Rrethi i ngushtë i Berishës fitoi miliona euro nga pazaret e dyshimta me tokat

12 Shtator 2015, 16:37Politika TEMA

Vendimi i ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha për të transformuar një tokë kënetore të pavlerë në një pronë të lakmueshme ndihmoi familjen e tij dhe mikun kontrovers Damir Fazlliç të fitonin miliona euro, bëhet e ditur nga dokumente sekrete të siguruara nga BIRN

Porto Romano, një tokë e varfër në veri të Durrësit, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, është vendi ku gjendet skeleti i ndryshkur i një fabrike kimikatesh të kohës sëkomunizmit, një fushë e madheme plehra të shpërndara gjithkund dhe disa objekte industriale tëhallakatura.

Ende pa e marrë veten nga ndotja e papenguar e kryer përgjatë dekadave, këneta qërrethon gjirin në Porto Romanoështë vendi më i pagjasë për t’u kthyer në një zonë bumi për pronat e patundëshme,i diktuar nga elita e politikës dhe biznesit në vend.

Megjithatë, në nëntor 2006, ndodhi pikërisht kjo gjë, kur vajza e Berishës, avokatja Argita Malltezi dhe kolegia e saj Flutura Kola, filluan të blejnë tokë me 10 euro për metër katror – dy herë më shumë se sa vlera e tregut.

Rreth 14 hektarë në kufijtë e një ‘parku energjetik’ të vogël të lidhur me portin u siguruan për klientin e tyre, biznesmenin e dyshimtë boshnjak dhe këshilltar të Berishës gjatë zgjedhjeve, Damir Fazlliç, i cili i pagoi ndërmjetësit e tij, direkt apo indirekt, më shumë se sa katër herëçmimin e tregut – 18 euro për metër katror.

Shpejt pasi transaksionet u mbyllën, Berisha mori një vendim kryeministror për të lëvizur kufirin e parkut energjetik, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, i cili transformoi menjëherë një kënetë të pavlerë në një pronë me vlerë të lartë, si dhe rritiçmimin e saj me së paku tetë herë.

Vajza e Berishës, bashkë me ortaken e saj në kompaninë ligjore dhe ndërmjetësin e punësuar prej tyre, mund të kenë fituar gati 1.2 milionë euro nga shitja e tokës te Fazlliçi me çmim katër herë më të lartë se sa ai i tregut. Dokumente të papublikuara më parë, të siguruaranga BIRN, tregojnë 430 mijë euro fitime. Rreth 740 mijë euro të tjera u fituan në kesh dhe, si të tilla, nuk mund të gjurmohen.

Biznesmeni boshnjak Fazlliç e pa vlerën e tokës së tij, të regjistruar në emër të dy kompanive shqiptare, të rritej nga 1.7 në 4.2 milionë euro pas vendimit të Berishës. Nëse planet e tij për të zhvilluar zonën në një terminal nafte me vlerë 70 milionë euro do të vijonin, ai do të fitonte dhjetëramilionë euro.

Në vitin 2008, transaksionet tërhoqën vëmendjen e hetuesve shqiptarë kundër pastrimit të parave, të alarmuar nga përdorimi i “kompanive guackë” nga Fazlliç në Shqipëri, numri i shitjeve të kryera me kesh, çmimet e inflacionuara, si dhe përfshirja e kompanive të regjistruara në parajsat fiskale, Qipro dhe Karaibe.

Çështja ndaj Fazlliç u rrëzua më 2009 pasi prokurorët nuk siguruan dokumentet kyçe nga Bosnja dhe Qipro dhe nuk arritën tëgjurmonin origjinën e fondeve. Fazlliç nuk u akuzua kurrë formalisht për ndonjë shkelje dhe hodhi poshtë të gjitha aludimet.

Por një dosje dokumentesh të siguruara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN) tashmë ngre pyetje të reja mbi rolin qendror që Malltezi, përmes kompanisë së saj ‘Malltezi & Kola’, luajti në blerjen dhe shitjen e tokës, vlera e së cilës u rrit në mënyrë dramatike si rezultat i vendimeve zyrtare të babait të saj për ta përfshirë tokën në parkun energjetik.

Gjurmimi nga ana e BIRN i dokumenteve të kompanisë nga St Vincent dhe Grenadines në Karaibe deri në Moskë, zbuloi gjithashtu se moguli serb i energjisë Vojin Lazareviç ishte në zemër të marrëveshjes, duke financuar 2.5 milionë euro në llogarinë private bankare të Fazlliç në Shqipëri, përmes një rrjeti kompanish të regjistruara nëpër parajsa fiskale. Biznesmeni i dyshimtë shpreson të zhvillojë zonën në një kompleks të rëndësishëm energjetik.

As BIRN dhe as prokurorët nuk zbuluan ndonjë provë që të sugjeronte se Lazareviç financoi Fazlliç në mënyrë të paligjshme, megjithatëmoguli i energjisë nuk ka folur kurrë për përdorimin e parajsave fiskale apo pse transaksionet u kryen gjerësisht jashtë sistemit bankar.

Fazlliç, një mik i ngushtë dhe këshilltar i Sali Berishës, me miq të fuqishëm në Uashington, Londër dhe nëpër të gjithë Ballkanin, ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje.

Sali Berisha, Argita dhe Jamarbër Malltezi, si dhe Flutura dhe Florenc Kola refuzuan të intervistohen nga BIRN apo t’i përgjigjen pyetjeve tona të detajuara.

Lazareviç gjithashtu refuzoi kërkesën për t’u intervistuar, duke thënë se ishte shumë i zënë, dhe gjithashtu refuzoi t’i përgjigjej me shkrim pyetjeve për lidhjet e tij me Fazlliç.

Bum pronash të patundëshme

Nga barraka pranë një moli në Porto Romano, Abdyl Mukaj e nxjerr jetesën duke shitur peshk të freskët për turistët gjatë muajve të verës.

Jeta e tij ka qenë një përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës,kështu që, kur një banor i zonës, Kujtim Shahini, i kërkoi atij në vitin 2007 tëshistenjë hektar tokëmoçalishte me njëçmim dy herë më të lartë se tregu, ai e kapi shancin.

Toka i qe dhënë Mukajt nga shteti kur ai, si shumë fqinjë të tij, mori parcela toke në Porto Romano si kompensim pasi shteti i shpërnguli ata nga toka e paraardhësve tëtyre në veri të Shqipërisë, për të krijuar hapësirë për një hidrocentral të ri.

Pasi u ofruan një shumë të madhe parash për tokën me pak vlerë financiare apo emocionale, fshatarët nuk pyetën se kush po e blinte tokën apo pse.

Argita Malltezi, partnerja e saj në zyrën ligjore Flutura Kola, dhe bashkëshortët e tyre – Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola – kërkuan tokë pranë nënstacionit elektrik në Porto Romano për klientin e tyre Fazlliç dhe kompanitë e tij, Crown Acquisitionsdhe Alpha Shpk.

Bashkëshortët kërkuan për parcela të përshtatshme dhe punësuan një ndërmjetës vëndas – Shahinin – për të kryer blerjet vetëm me para kesh,nga nëntori 2006 deri në shtator 2007.

Shahini dhe Kola fillimisht ndihmuan për të siguruar nëntë hektarë tokë nga fshatarët për Crown Acquisitions,e cila u ble pothuajse e gjitha, sipas kontratës, për 18 euro për metër katror. Dokumenti i shitblerjes është mes më shumë se 1 mijë faqeve materialesh zyrtare të siguruara nga BIRN.

Por fshatarët i thanë BIRN se ata janë paguar vetëm 1,200 lekë [9.8 euro] për metër katror. Nuk është e qartë se kush përfitoi nga 700 mijë eurot diferencë mes kontratës dhe çmimit real. Shahini pranoi se ka marrë një pjesë ndërsa Fazlliçi, në një intervistë ekskluzive me BIRN, tha se negociatorëve të tij u takonte pjesa e tyre.

Dy nga nëntë parcelat që iu shitën Crown Acquisitions, në fakt, ishinblerë sakaq nga Shahini dhe Kola për t’iu shitur Fazlliçit me fitim.

“Unë mora vetëm 1200 lekë për m2 – ky qe pazari”, tha fshatari Mukaj. “Kujtimi [Shahini] solli paratë në shtëpinë time me një fuoristradë të zezë”.

“1200 lekë për metër katror ështëçmimi për të cilin të gjithë fshatarët e shitën tokën – mund t’i pyesësh që të gjithë.”

Në fazën e dytë, Malltezët dhe Kolat blenë pesë hektarë tokënga fshatarët për më pak se 10 euro për metër katror, të cilën ia rishitën menjëherë kompanisë Alpha Shpk të Fazlliçit për 18 euro, duke fituar në këtë mënyrë 430 mijë euro. Rreth 150 mijë euro të tjera i janë paguar Florenc Kolës për blerje tokash, megjithëse nuk është e qartë nga dokumentet se për çfarë marrëveshjeje bëhet fjalë.

Çuditshëm, gjatë transaksioneve, Flutura Kola vepronte në disa raste njëkohësisht si shitëse e pronës, për shkak se ajo e kishte tokën nën pronësi me bashkëshortin e saj,por dhe si blerëse, duke qënë përfaqësuesja ligjore e Damir Fazlliç. Pasi tërhiqte fonde nga llogaria personale e Fazlliçit, ajo në fakt paguante veten dhe partneren e biznesit, Argita Malltezi për tokën.

Crown Acquisitions në fund u shit në qershor 2007 për 1.7 milionë euro te Altaria Research Limited, një kompani e regjistruar në Qipro dhe e kontrolluar nga Lazareviç.

Alpha Shpk iu shit kompanisë me bazë në Qipro, Irongold Ltd, gjithashtu e kontrolluar nga Lazareviç, për 1.25 milionë euro. Fazlliçi siguroi 300 mijë euro fitime.

Fazlliç pretendoi fillimisht, gjatë intervistës së tij të vetme televizive që kur skandali shpërtheu në tetor 2008,se Altaria Research Limited ishte “kompania e tij hollding në Qipro”. Si rezultat, ai pretendoi se nuk kishte siguruar fitime për shkak se po i shiste Crown Acquisitions – dhe tokat nën pronësinë e saj – vetes. Kur ai u mor në pyetje vitin që pasoi nga prokurorët, ai refuzoi të jepte emrin e pronarit për shkak se, tha ai, kjo mund të dëmtonte biznesin e tij.

Por kur u këmbëngul nga BIRN, gjatëintervistës me Fazlliçnë qershor 2014, ai tha se kishte bashkëpronësi 50% me 50% te Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk me Lazareviç, përmes Altaria Research Limited.

Kjo nuk është pasqyruar në dokumentet zyrtare në Qipro dhe Fazlliçi nuk qe në gjëndje të shpjegonte nëse ai nxorri ndonjë fitim nga shitja e pjesshme e tokës te Lazareviç.

Berisha mbrojti Fazlliçin

Kur u njoftua hapja e hetimit për pastrim parash në tetor 2008, Berisha bëri të pamundurën për të mbrojtur Fazlliçin nga ndonjë akuzë e mundshme, duke siguruar dhe largimin e tij nga vendi me avion privat.

Sipas një memoje të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, të publikuar nga Wikileaks, inspektorët e ministrisë së drejtësisë u dërguan për të rrëmbyer dosjen me dokumente nga prokuroria. Prokurorët ranë pre e fushatave të njollosjes publike nga Berisha dhe madje u përballën me kërcënime për veprime ligjore nga Ministria e Brendshme.

Në qershor 2009, vetëm një muaj pasi prokurorët shqiptarë hoqën dorë nga hetimi për pastrim parash, Berisha miratoi planin që përfshinte parcelat e tokës së Fazlliçit në parkun energjetik të Porto Romanos.

Ndërsa toka nuk qe veçanërisht e çmuar kur u ble më 2007, Fazlliçi aplikoi me sukses për të ndërtuar një terminal të stërmadh nafte, duke e rritur vlerën e saj me tetë herë në krahasim me çmimin fillestar të tregut.

Kur iu kërkua të jepte llogari për rolin e vet në skandal, Berisha mbajti një konferencë për shtyp në mbrojtje të Fazlliçit, duke pretenduar se hetimi qe orkestruar “nga mafia” dhe këmbënguli se as Fazlliçi dhe as familja e tij nuk kanë përfituar prej postit të tij.

Ai argumentoi me kujdes se nuk e kishte shpallur Porto Romanon park energjetik, duke qenëse zona ishte shpallur e tillë më 2001. Por ai, gjithsesi, nuk shtoi se e kishte zgjeruar zonën e parkut për tëpërfshirë në tëdhe tokën e mikut të tij.

Argita Malltezi nuk u intervistua kurrënga hetuesit dhe roli i saj në blerjen dhe shitjen e tokës ka mbetur sekret deri tani. Duke folur në kushtet e anonimatit, burime pranë skuadrës së prokurorëve i thanë BIRN se ata thjesht ishin tepër të frikësuar në atë kohë për të thirrur vajzën e kryeministrit për ta marrë në pyetje.

Argita, bashkëshorti i saj Jamarbër dhe vëllai Shkëlzen, qenë lidhur me disa skandale korrupsioni gjatë qeverisjes së Berishës por nuk u përfshinë kurrë formalisht në asnjë hetim. Ata kanë mohuar gjithmonë të kenë bërë veprime të kundërligjshme.

Në deponimet para prokurorëve tëshqyrtuaranga BIRN, avokatja Flutura Kola dhe Jamarbër Malltezi pohojnë se ata kanëqenë të ndërgjegjshëm për potencialin e Porto Romanos në kohën kur filluan të blejnë tokën.

Jamarbër Malltezi tha: “Unë kisha informacion në lidhje me zhvillimin e asaj zone kështu që mendova se qe një biznes i mirë.”

Pasi shau prokurorët për “hetimin e tyre të motivuar politikisht”, ai shpjegoi se Fazlliçi thjesht ndodhi që qe personi i parë që u ofrua për të blerë tokën e tij.

Kola, në anën tjetër, shpjegoi se si ajo, bashkëshorti i saj dhe Malltezët patën punuar sëbashku për të siguruar tokë për Fazlliçin në mënyrë që të nxirrnin fitime. Ajo pranoi se kishte “informacion që kjo zonë qe miratuar… nga qeveria si një zonë për ndërtimin e depozitave të naftës dhe hidrokarbureve”.

Fazlliç i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por qe “100 për qind i sigurtë” se zona do të përfshihej në parkun e ri energjetik.

“A isha unë 100 për qind i sigurtë? Po, për shkak se qe shumë shumë logjike,” tha ai. “Por që Sali Berisha të më ketë telefonuar mua për të më thënë: ‘…ah, ti duhet të bësh këtë dhe atë, kyështë thjesht një skenar filmash.”

Ai pranoi gjithashtu se tokës iu rrit çmimi si rezultat i vendimit të qeverisë, por këmbënguli se zgjerimi i parkut energjetik qe i pashmangshëm.

Fshatarët, nga ana tjetër, i thanë BIRN se ata “nuk dinin asgjë për planin”.

Me ndryshimin e qeverisë më 2013 dhe largimin e Berishës, disa besuan se plani i Fazlliçit do të dështojë me ardhjen në pushtet tëPartisë Socialiste dhe të kritikëvetë tij.

Por boshnjaku thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje është takuar dhe me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij.

“Berisha qe miku im personal dhe është ende miku im personal, por unë nuk kam marrë kurrë asgjë nga qeveria e tij dhe nuk bëra kurrë asnjë marrëveshje, publike apo private, me qeverinë e tij.”

Ai i tha BIRN se “nuk kishte probleme për të bashkëpunuar” me Ramën dhe skuadrën e tij, pavarësisht fyerjeve që ka marrë prej tyre.

“Unë shpresoj që artikulli juaj të mos ngacmojë kujtimet e tyre”, tha ai me shaka.

A do të kthehet fantazma e Porto Romanos për të përndjekur atë dhe familjen e Berishës? Për momentin as partia në pushtet dhe as prokurorët nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet.

27 komente në “Rrethi i ngushtë i Berishës fitoi miliona euro nga pazaret e dyshimta me tokat”

  1. Ardi Mamurrzaku says:

    PO TANI CFARE DO NDODHE?!
    CFARE DO BEHET,DO RIMERREN TOKAT?
    PER ABUZIMET DO MERREN MASAT,E KOTE QE SHKRUHET KUR S’KA PER TE NDODHUR ASGJE…?!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Nini says:

      Mero po 200 milionet e Rames te fshehura ne llogarite offshore te OLSIT sipas OSBE pse nuk I boton

    2. OoRobo says:

      Oroobooo kur qenka Krim me ble toke private e me bo leke…sa njerez ziliqare ka key vend prandaj ska me Bo hajer

    3. turist says:

      Qeveria Shqiptare duhet te marre masa te menjehershme. Agjentet e sherbimit serb finacohen nga bisnese te vendosora ne Shqiperi, kjo eshte paradoksale! Kjo eshte edhe pergjigjja per cmimit e kripur te karburantin ne shqiperi per te frenuar dhe ngadalsuar ekonomine e vedit sepse tregu i naftes kontrodhohet nga fazlliça dhe llazaroviça. !!!KARBURANT I SHTRENTE = EKONOMI TE DOBET!!!

  2. Qw says:

    Na cate bythën edhe ju. Ceshte ky BIRN. Kjo gjë dihet që kur u shpall politika, Shqipëria 1 euro.
    Ka shqiptar që se di këtë. Tani përbëka lajm

    1. Diabolik says:

      Tani BIRN te beje dhe nje investigim per 11 Janarin dhe te “zbuloje” qe serveri i Kryeministrise ishte fshire nga dikush qe me siguri ishte i punesuar si IT, kane te dhena per identitetin e tij por per arsye hetimi nuk behen te ditura. Flitet edhe per rreth 4 te vrare … por eshte shpejt per te folur pasi ka dyshime te forta se kujt pale i perkasin. Priten arrestime te bujshme, skeni degjuar asgje akoma.

  3. Shqiptar Iliro Arian says:

    …………………/´¯/)
    ………………..,/¯../
    ………………./…./
    …………./´¯/’…’/´¯¯`·¸
    ………./’/…/…./……./¨¯\
    ……..(‘(…´…´…. ¯~/’…’)
    ………\……………..’…../
    ……….”…\………. _.·´
    …………\…………..(
    …………..\………….\..

  4. xoni says:

    Mos na jepni lajme te tilla se na friksohen shqipetaret,ky popull trim paqedashes dhe hund derr qe duartroket udheheqsit me gjith shpirt.
    Dhe sidomos na trembet Gjergj Erebara se e ka merak zbatimin e ligjit.
    Keta i bien legenit per gjera qe dihen ,ata moren paret dhe ne carat bejme ham ham.ky vend ka mar rrugen e mutit qe kur ne krye u vune te gjithe ish sekretaret e partis dhe sigurimsat e shpellarit saliserbi.

  5. sulioti says:

    po ardi mamurrzaku tani do te ndodhe ajo qe ,ti dhe populli do haje mutin e radhes dhe hajdutet do vazhdojne te tallin bythen me paret e miletit neper bote

  6. Pelasgian says:

    Ja se mbas ktij lajmi Brace Konja bashk me Dhallin e thartum do arrestojne Derrin e vicidolit!

  7. FUCK THE BIRN, BACK.
    Dead paper
    Published by Sali Berisha’s sons.

  8. Bureto says:

    Berisha thote se e ka mik Fazllicin. Po keshtu e pohon dhe Fazllic se e ka mik Saliun. Cfare kane qene me pare keta shok klase, miqesi farefisnore, bashkepunetore ne politike, thjest se u hahet muhabeti etj etj. po keto edhe ndodhin kur perkon mosha, treva, arsimimi etj, por ketanuk kane asnje motiv nga keto qe te jene miq. Atehere cfare i ka bashkuar? Fazllici doli ne skene kur Berisha erdhine pushtet ne vitin 2005, dhe me kete rast u kthyee dhe Argita dhe Malltezi nga Kosova. Si dhe ne cfare rrethanash jane lidhur ata me Fazllicin nuk i dime, por nuk ka mendje me sado pak inteligjece qe te mos e kuptoje se Fazllic eshte ortaku i biznesit te Argites dhe Malltezit. Berisha u krijoi mundesite me pushtetin e tij te bejne “biznes”, sigurisht me spekullime , dhe si atehere edhe, nepermjet mekanizmave shteterore investigative, qe ua terheq ai telat, sot eshte garanti i atij biznesi. S’do mend qe e gjitha kjo bie ere korrupsion te hatashem, po kush do ta shkokolepse?

  9. ananananananannannanana says:

    Ky lajm eshe botur me 14 Korrik 2014. Cne qe po e ribotoni?! Apo jeni zene ngushte?!

  10. Alb says:

    po po fshati digjet e kurva krifet. O po vdes populli per buk. Per kte flisni o gazetar.

  11. Shqiperi e madhe says:

    Duhet te vdes familja berisha

  12. petri zela says:

    Z Kryeminister.Opinjoni kombetar eshte ne pritie,qe qeveria juaj te
    rithekthei drejtesin me cdo cmim.Shqiptaret ju kane vlersuar,dhe do tiu
    vlersoin ne pafundesi jo vetem si njeri I denje,pikrisht dhe shqiptaret –
    kane krijuar nje besim te jashtzakonshem se vetem ju si Kryeministri
    actual I maxhorances se sotme,mund te na riktheni sigurin,dhe besimin
    per te ardhmen..Se vetem ju,jeni I angazhuar per ti dale Zot-vendit te
    Shqiponjave,ku prej mijra vjetesh kane kerkuar drejtesi,dhe vetem drejtesii..Sot eshte momenti me deciziv,per te thare lumejt e loteve te padrejtesive -qe popujt Shqiptar kan derdhur nder shekuj,vetem per
    drejtesi dhe barazi ligjore…Jam me se I sigurt,Se per ju Z Kryeminister ka vetem nje alternative; O me drejtesine,qe eshte prone e popullit, ose me padrejtesine qe eshte prone e Mafijas shqiptare me ne krye Z Berisha…

    1. OoRobo says:

      Prit o kar prit se ja per Ty do bejm drejtsi ne mengjes

      1. petri zela says:

        Ate qe nxjerr nga goja sic duket e njeh mire,patjeter qe duhesh
        ta kesh ushqyer me se miri dhe prapanicen..

  13. Ore,mero po cfar po bejni more jahu?
    Po,ju vetem po shkrujni se cfar krimesh dhe vjedhjeshmvrasjesh ka bere sali serbimdhe familja adams,por dhe klika serbe ne p.d(fashiste)dhe tradhtaret rreth saj,dhe kerkuj nuk i hyn asnji ferr ne kembe per krejt kto bemat e sali serbit,pra cfar populli jeni more,cfar intelektual jeni mor qe nuk e rzoni per toke kete tradhtare dhe klubin e tij mafioz e tradhtare me gjith familjen serbe berisha dhe malltezi.

  14. emigranti says:

    Ja pasarrdhsi i zogut, ti vije turp kesaj drejtesie qe kane frike ti vene prangat ketij krimineli.

  15. koco says:

    Ky gjirizi Berishe me gjithe shputen e familjaret e tij vetem pune te pista ka bere , vetem poshtersira , e pune te felliqura qe mbajne erem Mut si kurese eshte ky bastard me te tijet. Nuk ka Turp ky qen kur thote se Se ky Bandit , ” Nuk i detyrohet as nje qindarke Shqiptareve ? Rrace e qelbur i marte zoti e mos mbifte u shofte kjo rrace e keqe , u kablet burgjeve e spitaleve kete felliqesira , gjirizera te ndyte .

    1. OoRobo says:

      Ja na doli qe te huajt paskan paguar per token …. Se ne fillim u idiots pellisnit per toke te dhene nga Berisha falas per Fazllic….popull pa pike mendje

  16. Daku says:

    Dmth ai raporti paska qene i sakte dhe per te tjeret…

  17. GerDecBombA says:

    Baxhanakun s’e njof gruja m’tha ish n’migrim. T’a them un tyja absolut t’garrantojjj.

    shoku sAli mbaje rradhen MOS E PRISHNI RRADHEN

  18. ALBTI says:

    KA ARDHUR KOHA QE TE NGRIHET NJE RRYME MBI ATO POLITIKE QE TU TREGOJE VENDIN TE GJITHE KTYRE KRIMINELEVE QE PO SHKATERROJNE SHQIPERINE DHE SHQIPTARET.
    NUK ISHIN BUDALLENJE GJERMANET NE 30-40.

  19. Mergimtari says:

    Faleminderit zoti Mero, per shifrat dhe faktet qe pasqyron BRNI. dhe qe kompromentojne Berishen SHkelzenin, Argiten, Malltezin dhe agjentin dhe spiunin Damir Fasllic qe me pronen e shtetit shqiptare u bene miljonere dhe Sali Berisha qe vet firmoste e vet vuloste i ka mbrojtur dhe i mbron me gjithecka, sepse ky moster bashke me dhurimin apo makinacjonet per cmimet dhe akoballeqet qe u bente me rreggullimin e ligjeve beri te mundur qe keto shushunja e gjarprinj ti pine gjakun ati populli, deri sa e lane ne piken e hallit dhe atyre akoma su ka hyre nje gjemp ne kembe, sepse Sali Sulltani thote se si Fasllici dhe kericat e tije i kane mare me ligjet e qe nxirte vete Saliu. Qellimi ishte qe femijet e tije te beheshin miljonere, ashtu sic u bene dhe sot nuke e dine as vete se sa milion e miliarda Ero lek kane, vec pronave te paluajteshme. Te hetohet nje me nje kjo super vjedhje dhe tu sekuestrohet e gjithe kjo pasuri e te vihet ne sherbim te shtetit dhe qytetareve shqiptare.

  20. Familja HYSA Pronaret e ish KINOSTUDIOS says:

    Sali BERISHA , ka ndihmuar dhe TV KLAN (Aleksander FRANGAJ) e Ylli NDROQIN PER T`JU MARRE TOKEN E FAMILJES HYSA NE ISH KINOSTUDIOS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje