PPE përgënjeshtron PD-në: Jo anëtare me të drejta të plota

13 Shtator 2015, 13:51Politika TEMA

Gati 10 ditë më parë drejtuesit e Partisë Demokratike trumbetuan me zë të lartë se e djathta është bërë anëtare me të drejta të plota e Partisë Popullore Europiane.

Lajmi do të përshëndetej po në rrjetet sociale nga një pjesë e rëndësishme e Kryesisë së PD-së, të cilët e cilësuan si kurorëzim i përpjekjeve, vizioneve dhe idealeve të demokratëve shqiptarë në rrugën europiane, shkruan “Shekulli”.

Por ndryshe nga sa deklaroi numri një i opozitës Lulzim Basha, i ndjekur një ditë më pas me një deklaratë të gjatë nga ish-kryetari i kësaj partie Sali Berisha, faqja zyrtare online e PPE-së thotë se Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane në Bruksel votoi që Partia Demokratike të marrë statusin e anëtares së asociuar në PPE dhe jo anëtare me të drejta të plota.

Asambleja Politike votoi dhe ngritjen në pozitë të statusit të anëtarësimit të dy partive të PPE-së, atë të Partisë Demokrate të Shqipërisë si dhe Aleancës së Hungarezëve të Vojvodinës së Serbisë. Të dyja partitë, që deri më parë ishin anëtarë vëzhgues tashmë kanë statusin e anëtarëve të asociuar në PPE”, shkruhet në faqen zyrtare të Partisë Popullore Europiane.

Siç shihet nga njoftimi i PPE-së mes deklaratës së Partisë Demokratike dhe vendimit që mori Asambleja e Partisë Popullore Europiane dhjetë ditë më parë në Bruksel ka një mosdakordësi.

3 komente në “PPE përgënjeshtron PD-në: Jo anëtare me të drejta të plota”

  1. salem says:

    mos more,prap i nxoret genjeshtar keta genjeshtaret e PD?

  2. LORA says:

    Ku gatuhet genjeshtra me mire ne te gjithe Globin??????Ne shquuuuuuup.

  3. Nuk mbarojne pralla te Shokut sekretar sali .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje