Ish- gazetari i TVSH në fillim të viteve ’90, Arjan Melonashi ka postuar sot një reflektim mbi atë që ka ndodhur me një intervistë të censuruar të Azem Hajdarit në TVSH.
Pas reagimit të tij ka reaguar dhe ish- drejtori i asaj kohe, Skënder Bucpapa, i cili jep versionin e tij. Më poshtë të dy reagimet.
Melonashi shkruan:
“Pashe krejt rastesisht qe Skender Bucpapaj ka shkruar nje artikull krahasues (ne VOAL) mes dy figurave shqiptare: Azem Hajdarit ne Shqiperi dhe Ibrahim Rugoves ne Kosove . Nuk mendoj se jane te krahasueshem, kjo eshte ideja ime, pavaresisht shkrimit te Bucpapajt…edhe pse nuk e lexova pasi mbrrita ne nje pike e u ndala.
“Cmenduria eshte 40 llojesh – thoshte gjyshja. Mendoj se edhe paturpesia eshte po aq ylberore.
Skender Bucpapaj ka menduar sigurisht qe i nenshkruari qe realizoi ate interviste me Azem Hajdarin nuk eshte me mbi faqen e dheut….ne ndryshe eshte shakatar i madh….ne ndryshe eshte harraq i madh….ne ndryshe eshte hileqar i madh. Intervista kritike e Azemit fill pas fitores se Partise Demokratike ne zgjedhjet e vitit 1992 u realizua nga une e grupi im televiziv, operator Gazmir Shtino e operator zeri Arjan Negro….intervista u censurua e nuk u trasmetua kurre per urdher te prere e te pa apelueshem te drejtorit te pergjithshem te Radio Televizionit Shqiptar te asaj kohe….me tej, shi per ate interviste u pushuam nga puna. Doni ta dini kush ishte bemetari? kush ishte censuruesi i Azem Hajdarit? Haaaaaaaa, po mos njihni historine, vini pak ne pune fantazine, do ta gjeni patjeter emrin e tij.
* * *
Nuk kaloi shume dhe Skender Bucpapaj mu pergjigj. Me kerkoi te konfrontonim idete e te vertetat tona per ate ngjarje. E pranova me kenaqesi dhe meqe ishte vone e lame per sot. Nuk eshte nje duel, por nje perpjekje e urte per te kuptuar njeri tjetrin. Ashtu si shkruaj pak me poshte, une shihja te vyer kete perpjekje te dyanshme e jo ato ngjarje qe nuk marrin fryme me.
Ja leterkembimi i sotem:
I dashur Skender Bucpapaj!
Le te nisemi nga e verteta, te cilen ju pohoni se eshte nje e vetme. Jam ne unison me ju, eshte nje, vec ka edhe te verteta te vogla te cilat kur rreken te zevendesojne te paren, kthehen ne genjeshtra te medha.
Qe nuk kerkuat ju te intervistohej Azem Hajdari, qe nuk firmoset per daljen e aparaturave jashte shtetit, qe nuk u ndodhet kur u pushuam nga puna, jane tamam ato te verteta te vogla, te cilat perpiqeni ti perdorni edhe sot… e dini pse?
Sepse ende keni nje shqetesim ne ndergjegje, sepse perpiqeni ta fashitni e nuk mundeni, e vetmja rruge eshte ndjesa. E keni, kane kaluar kaq vite sa do te kisha vdekur prej kohesh, po te ushqehesha vec me helmin e merive te vogla… e keni pra ndjesen time, por nuk do t’ju mjaftoje gjithsesi; sepse ju keni qene poet e per nje poet mbetet plage prerja e kraheve, ndalimi i fluturimit e endrrave te atyre qe duan te enden te lire qiejve. Ju e bete, njezet a me teper vite te shkuar… jo krejt ju, zbatuat vec nje urdher, e ndoshta kjo u rendon me shume: nuk patet fuqi e personalitet te imponoheshit ne emer te profesionit, ne emer te lirise qe po lindte…
Tu kthehemi te vertetave te tua: nuk eshte pare qe Drejtori i Pergjithshem i RTVSH apo i cdo televizioni tjeter kombetar ne bote, te urdheroje realizimin e intervistave ne kuader te informacionit, vec rasteve te jashtezakonshme ne jeten e nje vendi. Intervista u kerkua nga Azem Hajdari dhe u aprovua nga pergjegjesi i Redaksise se Informacionit. Kaq ka qene gjithnje e mjaftueshme ne jete te jeteve. Te intervistosh vec me porosi shefash te medhenj kthen gazetarin ne nepunes e mbajtes mikrofoni, gazetaria merr fund, gjejini tjeter emer.
Udhetimi yne ne Austri e dalja e aparaturave jashte shtetit u krye me dijenine e firmen e zv.drejtorit te Televizionit Shqiptar; (praktike normale, deri sa ju e pohoni te keni qene jashte shtetit per vehte, pra ne pamundesi firme)… ne fund te fundit, ne kishte mase disiplinore per tu marre, ajo duhej tu drejtohej aprovuesve te sherbimit e jo grupit tim te xhirimit. Vec kesaj, i nenshkruari, nuk kishte lidhje me aparaturat, apo jo? Si e justifikoni largimin tim z. Bucpapaj?
I kthehemi se vertetes se madhe: te rritur ne nje sistem despotik dhe autoritar, te ngjizur me propagande e zhytur ne batakun e luftes se klasave, politikanet e rinj – shume prej te cileve, militante aktive ne rradhet e Partise se Punes – kerkonin te ndertonin sistemin e ri demokratik me ato metoda qe njihnin, me ate intolerance te trasheguar, me te njejtin autoritarizem, me te njejten ethe te pushtetit per pushtet e jo ne te mire te njerezve. Une e kuptova kete ne vitin 1991. Une e ndjeja se gazetari duhet te ishte ne oponence gjithnje, me cfaredo lloj pushteti, qeverie, ambicie, politike. U perpoqa te bej ate. E di qe me kane share e jane hakerruar kunder meje ne korridoret e Komitetit Qendror te Partise se Punes, ashtu sic di, qe Demokratet ia dolen jo vetem te hakerroheshin por edhe te me largonin… tamam ashtu si paten enderruar dy anetare te Byrose Politike!?
Tentativa e pare u be ne maj 1992, fill pas kronikes mbi gjendjen katastrofale te Aeroportit te Rinasit. Nuk mund ta mohoni z. Bucpapaj urdherin qe u erdhi nga lart te nesermen; vec fati donte qe po ate mbremje, per shkak te ndricimit te pamjaftueshem te pistes, aeroplani qe sillte kryeministrin Meksi nga Roma, te gabonte uljen, te thyente karelin e rrotes se pare dhe e dini qe tragjedia u evitua per nderhyrje te Perendise, pasi nuk ka tjeter spjegim.
Me tej realizuam intervisten Hajdari. Nuk u trasmetua. Pse? Sepse Hajdari thoshte te verteta te medha, te hidhura, shume te hidhura. Azemi, me qashtersine e endrres se tij studentore, (ishte ende viti 1992) nuk e pranoi dot vajisjen e mekanizmave te vjeter por ende eficiente te nje tjeter lufte, ashtu si ajo e Enver Hoxhes pas ’45
E verteta eshte qe ne hodhem ne gjyq RTV per largimin nga puna dhe e fituam betejen tone, por ju, tamam ju, Skender Bucpapaj, nuk pranuat qe te riktheheshim ne profesionin tone.
E verteta eshte qe ne fituam edhe ne instance te dyte e ju Skender Bucpapaj, perseri vazhduat ne tuajen.
E verteta eshte qe ne fituam te drejten edhe ne Gjykaten e Kasacionit, por ju Skender Bucpapaj nuk u drodhet as para ligjeve te shtetit, dhate shembullin se si parrulla “Partia mbi te gjitha” ishte ende e gjalle e llahtara e komunizmit kishte qene tamam kjo.
Me vret ende… jo pushimi yne nga puna, po shperfillja e ligjit nga nje individ. Ishit ju. Vute minen tuaj te vogel ne themelet e shtetit ligjor qe duhet te lindte.
… e me shkruani sot pothua i habitur e me keqardhje rreth intervistes se pa trasmetuar te Azem Hajdarit?
Ju?
Une nuk kam qene komunsit, nuk e kam dashur komunizmin. Gjyshi im ka qene denuar me 101 vite burg ne ’48, me rrethin e grupit te deputeteve. I moren gjithcka, shtepine, sendet, jeten. Une e njihja historine e familjes sime; tamam per ate e kam jetuar me pasiguri, frike e dridhje zemre jeten deri ne permbysjen e rregjimit. Kam qene nder me te lumturit ato dite ne Qyetetin Studentor kur themelohej demokracia. Me larguat ju nga puna, nga endrra per nje sistem ligjor e bazuar ne vlera sociale, humane, ju me larguat nga vendi.
Me shkojne vargjet e Nolit, ashtu si edhe mijra te tjereve ne keta 20 vitet e fundit. Nuk them se Shqiperia mund te ishte me e mire, me e begate, me e paqte po te ishim dhe ne, bijte e merguar. Vec fakti qe ende sot nuk mundet te hape flatrat, qe eshte po aq e padrejte sa me pare, qe eshte e padrite dhe e palare, ndoshta eshte nje tregues se pa ne, te larguarit, nuk ia dalka dot te ece aq sa do ta deshironim. Zaten, kjo eshte historia. “Anes lumenjve” Imzot Noli e shkroi pothua nje shekull te shkuar.
Qofshi mire.
Arjan Melonashi
Reagimi i Buçpapaj
I dashur Arjan Melonashi!
Unë nuk kam asnjë arsye të mos e tregoj të vërtetën. Dhe, meqë po komunikojmë në inbox, do të kisha dashur të kisha qenë më i hapur me mua. Në qoftë se juve nëndrejtori ju jepte leje, atëherë duhej të më informonte mua. Edhe ju, pasi u kthyet nga Vjena dhe e morët vesh mund të vinit drejtpërdrejt të tre tek unë, të tregonit të vërtetën dhe të kërkonit falje. Masa ime do të kishte qenë shumë më e kufizuar. Nëndrejtori nuk më ka njoftuar mua asnjëherë – më herët as më vonë që ju dha leje. Prandaj unë kisha dhe kam të drejtë të mendoj se ai pretendoi t’ju ketë dhënë leje, por, në fakt, nuk ju kishte dhënë. Nga ju, si gazetar i ri që ishit atëherë, kam pritur të veçoheshe nga të të tjerët dhe të vije e të komunikoje me mua.
Largimi juaj nuk ka pasur asnjë arsye tjetër, nga ato që ju i përmendni. Ato ‘incidente’ që mund të krijonin gazetarët i merrja unë mbi vete si titullar i institucionit, tek Meksi dhe te kushdo. Nuk i kam sakrifikuar kurrë gazetarët per tekat e ndokujt. Unë s’kam qenë pjesë e intrigave, kam qenë gjithmonë i pavarur. Dhe jam i tillë. Historia e largimit tim e tregon. Unë nuk jam i pagabueshëm. Por me ndërgjegjen time dua të jem gjithmonë në rregull. Më larguan nga RTSH në mënyrë staliniste. Të gjithë gazetarët e rinj i kam sjellë unë në RTSH. Pa asnjë paragjykim. Ne bashkë nuk kemi shkëmbyer asnjë fjalë. As për mirë, as për keq. Dhe nuk e kam thënë kurrë asnjë fjalë të keqe për ju si Arjan, në asnjë lloj konteksti. Jam gjithmonë i hapur.
Kur kishte mbaruar sesioni parlamentar. Azemi vetë ndodhej në Amerikë. Se nuk do ta lejonte atë lloj puçi stalinist.
Kam 20 vjet qe jam larguar nga Shqipëria. Dhe Azemi më ka përcjellë deri tek shkallët e avionit. Me Azemin kam qenë gjithmonë njëlloj, edhe kur ati ishte në qendër të sulmeve të PD-së, edhe kur unë ndodhesha nën sulme të tilla. Që nga dita e parë që kam vënë këmbë në RTSH, nuk ka pushuar nga të gjitha anët përpjekja për të më larguar. Më kanë dërguar kontrolle të befasishme të shtetit, kur unë nuk ndodhesha në Shqipëri. Janë bërë kontrolle të brendshme nga eksponentë gjoja të PD-së për të më kapur shkelje. Nuk kanë gtjeur dot asgjë ku të kapeshin. Të gjitha mbrapshtitë janë organizuar kur unë ndodhesha jashtë. Edhe largimi im u bë kur isha jashtë. U mblodh urgjent Kuvendi në seancë plenare për të më larguar
Zoti Bucpapaj!! Mesa lexova une nuk pashe qe ju t’ju pergjigjeshit deklaratave shume te qarta te gazetar Arjanit. C’fare ka ndodhur me ju eshte mese nuormale dhe e ngjashme me historite e plote te tjereve sahanlepiresa qe Berisha i shtrydhi si limon dhe ju flaku. Ti thirri ndergjegjes tende pse e le vehten te behesh limon dhe jo pse te flaken. Ti u flake se lengu jot mbaroi.
Buç-papizmi eshte nje rrym e NDYRE ne historin e RTSH qe i ka sherbye me perulsi Berishes derisa ai e hodhi ate si nje qen i pavler.
Si Skenderi dhe e shoqja jane dy vemje te peshtira.
Skender Bucpapaj GENJEN 100%… E verteta eshte sic e pershkruan Arjan Melonashi…
Pershendetje z Milonashi ! I mbajme mend te gjalla e te fresketa kronikat Tuaja te atyre viteve te para te demokracise dhe shpresuam se po lindte dicka e re, por ato shpresa u keputen shpejt.. Ti mbase ishe nga te paret, po edhe sa te tjere po e paguajne ende gjer me sot. ka nje cerek shekulli dhe era e lirise se enderruar nuk po fryn, ka shume ferra, te cilat Ai i mblodhi nga malet e vendlindjes dhe u vuri nje ligj te ri, paralel me ate te Atij qe iku. Ai vuri ne rresht poete e fshatare te cilet harruan malet nga vinin dhe rane ne keneten e leshdemokracise. Justifikimet e iish- eprorit tend jane vetem genjeshtra, gjynah qe eshte apo ka qene poet… se vitet treguan dhe vrasesit e Azemit po mbushin cdo dite libra e gazeta … dhe me paturpesi vene e bejne homazhe …. kjo eshte pataksi !
hahahahaha, po na dalin qe te gjithe te emeruarit e Berishes te persekutuar po nga ai….pfffff
O Ner Tropoja, paske 20 vite jashte, por ju te Tropojes dashkeni shekuj te ndryshoni.E them kete se shikoj tek fjalet e tua bajraktarizmin, vete shkruan : ti nuk erdhe tek une…; ju nuk erdhet tek une te tre te kerkonit falje te me tregonit per nen/drejtorin.
Ti i pushon nga puna pa i pyt fare dhe nuk paske asnje faj,pse nuk i thirre para se ti ndeshkoje per te degjuar vete personat apo ishe drejtor i madh, pika bythes i thomi ne; me shume shpjegon se paskan dash me te heq, paranoja si gjithe tropojanet me Berishen ne krye, e keni nga zona kete mentalitet besoj, se s’ka ndryshe e paskeni te pamundur te thoni me fal.
100% votoj per komentin me siper te “Cudia” Bravo
Bucpapaj ishte mercenar iliut! I shtrydhi mire ai,sala dhe i hodhi si limonj! Kerma! Keshtu do ta pesojne edhe tip Bushati dhe Zheji e me radhe! Koha nuk kursen askend!
pse serdhe te e kerkosh falje, hahahah cfare paturpesie paska ky,pergjigju akuzave dhe pyetjeve te gazetarit dhe mos u shfajso se dhe tu te hoqen ne te njejten menyre nga puna ketu nuk po diskutohete heqja jote nga puna por represion dhe kundrligjeshmeria jote o Buç
Bucpapaj, kam patur pak respekt per juve, me shume si gazetar se si drejtor, por reagimi ndaj Melonashit me bindi qe ju keni qene gjithnje vegel e pushteteve dhe besnik i partise dhe Sigurimit..
Skender Bucpapaj genjen per cka thote. E kam njohur, eshte nje njeri pa karakter, hedh gurin dhe fsheh doren. O Arjan, mos u merr kete pacavure.
Bucpapaj smund te jete ndryshe nga Berisha e Hajdari! I bashkojne shume gjera.
Po pse cfar prisni ju nga,bucja e papes?
Njeri pa karakter Bucpapa. Limon ishtrydhur. Per te thuhej se te vret naten dhe te qan diten.
cfare disniveli dallohet midis ketyre dy zoterinjve, fatkeqesi te drejtojne institucione keshtu njerezish, fjalor i varfer, mungese llogjike &argumenti.une nuk i kam njohur kurre keto dy personazhe por vetem nga gjuha e te shkruarit dalloj sinqeritet tek Melonashi.
O hajda
Po cbucpap thoni more njerez, saliu thoni saliu.Bucpapa vetem se sa zbatonte cfare i thoshte saliu. Te gjitha sa Arjani i thote aq bukur se cfare ka bere bucpapa qendrojne per saliun, te tjerat ishin vegla, njerez pa dinjitet.
Me shume respect per zotin Buçe Prapa te dashur lexues ,ai ka dhe te shoqen si vehten.
Bucpapaj?Nj e sahanlepires e azgje me shume,genjeshtar e mashtrues sy me sy,e tha mire nje komentues me lar me thuaj me ke rri te them se kush je,e dihet ke ka patur idhull ky Burre BUCE PAPAJ
O Arjan po a ja vlen te kthehesh mbrapa e te diskutosh me ata qe hiqen sikur nuk te kuptojne ……bucpapa ishte nje tropojan besnik I sistemit qe per nje kohe te caktuar sherbeu si vegel e politikes dhe u cmontua kur e mbaroj detyren ,cuditem si ke kohe ne amerike te meresh me te tille individe…..mos haro ishte koha e zevendesimeve te medhaja jug – veri ne funksion te kesoj u dogjen shume kuadro……. ,do tja u falja n.q.s. do te kishte ecur perpara vendi ….por jo, shikoje se ne c’fare gjendje eshte shqiperia si rezultat I folklorizmit politik amator …..
shumë me mbiemrin Bucpapaj, morën flamurin e heqjes së njerëzve nga puna, si ky rasti që spjegon gazetari. Ishte një Bucpapë tjetër që fillimisht tek ministria e jashtme i hoqi gjithë punonjësit nga puna(ai ishte një grevist në insitutin e Shkodrës që ju fut grevës se ishte elif matrak në mësime), pastaj shkoi nga shiku e ministria e brëndshme dhe hoqi edhe punonjësit e arkivave, ca familjarë që kishin punuar me vite dhe vuri në punë gjeologë…BUCPAPAJT rracë saliste.
Si Bucpapaj pati shume te tjere qe sala u besoi pnenera te rendesishme. Bile ne Tirane ne ate kohe shume prej tyre hiqeshin si garipa e shpetimtare te SHqiperise, edhe pse e dine vete Tiranasit se cfare suallen verioret ne Tirane dhe me tej. Bucpapaj te shtypte me kembe ne ate kohe se i kish krahet e ngrohta nga Saliu. Tani ne pergjigjje ndaj gazetarit dote hiqet si enjgjell, kure ne te vertet ishte djall me brire.
buçpapajt!te”persekutuarit” e perjetshem(kur partia e tyre bie nga pushteti)sahanlepiresit e perjetshem(prapa partise qe ka pushtetin)!”nuk me ka informuar n/drejtori” po vendimet e te gjitha shkalleve te gjyqesorit nuk ti kane derguar?! plehre mashtruese qe genjen pa pike turpi.
Po si qenka keshtu, ky Bucpapa lan duart dhe me paturpesi tregon brockulla me nen dretore dhe me more leje nuk me more leje , nderkohe qe zoti Melonashi paska qene edhe i ri ? atehere si mundet te pushohet nje intelektual mediatik nga puna pa e thirur dhe keshilluar , dhenje nje mase disiplinore , dhe me pas ne se nuk kishte prapavije pabesine e djallezine e nje pushtetari anti shtet , si mundet te shperfillni keta monstrat e Salihut , vendimet e 2-3 shkalleve te Gjyqesorit ? eshte e kuptueshme se kemi te bejme me nje cub te bandes se malokut anti shtet .