Besnik Mustafaj: Basha nuk e ka idenë si bëhet opozitë

13 Shtator 2015, 10:18Politika TEMA

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj  në një intervistë të dhënë për  gazetën “Panorama” komenton zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike.

Lidhur me opozitarizmin e kreut të PD-së Lulzim Basha në dy vitet e fundit, Mustafaj thotë se ai ka qenë përgjithësisht reaktiv.

Sipas tij, Basha dhe ekipi i tij kanë reaguar me mprehtësi dhe kurajë ndaj qeverisjes së keqe të Ramës. “Shqisa e tyre denoncuese ka qenë zgjuar. Kjo gatishmëri reaguese ka sigurisht të mirën e vet.

Ajotërhoqi vëmendjen e opinionit publik te problemet që kalon zhvillimi politik dhe ekonomik i vendit”,-deklaron Mustafaj.

Por ai thotë se ky opozitarizëm është shumë larg përmbushjes së rolit politik që pritet nga opozita.

Duke u ndalur në zgjedhjet e fundit lokale, Mustafaj thotë se Partia Demokratike është larg për t’u shndërruar në alternativën qeverisëse për shoqërinë shqiptare.

“Dy vjet nuk janë pak për të parë të paktën lindjen e një prirjeje të re në besueshmërinë e opinionit publik. Ndërsa besueshmëria e shqiptarëve vetëm ishte përkeqësuar.

Kanë qenë, megjithatë, dy vjet të mbushura me zullume dhe gafa të mëdha nga ana e qeverisë.

Që do të thotë se ka një akumulim në rritje të pakënaqësisë”,-deklaron Mustafaj.

Mustafaj thekson se “PD është një parti e madhe dhe ka nevojë të jetë e konkurrueshme vetëm nëpërmjet alternativave, gjë të cilën sipas tij Lulzim Basha ose nuk e ka kuptuar se duhet ta bëjë, ose nuk di ta bëjë”.

2 komente në “Besnik Mustafaj: Basha nuk e ka idenë si bëhet opozitë”

  1. Or,besnik mustafa,ore pinjoll i kultures s`halabakve,dhe politikes s`flliqur te ashtu te thanun parti demokratike,(se vetem emrin e ka partia demokratike)se asgje nuk ka,nuk din dhe nuk vepron ne menyren e duhur DEMOKRATIKE,pr arsye se,njerzit qe e formun dhe e udhehoqen atehere dhe sot,nuk jan as te majt,as te djathte,as demokrat,as socialist,por vetem njerez prej tuli mishit dhe nga dy sy i kan ne ball,perndryshe te gjith jan:HIENAT,e kty populli qe i ky popull i ka lind e rrit,per tja marr shpyrtin kti populli.
    Dhe,njeri ndar ta je dhe ti,besniku e shkatrimit te shqipria,dikur antar i p.p.sh-s,dhe sekretar e komitetit te rinis per jashte pra nji minister nen hye e rinis se p.p.sh.
    Te,njof ti besnik qeni,qysh ne pariz kur ka qen me ate,QENIN E MADH KADAREN,kur ju kishit ardhur per nder te KULTURES SHQIPTARE QE MBAHEJ NE PRIS,dhe ju te dyte ishti qe perfaqsonit shtetin edhe pse ishte ambasada e shqipris atje dhe ajo i organizote te tenat,por ju erdhet nga shqipria ne emer te shtetit ju muret namin ju,i perfituat te mirat e jo ata qe e meritonin,kjo eshte e kaluara e shqipris socialiste,se gjith ju kishit hije ne p.p,vetem per te perfituar privilegje dhe per te shkatruar nga mberna me urdhrat e zotrive tuaj,amerikan,serb,francez anglez,dhe kjo eshte ajo qe ju nae sollet kjo p fashiste e bashibozukve dhe e tradhtarve,dhe ti je njeri nga te besnuk qeni,cfar pret prej kti stani qe e bene rajersonet stanishicet,molloshevicet pra ky stan kete byllmet ka,bashen mashtrus,vrases,berishen vrases dhe kriminel,tij dallkauk komonist fallco dhe halldup osmanlli dhe arab,pra jo eshte ajo shqipri e kqeja e vetvetesse ka lind ka rrit monstra qe nuk e din cka eshte,atedheu apo memdheu,shesin gruan,nenen fmin par lek,euro,dollar,pra ju jeni te till te gjith,te njof shum mir,me m`par dhe ti me njef mir se ma ke pie kafen ne pariz,ne shqipri po po ne darsmen e Premton gervalles.

  2. LORA says:

    U shlodh ky i lodhuri?,,,,,pasi hengri nje dru te mire nga bija-ulkonje e dr.mortjes ,me 2007-en.E paska marre malli per nje riciklim dhune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje