Timo Luto: 14 shtatori në TVSH dhe “shoqja Miti” që vinte në dhomën e montazhit nga zyra e Berishës

13 Shtator 2015, 18:28Politika TEMA

Gazetari veteran i RTSH-së, Timo Luto në një intervistë për ‘Dita’ në muajin maj rrëfeu edhe si është keqpërdorur politikisht Radiotelevizioni publik dhe çfarë ndodhi me të në 14 shtatorin e 1998-s gjatë asaj që duhej të ishte dita e varrimit të Azem Hajdarit.

Ai thote se stafi i Berishes vinte mbikqyrte deri edhe montimin e lajmeve qe kishin te benin me kronikat e ish-Presidentit.

“Zëdhënësja e Presidencës, Aida Shehu futej vetë në studion e montazhit për të montuar kronikën apo specialen që do të transmetohej. Kështu kishte ndodhur gjatë sistemit të mëparshëm, kur pas ndonjë veprimtarie të Enver Hoxhës, vizitë apo takimi, vinte nga Komiteti Qendror shoku Miti Tona për të ndjekur drejtpërdrejt procesin e përgatitjes për transmetim të kronikës informative apo emisionit special. Vendin e shokut Miti e kishte zënë zonja Aida. Nëse zonja Aida kishte ardhur pak më herët se ç’duhej, ajo pritej në zyrë nga drejtori, herë nga Qemali (Sakajeva) e herë nga Artjani (Tepelena) i redaksisë së informacionit. Sa e shihnim nëpër korridoret e televizionit pëshpëritej ndër punonjësit: “Paska ardhur shoqja Miti”…”

Për grushtin e shtetit në 14 shtator 1998, Luto tregon:

“…Isha ulur dhe po shkruaja në një makinë shkrimi tekstin e një kronike. Nga jashtë filloi të vinte një zhurmë e mbytur, si uturimë, që sa vinte e rritej. Më pas u dëgjuan krisma armësh. Të gjithë sa ishim në redaksi u ngjitëm në katin e sipërm, nga mund të shihnim më mirë. Një shtëllungë e madhe tymi të zi u pa të ngrihej lart mbi ndërtesën e Kryeministrisë. Dikush tha se ishte kortezhi me arkivolin me trupin e Azem Hajdarit. U ktheva në zyrë, ku më gjeti ime shoqe, Vjosa.

– Çohu,- më tha.- Ç’më shkruan! Këtu po bëhet hataja. Kanë hyrë në godinën e Radios njerëz të armatosur. Hajde të ikim.

– Ik ti,- i thashë,- se unë vij më pas. Zbrit dhe merr rrugën nga universiteti.

Iku. Sapo ajo doli nga zyra, dola në dritare për ta parë. E pashë teksa u fut në rrugën midis Pallatit të Kongreseve dhe stadiumit. Vendosa të zbrisja për të parë. Pasi kisha zbritur katin e dytë, i ndala hapat. Ajo që pashë ishte e pabesueshme. Holli ishte mbushur me njerëz të armatosur e me fytyra të egra, që nuk prisnin gjë veç një urdhri për t’u ngjitur lart. Ai që komandonte ishte roja personale i Berishës, tepër i njohur në publik. Për fat të mirë nuk më panë dhe u ngjita menjëherë lart.

– Duhet të ikim,- u thashë kolegëve që po qëndronin të shqetësuar në korridorin e zyrave. Dikush kundërshtoi e tha se nuk kishim pse të iknim. – Ata nuk kanë punë me ne,- më thanë. – Kanë apo s’kanë, hajde gjeje,- u thashë.- Unë po iki se ata që nuk kanë punë me ju, mua nuk më kanë shumë qejf,- dhe u largova.

Kalova urën që bashkon godinën e Radios me atë të Televizionit dhe ndoqa korridorin ku janë studiot, për të zbritur nga pas në katin e parë dhe pastaj në oborrin e pasmë. Para se të zbrisja, ktheva kokën e vështrova korridoret e brendshme të Radios, ku ecte në krye të një grupi të armatosur ish-nëndrejtoresha e RTV-së, militantja e zjarrtë Antoneta Malja.

Dera në oborrin e pasmë ishte e hapur dhe para meje e kaloi atë një nga policët roje të RTV-së, krejtësisht i çarmatosur. Dola pa problem në Rrugën e Elbasanit dhe, duke kaluar nga pas stadiumit, mbërrita në shtëpi. Sa shkova në shtëpi, u ula para TV.

Transmetohej drejtpërdrejt nga Shijak TV. Reis Çiço, i larguar një vit më parë nga Televizioni shtetëror, komentonte me pasion pamjet që shfaqeshin në ekran. Nuk vonoi dhe në ekran u shfaqën persona të dalë nga turma. Ekrem Spahia, kryetar i Partisë së Legalitetit, deklaroi në Televizionin shtetëror diçka që nuk merrej vesh, thirrje për qetësi apo triumf fitoreje.

Pasdite e tërë ajo turmë e hutuar e pa komandë u zhduk papritur. Godina e Televizionit u zbraz nga të ardhurit. Aty në hollin e katit të dytë mbeti dreka e sjellë në nderim të të ndjerit, që u kthye në një ditë marrëzie dhe poshtërimi për të. Arkivoli me trupin e Azem Hajdarit u braktis nga turma duke u përcjellë në varreza nga pak njerëz, familjarë e të afërm, të tjerët u sulën dyqaneve që gjetën hapur në bulevard dhe në rrugët e tjera të kryeqytetit…”

 

19 komente në “Timo Luto: 14 shtatori në TVSH dhe “shoqja Miti” që vinte në dhomën e montazhit nga zyra e Berishës”

  1. naku says:

    Marrezit e PD skan te sosur!!!

  2. ILIRET says:

    ” Arkivoli me trupin e Azemit u braktis nga turma, duke u percjelle ne varreza nga pak njerez, familjare e te aferm. Te tjeret u sulen dyqaneve qe gjeten hapur ne bulevard dhe ne rruget e tjera te kryeqytetit”.
    -Ja kjo ka qene dhe eshte PD-ja. Keta jane njerezit e saj.
    =Pyetje: -Berisha me cilin grup u perfshi? Me ata qe percillnin te ndjerin ne varreza, apo me ata qe grabisnin dyqanet.
    -Sepse me c’po lexojme Berisha nuk paska mare pjese ne varrimin e Hajdarit.!!!!????

    1. zhaku i pamposhtur says:

      ‘iliret’…po ps a e di ti kush eshte? eshte ajo qe qe quhej ppsh dhe sot na quhen rilindas…une nuk kuptoj nje dicka me ju militantet,keni dy vjet ne pushtet dhe ne vend qe te beni dicka per varferine e ketij populli ju e keni dhjere akoma me keq nga c’ishte ne kohen e sali qenit dhe po i perzini shqiptaret turma turma si ne 90…ja ku e keni saliun pse nuk i hidhni hekurat? apo mos valle ai piktori juaj ka folene e dhjere e nuk ben dot gje…normale po te dolen qe ke nja 200milion euro kur ti deklaron 3000 euro te ardhura ne vit eshte normale qe ky lloj muti ta mbyll gojen,po ato vilat andej nga dajti me ca paresh i beri piktori mer lal apo me ato paret qe do shesi keto pikturat e ekspozites ne gjermani…cuna une e kuptoj qe qeni do lehi atje ku ha mirepo keta rilindasit e juaj dhe ata kopuket e saliut kane bere marreveshje te medha ne dem te ketij populli,mos u beni vegla te ketyre sharlataneve sepse ketyre do tu vije dita dhe ne mes te nates kane per ta braktisur shqiperine sepse zullumet qe kane ber jane te medha dhe populli u zgjua e nuk genjehet me..prandaj ju militantet e vegjel mire do te benit ta braktisni ‘anijen’ qe po fundoset sepse anija juaj fut uje nga te katra anet dhe nuk kalon dot as perruan e lagjes time dhe jo me te caje detin..piktori juaj eshte po aq sharlatan sa eshte edhe saliu prandaj edhe jane te pathyeshem ata…a ju kujtohet si i shante dikur saliu komunistet??po piktori kur ishte ne opozite a ju kujtohet se sa e sa akuza ka bere ne drejtim te saliut??
      perfundimi?..

      1. I riu komunist says:

        Degjo ketu ti mor BYTHCPUAR kolaboracionist! Races tuaj ja shtrime kabllin mire,se ashtu e meritonit.Duket qe aspak nuk keni ndryshuar,nje hale me mut jeni edhe sot e kesaj dite.Ndaj ta dini,kabllin ne fyt do jua a nxjerrim perseri,si perhere ?
        Race e keqe!!!

  3. Reiz Cico perseri eshte sahanlepires i Berishizmit, por jo me ne TVSH, por ne Televizionin Klan qe absolutisht edhe me nen-filialin e saj ABC News (U falimentua TV-Arberia nga Berisha DIREKT dhe frekuenca ju dha Frangajt si shperblim per sherbim, e lindi ABC News, nje kanal televiziv absolutisht si TVSH_ja ne kohen e Enver Hoxhes, ku i kendohet vetem Udheheqesit Berisha e familjes se tij Politike e Biologjike, e shpifet e shahet e Majta e sidomos Edi Rama), jane super-Propaganda e Partise se re Komuniste me emer shume te madh, por aspak si emri, pra; PD.

    1. I riu komunist says:

      Partia Komuniste shqiptare u ben thirrje gjithe njerezve te ndershem…
      Gazetarke,mos ngaterro jashteqitjet e partise sone (Pd e Ps) me Partine Komuniste.Ne jemi ketu,presim castin e mbrame per tu shtypur koken te gjithe bajgave te ketij vendi!
      E vjetra shembet,nje jete e re lulezon germadhash ?

  4. Spartaku says:

    O zote! Ky Sali Berisha qe ka bere gjithe keto marrezi,dhe i degjon sote,dihen nga i gjithe populli, si rri ne kembe,si nuk ka seder njeriu ky kafshe me ftyre njeriu?Si ka sy e surrat qe del para njerzeve? A nuk i bene pyetje vehtes,po une çfare kame bere keshtu,dhe me ndergjegje te kerkoi falje?. Me siguri ky do jete alien se po te ishte toksor,do sillej si njeri mes njerzeve.

    1. zhaku i pamposhtur says:

      pooo ‘spartaku’ poooo..do te rrije ne kembe saliu sa te kete ne qeverri ‘rilindas’pe letre…edhe mos u habisni se piktori eshte aq ‘burre’ sa mund ta fusi edhe ne burg saliun ndonje vit por ne fund ama do ti japi si demshperblim ndoshta nja 70mln euro(e jo leke si nanos)..rilindas zgjohuni se u ka ikur treni,ngelet duke shikuar mbrapa se ca beri saliu,nqs nuk dini te qeverrisni lerjani prap saliut tua shkerdheje me keq se cua shkerdheu mirepo kam frike se ai piktori juaj eshte ortak per koke i saliut dhe eshte po aq langaraq dhe i felliqur sic eshte edhe saliu..zgjohuni sa nuk eshte vone..

      1. Tafuti says:

        Zhaku i mposhtur (ketu e 70 vjet me pare),ceshtja eshte se ka idioter si puna jote qe i ruajne krahet Sali Shpellarit,ndaj dhe denimi i tij mund te sillte konflikte me shtresen tuaj psikopate! Pra kjo pune do durim,i duruari i fituari ?

  5. Cudia says:

    Hajde tani dhe quaje parti demokratike… Popull i lashte…dmth i lesht desha me thene.

  6. shvejk says:

    Nata qe u vra Azem Hajdari ishte me shume shi dhe vetetima, por ditet qe pasuan ishin edhe me te zeza.Nuk e harroj dot turmen qe sulmoi televizionin dhe kryeministrine dhe qe rrembyen edhe autoblinden e gardes qe doli per ti shperndare.Sulmi tek kryeministria, ku nga benzat e vjeter dilnin automatiket dhe pistoletat qe furnizonin turmen.Ate dite shteti kapitulloi dhe poicia e shtetit u zfhduk nga rruget.Mbasdite neper rruget e Tiranes bridhnin automjete te mbushura me burra me arme si kercenim per kedo qe dilte.U sulmuan dyqanet dhe bisneset duke e shnderuar ate dite ne nje tmerr te vertete.Vetem diku nga ora 19-19.30 e mbremjes shteti rimori kontrollin e qyteti dhe policet u shfaqen rrugeve per te vendosur rendin.Desh harrova te kujtoj presionin qe i behej presidentit te asaj kohe Z,Mejdani per te shpallur rrezimin e qeverise duke i lene edhe afate kohore,As sot kam buindjen nuk eshte pastruar sado pak imazhi i shemtuar i Shqiperise se atyre diteve.

  7. eri says:

    aida shehu gruaja e tritan shehut sekretare personale e sali berishes

  8. edi las vegas says:

    un i kam pare vet ne 90 97 por ne 90 ne ate parti u futen vetem hajdutet langaraqet zorrot pederat ato qe kishin qen burgjeve dhe u futen vetem me vjedh dhe plackit dhe ja arriten qellimit sot nje pjese jan prape ne burgje tjeret jan bere pashallare me hotele restorante dhe pasuri te vjedhur

  9. xhimi says:

    o sa shkerdharni qe osht me ken shqiptar or eeejjjj…
    sa bythqimni osht me ken demokrar or tejjj
    sa kurveni osht me ken malokar mor uiiiii…
    sa plerni qe osht me ken … sic u tha ,or ti

  10. Konservatori says:

    Reis Cici etaloni i mediokritetit gazetaresk e narcizistit.vemje qe nga ana profesionale nuk ka vlejtur nje grosh,gjithshka ja atribuon bythlepirjes se politikes e shefave.

  11. tani says:

    Ska shtet. Llalla nuk ka nevoje per me shume fakte qe te hape procesin. Pa u ndeshkuar ata qe kane bere keto faje eshte e kote te mblidhen parate e energjise elektrike. As Rama sduket te jete i zoti per te bere shtet.

  12. Kol Tivari says:

    Oh sa mirë me kenë rrumpallë (shqiptar…???!!!)

  13. artan kola says:

    O Timo po fol atje ku duhet folur or burre jo neper forume sociale…!!

  14. Martini says:

    SALIU E DI MIRE!Kur nuk pesoi gje pas 97 per faj te Nanos,Mejdanit me kompani nuk e gjen me gje kurre,prandaj i pret goja.Ai vazhdoi ta shkateroje Shqiperine deri me sot.Por ai e ka kuptuar se Edi Rama nuk ja mban pagurja,ka frike,prandaj vazhdon qe sado pak te beje presion edhe mbi te tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje