“Kampl Gallery” është galeria e artit që prej të premtes në mbrëmje ka zgjedhur të ekspozojë mbi 100 piktura të Edi Ramës. Kryeministri Edi Rama iu prezantua publikut gjerman në një tjetër dimension të tij, atë të artistit. Pas ekspozitës në Berlin pikturat e Edi Ramës qëndrojnë të ekspozuara tashmë në Munih.
Të premten në mbrëmje gjatë ceremonisë së hapjes së galerisë, i ftuar i veçantë ishte artisti dhe politikani Rama. Në çeljen e kësaj ekspozite merrnin pjesë, artistë, gazetarë, kritikë arti, koleksionistë, por edhe politikanë.
Gjatë një diskutimi tepër të hapur është prezantuar rrugëtimi paralel i një politikani dhe një artisti. Politika dhe shërimi i plagëve ekonomike dhe sociale përmes së bukurës që lanë shenjë fillimisht në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë ishin një pjesë e interesit dhe pyetjeve të të ftuarve për kryeministrin Rama.
“Në Tiranë ishte një moment shumë fantastik, sepse ishte gjithçka për t’u bërë nga e para. Situatat e vështira janë shumë interesante, sepse të krijojnë kushtet të bësh diferencë. Por nuk ishte një operacion artistik, ishte thjesht një operacion politik, po me ngjyra, jo me fjalë,” – e vlerësoi Kryeministri, atë periudhë.
Momente që kanë shënjuar karrierën politike, por edhe mënyra tepër e veçantë e krijimit të pikturave të Kryeministrit të Shqipërisë ofruan një atmosferë bisede të lirshme, jo vetëm mbi pikturat, por edhe për hapat kryesore të politikanit Rama nga vitet ’90 deri më sot.
Kryeministri Rama shpjegoi se pikturat janë pjesë e tavolinës së tij të punës dhe procesi i krijimit është i pavarur nga procesi i mendimit. Ndërkohë që zhvillon takime apo diskuton për çështje të ndryshme me bashkëpunëtorë është dora dhe syri që në bashkëveprim harmonik me njëri tjetrin krijojnë këto vepra artistike.
Një nga kuratorët e ekspozitës në përfundim të kësaj bisede e mbylli me urimin: “Vazhdoni të punoni si Kryeministër, po ashtu siç keni punuar si kryetar bashkie, në mënyrë që njerëzit të mund ta ndërtojnë jetën e tyre private me momente lumturie. Ne personalisht, ju urojmë dhe dëshirojmë që në ardhmen t’ju përshëndesim si anëtarë të Bashkimit Europian.”
Edo?!
I pashe punimet e tua plako dhe me then te drejten shume Kaos dhe Depresion.
Me shume Optimizem plako,se na dhjeve germat.Te kemi dhen “timonin” dhe bo kujdes se na hudhe ne kanal,he t’u bofsha,shofero.
Mos me thuj se ke ik deri ne Mynih per me pa pikturat e ktij koqes
Nejse , un po i shoh me zoom , se pertoj me kerku ne google ,,,me ca po shoh me ngjajne shume me ato fotografite e pediatrive ku shikohen mushkrite , veshkat , melcite , me ngjyra ngjyra !!!!
Jo plako.S’u cmenda me shku ne Mynih……lol
Thjesht klikova ke faqja e galerise.
Pershendetje,Pelasgian.
tqifsha zhgarravinat
ik merru e pune, boj nonji gjo per popullin,, masnej dil ne pension edhe pikturo derisa te thahen duret,,,
tani merru me hallet e popullit, mos shfrytzo postin per kenaqsite personale, more idiot arrogant,,,
edhe atyre lerave , piktura gjasme,, shurren do i bosh se jon kot kot fare, nji mut jon piktura ato
Edhe Noli ,sa mori pushtetin filloje te merrej me muzikke dhe harroi drejtimin e shtetit, gjersa i erdhi fundi i shpejte.Prandaje z.Rama, merru me shume me ekspozitat e punes qe te ka ngarkuar populli ,se do te keshe kohe te demostroshe talentin ne piktura.
Shko o kavall, tako bashkombesit e tu, qe kane mbushur kampet e refugjateve!!!! C’me krekosesh e me be si Pikaso ne Gjermani?! Me paret e kujt i hap k’to ekspozita???
Te pakten po shite ndonje pikture, coji Eurot te kampet e shqiptareve, se s’ta ka per borxh gjermoni me mbajt me buke bashkombesit e tu.
Gjemoni ka 200 vjet qe mban me Leke e Buke Greqine edhe atyre nuk ju ka gje borxh perkundrazi dhe se po mban 5000 “shqiötare” roma gabel nuk behet nami moj Stelke
nuk duken si piktura !! ndoshta vizatime, te ngjyrosura per englendisje…..