Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka ka marrë gjatë këtyre ditëve edhe mbështetjen e disa prej kolegëve të tij të grupit parlamentar të PS-së.
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit, emri i ishdeputetit u përmend sërish të premten, për shkak të një kallëzimi që bëri ILDKP për fshehje të pasurisë dhe pastrim parash.
Ndoka reagoi, me një status në “Facebook”, duke sqaruar se pasurinë e tij e kishte vënë me biznes të ligjshëm dhe të ndershëm.
Në komentet mbështetëse që atij i janë bërë, pas deklaratës, ishte edhe ai i deputetit socialist të Kavajës, Parid Cara.
“Beno, me kurajë dhe qetësi do të dalësh nga kjo situatë me kokën lart. Kush të njeh, e dinë mirë se kështu do të ndodhë. Të jam afër vlla”, – shkruante në komentin e tij deputeti socialist Cara.
Deri tani nuk ka pasur ndonjë koment kundër Ndokës.
Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi deklaroi pak ditë më parë se e përshëndeste vendimin e Ndokës për të dorëzuar mandatin dhe për të vijuar zgjidhjen e problemeve me drejtësinë.
mos u merzit beno se mbase ke kemben e mbare dhe per kete paridin se dhe ky ka qene ne itali ta di hallin dhe prandaj te jep mbeshtetje,po duhet pak kohe
Qaji hallin paridit ti deshtak qe rri pas kompjuterit
Po mos u merzit o ben se dhe ti do rehabilitohesh me ndonje detyre me te l’art.
Pastaj cfar ke ber ti qe ata koleget e ty se kan ber?!! Po te gjith hajdut me kollare jeni or burr prandaj solidarizoni njeni-tjettin
Sa gjynah! Po bjen shume me qafe te shkretit…
Ata qe kane patur te njejten veprimtari me kete duhet te solidarizohen ne keto momente te veshtira!!
Koken lart vlla!
Une mendoj se Lezha di me shume se ky Cara,kjo eshte dhe arsyja pse PS humbi ne Lezhe.
Po na dalin t’gjithe inteligjent si Bill Gates me kto milionat.
Edhe ai pa shkolle eshte.
Hahaha humbesit e Kavajes.Do te hyjne ne histori si shperdoruesit me te medhenje te pushtetit.E braktisen djepin e demokracise.Pikerisht bene bisnes me demokracine.
E mbyten kriminelet kete popull dhe shikohet edhe solidaritet ndermjet tyre!
kshu i kan than cdo te largumi pastaj harres