Partia Demokratike ka kërkuar hetimin e incidentit të një dite më parë në mbledhjen e këshillit të qarkut të Kukësit, i cili për herë të parë do të jetë në drejtimin e një socialisti.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka akuzoi kreun e qarkut Abedin Oruçi, si një person me të shkuar kriminale.
“Pikërisht në kulmin e debatit për dekriminalizimin, kur mbarë shoqëria e opinioni ndërkombëtar kërkojnë veprim të shpejtë për të shkëputur krimin nga pushteti, Edi Rama ka dërguar në krye të këshillit të qarkut të Kukësit, një person me të shkuar problematike, si Abedin Oruçi.
Personazh i kronikave të zeza, mjafton të fusni në google emrin e tij për të parë sa të pasur e ka CV-në, dhe pikërisht për shkak të aktiviteteve të paaligjshme u shkarkua nga qeveria e mëparshme nga detyra e kryetarit të komunës Kolsh.
Por Abedin Oruçi ushtroi edhe dje dhunë ndaj sekretarit të këshillit të qarkut, e po ashtu, mori me dhunë zyrën e kreut të këshillit të qarkut, pas një mbledhjeje të paligjshme.
Partia Demokratike e dënon këtë inkriminim të zyrës së rëndësishme të kreut të Këshillit të Qarkut të Kukësit, dhe e konsideron si sfidë që Edi Rama po i bën procesit të dekriminalizimit.
Ne i kërkojmë Prokurorisë të hetojë me shpejtësi aktet e dhunës së djeshme të Oruçit, dhe kërkojmë vendosjen e ligjshmërisë në Këshillin e Qarkut.
Çdo vonesë është mbrojtje e krimit, është promovim i krimit.
Qytetarët e Kukësit nuk mund ta pranojnë këtë model të Edi Ramës. Dhe Partia Demokratike bashkë me qytetarët e Kukësit, bashkë me qytetarët e vendit do ta çlirojnë një herë e mirë politikën dhe qeverisjen nga krimi i lidhur me pushtetin”, tha Paloka.
Po e pati shpresen Shqiperia t’a shpetosh ti.o pianec , sherrxhi,emos i harro sherrett tuaja, alla vdekshim te gjithe brenda 24 oreve se nuk duam te jetojme me.
pa dashur te politizojme gjerat, eshte fakt i padiskutueshem qe te drejtoj keshillin e qarkut Abedin Oruci, eshte ti thuash hapu toke se do futem brenda.
nje njeri me te gjitha te keqijat. hajdut, kriminel, i dhunshem, imoral, drogman, njeri qe merret me prostituta etj etj.
Kukesi e njeh mire se kush eshte.
Kjo eshte e papranueshme dhe ai duhet te shkarkohet menjehere jo si socialist por si kriminel nuk e ke vendin aty.
Te kuptohemi qarte qe nuk eshte fundi i botes qe qarku i kukesit te mos drejtohet nga nje socialit por ama nga nje njeri qe gezon respekt ne ate rreth, qe jame i bindur qe ka sa te duash, dhe nuk ngeli kukesi ne doren e nje njeriu qe edhe emrin qytetaret kuksiane nuk duan tja degjojne.
Respekte Tema.
Kjo eshte situata me e tmerrshme dhe nje dite e zeze per Kukesin qe e solli Edi Rama.Ngehuni kuksiane dhe perzeni Abedin Oruçin nga zyra se do jeni te turperuar per jete se kerkon tju turperoje me kete rast edhe Edi Rama.Abedin Oruçi, autor i disa veprave penale te dyshuara, por te pagjykuara per shkak te banditit tjeter ne gjykate Isuf Shehu qe Bujar Nishani e beri kryetar gjykate.Une jam kuksian.Abedin Oruçi eshte arrestuar ne Prizren per trafik prostitucioni i cili ne bashkepunim me Selaudin Fanen trafikonin femra ne Kosove.Ai eshte arrestuar dhe ka qendruar disa dite.Me nderhyrjen e Selaudin Fanes, pronarit te Universit ne Vermice(motel) ka paguar 100 mije Euro, ku nje shume e ka marre vajza e cila ka nderruar deshmine e saj.Lirimi i Abedin Oruçit, me kusht per te mos shkelur ne Kosove per nje periudhe kohe nuk ka kaluar pa zhurme ne Prizren dhe per kete duhet te pyesni ish kryetarin e gjykates se Prizrenit Et’hem Rogoven.Abedin Oruçi eshte akuzuar edhe per goditje ndajish kryetareve te bashkise se Kukesit Safet Sula dhe socialistit Osman Elezi si dhe te ish drejtorit te spitalit socialistit Mark Nufi.Ai eshte i dyshuar edhe per vjedhje te prones publike, grabitje pronash, grabitje me dhune ne rruge me maska, por dyshohet edhe per vrasjen e dy vellezerve nga Kosova ne gusht te vitit 1999 ne Kalimash te Kukesit.Une jam kuksian qe banoj ne Tirane, por jam gati qe te shkoj ne kembe ne Kukes per te hequr nga zyra me force Abedin Oruçin se ndjehem i turperuar.Ndaj ne fund kam nje mallkim.”Edi Rama, te vrafte i madhi ZOT”