"Pas vrasjes së Azem Hajdarit, PD i dërgoi një plumb Fatos Nanos me Kaç Islamin"

13 Shtator 2015, 10:35Politika TEMA

Në një intervistës për Ditan për ngjarjet e 12-14 shtatorit 1998 në Tiranë, ish-truproja i Berishës, protagonist i atyre ditëve, Izet Haxhia thotë se shumë nga emrat e asaj kohe janë aktivë në politikë dhe mund të flasin.

Ai thotë se një nga personat që mori në duar telefonin e zhdukur të Hajdarit pas vrasjes nga i cili mund të dilnin shumë të dhëna hetimore, është Petro Koçi, sot zv.ministër i Mbrojtjes.

Haxhia e përshkruan kështu momentin e daljes së Hajdarit nga selia e PD, pak minuta para se të qëllohej:

“…Duke zbritur shkallët ka marrë në telefon një person të regjistruar me emrin “Jovanoviç” nga Fieri, me emrin Ismet Jovani. Ismeti ishte mik me Nehat Kullën, por edhe përdorej nga Azemi për të marrë të dhëna nga Nehati, pasi Nehati ishte mik me Feriz Kërnajën, i cili ishte njeri i besuar i Haklajve. Azemi mund ta ketë pyetur këtë person që a kanë ardhur Haklajt në Tiranë apo jo. Akuza ndaj meje ka qenë që gjoja unë e kam marrë në telefon Hajdarin dhe e kam nxjerrë në prite. Kjo është arsyeja e zhdukjes së telefonit celular të Azemit nga aleancat e përjetshme të klanit të krimeve e të mosndëshkimit të tyre në Shqipëri. Ky telefon është marrë nga punonjës të policisë e prokurorisë që ka bërë këqyrjen e vendngjarjes dhe i është dorëzuar ministrit qe ka ardhur pas Perikli Tetës dhe ky eshte Petro Koçi. Unë i bëj thirrje Petro Koçit që të tregojë të vërtetën në lidhje me celularin e Azemit…”

Haxhia thotë gjithashtu në intervistën e botuar sot në Dita se deputeti i sotëm demokrat Islami, në atë kohë zv.kryeministër i Nanos u dërgua në zyrën e tij me një mesazh nga organizatorët e grushtit të shtetit.

“…Sipas atyre që kam dëgjuar atë ditë Fatos Nano është kërcënuar dhe detyruar të iki në fshehtësi.

Në PD më thanë që i eshte derguar me zv.kryeministrin Kastriot Islami nje plumb.

Kaçi i ka shkuar në zyrë dhe i ka dhënë plumbin Fatosit në mënyrë simbolike, që donte të thoshte se mesazhi i tyre është që po nuk u largove do të vritesh.

Dhe Fatosi që atë natë është larguar dhe është gdhirë në Dajt.

Të nesërmen, pak para se të fillonte mësymja kundër Kryeministrisë, ka marrë rrugën e arratisë, pa pritur ceremoninë e varrimit të Azemit.

Për këtë më mirë pyesni ish-ministrat e Nanos dhe ata që kanë qenë pranë tij në atë kohë... – thotë Haxhia.

19 komente në ““Pas vrasjes së Azem Hajdarit, PD i dërgoi një plumb Fatos Nanos me Kaç Islamin””

  1. tfgs says:

    keta jane sunitet shqipfoles……….plehraaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

    1. Adriatik says:

      E ca do bente Tosi me nje tufe turkoshqiptaresh.

      Po iki tha ti le te vrasin njeri tjetrin.

      Sa ishte ne pushtet “greku greku” i thoshin turkoshqiptaret.

      Barbare ne cdo epoke.

  2. salem says:

    Si qener qe jeni ju te PD pse nuk ja dhate pas kokes te pakten?

  3. kevin says:

    Nuk behet kurr shtet serioz shqiperia.

    Shteti nuk behet me sunit e turkosha

  4. Toni says:

    Kjo foto flet me shume

    1. Aleksander says:

      Sidomos ata 4-5 zagaret qe jane perreth …qelbesirat e kombit nuk kane fe !

  5. zonja Milo. says:

    Si ka e surrat keta te PD kur vene e bejne homazhe tek memoriali i Azemit more! Pooooo–c,far kriminelesh.Keta te vrasin naten dhe te qajne diten!……Turp ,kush i degjon Keta kriminel.

  6. Na bashkoj kenga popullore says:

    Mjafton kjo foto o Shqiptar ska nevoj per komente

  7. Monda says:

    Po Perikli Teta pse nuk ka folur? Po P. Kocit kur I ra ne dore celulari menjehere pas vrasjes apo kur e kishin pastruar birbot??? Hajde hajde” e verta” e mbuluar me fetezhe dhe hajde ta shohesh…

  8. mergimtari says:

    Te gjithe ata qe duken e nuk duken ne ate foto jane palacot dhe kriminelet shqiptare qe per 25 vite e demtuan aq rende ate vend me emrin Shqiperi.Vetem nje organizate me emrin hakmarrje per drejtesi te vertete do te bente pune ne Shqiperi deri ne kohen kur te vendoset shteti ligjor me hetuesi, gjykata, poliici e adminstrate profesioniste ne zbatim te ligjit dhe vetem ligjit.

  9. Naftetari says:

    Tani ta fusin plumin ne bythen e tyre se Fatosi dhe Kaci jane me PD sa qesherake qe eshte kjo bote Kaci e Fatosi lule per Azamin haje gallate haje qe ben Sala me kete milit.

  10. LORA says:

    Faleminderit Izet Haxhise per kontributin e tij dobiprures,me deshmite qe po jep ne menyre frekuente.Uroj qe te mos tutet ne kete mision dhe te dije se opinioni publik, i shqiptareve qe jane ne merak per fatete e tashme dhe te ardhme te Kombit tone,ka nevoje te kthjellohet dhe e mbeshtet Izetin.Ata qe i vihen kunder ,ne komente,padyshim qe bejne fet se vijne nga kampi brekedhjere,nga ata qe u pervlojne sumen te vertetetat e Izetit.
    Faleminderit Temes per shpalosjen e ketyre deshmive dhe per aksesin qe i jep Izetit dhe shkermoqjes perfundimtare te korporates kriminale te dreqesise “gjin gjoni”.
    Une mendoj se keto deshmi vlejne shume ne klimen e hartimit te nje reforme fundamentale per drejtesi ne shtetin e shqiptareve,.

  11. astronomi says:

    fajin e ka berisha..vazhdo meroo

    1. uhahaaa says:

      Fajin e ka jot’eme ne fakt uahahahahahaaaa

  12. lul bishti says:

    Mos u lodhni shume mor burra.Disa te verteta kurre nuk do te mesohen.Fatkeqesisht……….

  13. kosta says:

    Ajo qe shqeteson me shume eshte menyra se si keta dhe ata palaco te degjeneruar na tregojne se sa kollaj eshte qe te dergosh fisheke nje kryeministri dhe sot e tregojne me shume sevda a thu se eshte nje dicka me kaq shume vlera dhe qe smund ta bej cfare do lloje njeriu i zakonshem.Imagjinoje se cfare kombi pa vlere jemi ne qe na kane mare peng ca zagare e shkerdhata te degjeneruar si Sali e Fatos kurva qe u zhduk si mi nga ky vende e qe sot me mbeshtetjen e ca ndyresirave si Kaci Zi e ben Blush Kodoshi duan te na i kthejne perseri…..e perse…dihet se ai i fryhu nga buthet keta sum qira.E tmershme kjo menyre se si i tregojne kurvlliqet si dicka pozitive.

  14. pordhi kali ne dere te hanit says:

    azemi ishte krye shkerdhata i pd ashtu si krye qeni Berisha

  15. gregori says:

    Ju te Temes dhe ju komentues a mund te me thoni se ku ndodhet sot analogia e shtepise me gjethe? Eshte prape me gjethe, pa gjethe, ne bodrume, ne hotele lluksoze, ne pallate te stermedha? Kush eshte i zoti ta gjeje. Meriton pergezime, apo mendoni se nuk ekziston nje e tille?

    1. me thene te drejten says:

      Shpresoj qe te ekzistoje,perndryshe nese nuk ekziston do te thote qe s’ekziston as nje grime shtet ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje