Artan Gaçe: Na duheshin të “fortët” në PS, vetëm me ata mund të ndalonim Berishën që të na vidhte

14 Shtator 2015, 09:19Politika TEMA

Deputeti socialist Artan Gaçe thotë se të “fortët” në Partinë Socialiste, kanë qenë një kundërpërgjigjie ndaj bandave të PD-së.

Sipas tij, ata duheshin për të ndaluar Berishën që t’u vidhte votat.

Gaçe thotë për Panorama, se në zgjedhjet e 23 qershorit do të ishte një dramë për shqiptarët, nëse Berisha vidhte prapë zgjedhjet dhe qendronte në pushtet.

Unë e kam bindje se nuk do të ekzistonte më opozita nëse populli na votonte dhe bandat tjetërsonin votën.

Këtu luheshin fatet e venditdhe jo ato të Partisë Socialiste.

Imagjinoni se çfarë dite do të ishte nëse më 24 qershor 2013 fitues do të shpallej Sali Berisha?!

Çfarë drame do të ishte për shqiptarët?!

Ne do ta lejonim këtë rrënim të mëtejshëm të vendit?!

Atëherë për të mbrojtur votën që hidhej për Partinë Socialiste, ne kontaktuam njerëzit më influentë në komunitetet e tyre për të ruajtur votën.

Na duheshin njerëzit që i rezistonin presionit dhe kërcënimeve të banditëve të PD­-së”­, shprehet deputeti socialist.

16 komente në “Artan Gaçe: Na duheshin të “fortët” në PS, vetëm me ata mund të ndalonim Berishën që të na vidhte”

  1. shtrember rri dhe shtrember fol po deshe, por mos u bej serb e grek ! says:

    Tralalalala zura nje ngjale….

  2. Tiku says:

    e kthyet krimin me krim

  3. shqiptari says:

    car llogjike leshi

  4. shqiptari says:

    Ne vend te disa krimineleve na solle ne pushtet ca kriminele te tjere.
    Ju jeni te gjithe Banda, ska hajer ky vend me ju ne krye

  5. Beni says:

    Po edhe po te vinte Berisha, vallaj me keta kriminele e me kete hajduteri

    qe po beni ju nuk do te ishte ndryshim i madh joooooooooooo…….

    Thjesht qe po te vinte Berisha, ju nuk do te fitonit dot gje.. Pa per

    popullin njesoj do te ishte.

  6. T says:

    Kjo eshte e verteta dhe eshte ashtu sic thote zoteria!!

  7. Martini says:

    Ps.deri tashti ka elektoratin kryesor qe gjithmone i ka fituar zgjedhjet,por Zoti Gaxhi nuk ka faj eshte i sinqerte,ai eshte mendimi i tij,i nje biznesmeni ndresash qe 90% te faturave e sidomos ato te Barit i ka fallso,keshtu qe mund te kete konsumuar krimin e kontrabandes,ato mund te verifikohet ne cdo kohe.Ky biznesmen modest nuk duhet te jete perfaqesues i zgjedhesve dhe aq me teper politikan i P.s.Mua me vjen turp.

  8. Bond says:

    Kete rradhe perdoret te fortet si dhe genjeshta e premtime te jashtezakonshme…
    Po ne zgjedhjet e tjera qe po afrojne me shpejtesi c’marifete te tjera do perdorni?
    Masa e socialisteve dhe shumica pa parti (pa llogaritur PD-istat) jane te zhgenjyer thelle dhe tejet te pakenaqur! Ndersa Rama thote (pa pike turpi) se nuk ka ndonje shkop magjik! Integrimin ne BE e paska ne dore Merkeli…e te tjera mufka si keto!
    Po ky Rama yne cfare ka ne dore se nuk po e merr vesh njeri (me perjashtim te rehabilitimit te ca shesheve ne Korce, Berat e ndonje tjeter)?
    Hajde karabush hajde…

  9. mib says:

    Te fortet nuk ishin komisionere, por u vune ne krye te parlamentit dhe ne krye te cdo institucioni tjeter. Ku jane intelektualet e PS se ne cdo forum e institucion shohim vec maskarenj e xixellonja. Kjo ishte alternativa juaj rilindase? Me te fortet do benit reformat e medha te vendit? Edhe shpellaret e sales pas 8 vitesh ishin kthyer ne gjysemzoterinj. Po nuk keni faj ju, sic tha dhe lideri, eshte populli (barkthare/kokepalare) kriminel qe zgjodhi lirisht te perfaqesohet nga keta kriminela!!

  10. Tili says:

    Nuk kishte Shqipëria njerëz për të përballur kriminelët e Saliut?? Hahahahaha po sigurisht se do të bënte ty deputet që i bën supën Zenit se ai nuk e ha supën po sja bëre ti me doçkat e tua. Po dhe të mbronin kuçkat e Edit. Oii oiiiiiiiii.

  11. Te fortet e Partise says:

    ….po ca thua more, ca BE kerkojme ne me Ju….I shikon komentet ti zoteri apo jo?

  12. kollodoku says:

    Tyt.. o tyt..Sa I sinqer ky djali. Kar komplet.

  13. era says:

    Hajde deputet hajde. Me vjen turp qe kam votuar per RILINDAS te ketij gjykimi…. Me vjen shume turp

  14. gjethi says:

    Z.Gaçe!çdo dite po e vertetoni se nje m…t jeni te dy paletps+lsi e pd+lsi,hajdut te pangopur e kriminel te pashpirte.na e rrofte lsi-ja!

  15. emigranti says:

    Kjo është deklarata me absurde dhe më ofenduesja e çdo socialisti të ndershëm dhe idealist që kam dëgjuar nga një esponent i Partisë që përfaqësoj në Itali.

    Nëse dikush, në Kryesinë e Partisë, në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë, paskëka menduar dhe paskëka ndikuar në vendimmarrjen e përfaqësimit të 2013-tës.

    Që shqiptarët, socialistët, Shqipëria e tërë duhet të përfaqësohet nga kriminel, hajdutë e të korruptuar, vetëm e vetëm se forca politike që ka përballë, është e tillë!

    Është turp, regres, poshtrim, diversion, krim, e çdo gje tjetër negative, e veç politikë s’mund të jetë.

    Dikush duhet ti japi llogari tërë socialisteve të ndershëm, ose të largohet menjëherë nga Ps.

    Marrja e vendimeve të tilla, lëshimi i deklaratave të tilla, bien ndesh me statutin e Partisë dhe demokracinë në tërësi.

    Të bëhesh palë me krimin është më keq se krimi, e të dy palët bashkë, duhet ti japin dhogariti shqiptarëve dhe Shqipërisë.

    Partia Socialiste e kishte forcën dhe bindjen e gjithë elektoratit të sajë brenda antarsimit, kishte bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm brenda e jashtë vëndit, (edhe pa koalicionin me Lsi- në, koalicion i cili detyroj mijëra të majtë të votojnë lsi-në).

    Që ta merrte pushtetin, me ndershmëri e dinjitet, me përfaqësues të denjë e profesionistë, me moral e ballin lartë para çdo tribunale, brenda o jashtë shqipërisë qoftë.

    marre nga profili fb i kryetarit ps itali Edmond Kumaraku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje