Paulin Sterkaj: Unë vrasës? Pyesni familjen e personit për të cilin më kanë akuzuar

14 Shtator 2015, 09:33Politika TEMA

Disa nga deputetët e përmendur në “raportin sekret” të zyrës së OSBE-së në Tiranë, që përmenden si persona të lidhur me krimin, i kanë cilësuar si thashetheme ato që përmenden në raport.

Paulin Sterkaj, Sadri Abazi, Parid Cara e Agron Çela thonë për Shqip se nuk mund të merret për bazë një raport i ndërtuar mbi bazën e thashethemeve.

Paulin Sterkaj: Nuk ka asnjë të vërtetë për mua çfarë është thënë në atë raport.

Unë jam një qytetar i lire dhe cdo akuzë që është bërë për mua në Kuvend për një vrasje është mirë që të pyetet familja e personit për të cilin më kanë akuzuar.

Për sa i takon shkollimit tim mund të verifikohet shumë lehtë në Universitetin e Sporteve, ku kam dalë me mesatare 8.5.

E kam bërë shkollën në kohën e Enverit dhe jo në kohën e partisë së Saliut.

Kam mbaruar edhe për juridik.

Nuk më shqetëson aspak raporti në këtë pikë, pasi kam arritur me meritë deri në gradën e nënkolonelit.

Ndërsa për bizneset çdo gjë është konform ligjeve dhe fare thjesht e verifikueshme aty ku regjistrohet çdo biznes.

Ajo që është publikuar nuk është raport, por shpifje e Sali Berishës, pasi jam një qytetar dhe politikan që kam zbatuar çdo ligj të këtij vendi ndaj dhe jam zgjedhur e votuar në Parlament.

Sadri Abazi: S’e besoj që të jetë një raport zyrtar, por vetëm thashetheme gazetash. Janë më së shumti thashetheme të Sali Berishës që bën nëpër media apo shpik në kuvend.

Ajo që është e vetmja e vërtetë është se pikërisht ky, Sali Berisha, ka mbetur i vetmi plak i keq që i ka mbetur Shqipërisë dhe që merret me të tilla gjëra joserioze.

Që të shkruash diçka të vërtetë duhet të ketë prova. Nëse është për t’ia futur kot për gjithçka, këtu ia fut vetëm Berisha. Bizneset e mia janë në respektim të çdo ligji.

Parid Cara: Vij nga një profesion i tillë (biznesmen). Kam disa kompani të themeluara shumë kohë më parë 2001 – 2011. Në shkur të 2013 vendosa të kthehesha në Shqipëri. Unë kam një të shkuar pune, theksoj vetëm pune dhe jam krenar për këtë.

Agron Çela: Për momentin jam me pushime në Kinë, por nuk jam në dijeni të ndonjë informacioni zyrtar.

12 komente në “Paulin Sterkaj: Unë vrasës? Pyesni familjen e personit për të cilin më kanë akuzuar”

  1. drita bashaj says:

    Provat bejne MUUUUUUUU, po ju s’doni t’i shikoni se ashtu ju intereson. O burra vidh te vjedhim. Hajdutet vjedhin hajdutet deris te hane koken. Qeveri hajdutore kriminele, shoqeri e degjeneruar deri ne qelize. Zoti vonon po nuk harron. Ne nje ferr tokesor , me I tmerrshem se ferri I Dantes keni per te shkuar te tere , me shpejt se c’e mendoni!

    1. Tossi says:

      Paulin Sterkaj eshte kokrra e kriminelit

      ja faktet

      http://bit.do/A-eshte-PAulin-Sterkaj-vrases

  2. Tiku says:

    Jo mo cne thone se jemi ne demokraci genjejne ne jemi akoma ne komunizem ja pyeti keta hajdut dhe keiminel e pranojn se jane te till

  3. Beni says:

    Po thashetheme jane!! Jeni te ndershem si qelibar!

    Po leket e popullit ku vajten????????????????????

  4. Taras says:

    E vetmja qe mund te thuhet per ta eshte: Te largohen nga politika dhe te meren me bizneset e tyre! “Dy kunguj nen sqetull nuk mbahen”

  5. artan kola says:

    O zoti Cela nuk e paske marre Meten me vehte.?? Merre mere.

  6. rexha10 says:

    SI Ka mumdesi ,qe te gjithe deputetet e ripjerdhjes paskan ndermarjet e tyre. A ekziston ne Shqipri konflikti i interesit????????????????????????????????????? KRYEMINISTRI PO PREGATITET QE KESAJ HERE TE IKI NGA ZYRA E TIJE ,JO ME ME CORAPE SI NE VITIN NENTEDHJETENJESHIN, PORE ME BREKET NEPER KEMBE .

  7. Tili says:

    Po Meta ça thotë thashetheme????? Po Monika po Tan Lepri

  8. artai says:

    o Paulin me cfare mesatare ke mbaruar 8.5. kjo eshte e madhe, por e vertet ore paulin se kot nuk kemi thene qe ti je intelektuali me i madh i shkodres, mos degjo berishen se cfare thote se ai ska edhe 4 vjet shkolle. edhe shkollen e mjekesise e ka fallco.
    intelekti jot ja ka qiiiiiii re nenen ketij vendi vetem jepi ku te mundesh se keshtu duhet per vendin dhe vatanin.

  9. po ju jeni per plumbin ne koke says:

    Ju jeni te gjithe per nje plumb kokes, po ce do se djalli paska fuqi te mbinatyrshme dhe ju mbizoteroni kudo. Po mos keni merak, se drejtesia vonon por nuk harron.

    Ju q….if………………………………………..sha robt

  10. Lezha 100 says:

    Ky Kure ishte shef policie ne lezhe vinte nje motorskaf Italian merrte njerz per Itali edhe une kam hype me shkua ne Itali gati u mytem dolem ne mal te zi na kapi policia na mori emrat ne ulqin e ky merrte lek se folte ne Telefon me Astrit nimanin titi ukes njehet ne Lezh ashte ne burg ne Itali para tre muajsh I Kane sekuestrua 10 million euro paulin sterkaj edhe droge ke qua ne Itali nga shengjini

  11. Lezha 100 says:

    Ashte kollaj te verifikohet a ka Punua ne lezhe ne 1999 ky dhe Jane kape ne ulqin 50 shiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje