Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, reagoi sot në një prononcim për mediat, nga qyteti i Korçës, në lidhje me lajmin e publikuar në disa media mbi ekzistencën e një raporti që flet për lidhjet biznes-politikë.
Ai e cilësoi informacionin e paautorizuar dhe çorientues të marrë nga një material informues i brendshëm i Prezencës së OSBE-së.
“Lidhur me informacionin e paautorizuar dhe çorientues të marrë nga një material informues i brendshëm i Prezencës së OSBE-së, dëshiroj të shpreh keqardhjen tonë që ky informacion u bë publik – pa autorizim – dhe objekt i keqinterpretimeve dhe manipulimeve politike”, tha Raunig.
“Lejomëni ta shpjegoj qartë: informacioni i botuar nuk përfaqëson as politikën e OSBE-së apo pikëpamjen tonë zyrtare, as nuk përbën një vlerësim apo gjykim dhe as nuk ka shërbyer si bazë për raporte të tjera”, u shpreh ambasadori Raunig.
Ambasadori përsëriti se, “përmbledhja ishte thjesht një grumbullim informacioni nga raportime të medias shqiptare dhe pretendimeve që qarkullonin në publik. Prezenca nuk e verifikoi informacionin e përdorur, pasi qëllimi i asaj përmbledhje ishte pasqyrimi i pretendimeve dhe jo përcaktimi i të vërtetës”.
“Prezenca shpreh keqardhjen për shqetësimin që ky informacion mund t’u ketë shkaktuar personave të përmendur në materialin informues. Së fundi, dëshiroj të theksoj marrëdhëniet e shkëlqyera të Prezencës me institucionet shqiptare, veçanërisht me Kuvendin, Qeverinë dhe partitë politike, si dhe hedh poshtë me forcë çdo përpjekje për të minuar këto marrëdhënie. Ne do të vijojmë të punojmë ngushtësisht me të gjithë aktorët për të përmirësuar standardet e jetës publike”, tha Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig.
E bukur kjo. Gazetaret shpifin per politikanet. I cojne vete lajmet prane OSBE dhe pastaj i rishkruajne sikur vijne nga ky institutcion.
z.Mero Baze, nga brenda PD nje deputet i ka rasportuar nje Ambasade “Anglofone” se, gjithcka ka ne Media gjithe keto muaj dhe sidomos kjo e manipuluar sot me emrin e OSBE_se, eshte nje Fabrikim nga brenda zyrave te SHQUP_it, me urdher te Sali Berishes direkt, qe ka furnizuar vete Mediat pro tij.
Ne ditet ne vazhdim do kete sajime e shpifje te tjera po nga brenda PD_s.