare, po cfar lidhje ka kush eshte Bushati me ate qe ai me te drejt ngre. Pra thelbi eshte qe kjo klase politike, me emra dhe mbiemra te evidentuar, po vjedhin dhe shkretojne kete vend, madje edhe duke u tallur me njerzit. Po me loqe si puna jote shqipe normale qe keto gjera ndodhin, vetem ne mos qofsh ndonje nga ata drejtorat qe kan ardhur me kepuc me maj dhe flok te gjata nga mali dhe kane perfituar duke i lene grate me kenaqesi politikanit te radhes.

  3. nje i pa pune says:

    ‘Politikes nuk i intereson skanmdali’!?
    Po ty o ‘gazetaruc’ po je shqipetar e jo me pashaporte amerikasne si jot eme e yt ate si pjese e agjenturave —PSE NUK E ZBULON SKANDALIN?

  4. lexues i TEMES says:

    ‘shqipe’—–komentit tend nuk i hiqet asnje presje por vazhdoje listen e ‘òunave’ apo shurranjozave te ish bllokut perfshi edhe djemte e Kiçove,Ngjeles,Blushit,Lubonjave,Besnik kapove,Pashkove e pse jo edhe ‘shoqes’ se tyre ‘Helena e ‘Trojes’ ta marin vesh injorantet se nuk ka pune nje fshat polak Katovica por rrenjet jane tek BIBERAJT E ANTISHQIPETARIZMEs qe i kish paisur me pasaporta amerikane qe ne kohen kur SALI BERISHA U NDERRONTRE SHURREN KUR ISHIN TE VEGJEL.

  5. Lëmi Llukës says:

    Ah moj Shqipe !
    Për ato që shkrove , edhe unë s’të lëviz presjen . Por , të mungon një rrjesht për burrin e kryemodeles së Bllokut,për Besnikun e Partisë.
    Besnik ndaj Enverit -tradhëtar ndaj popullit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje