Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, iu është përgjigjur akuzave të deputetit Sali Berisha, se Thesari i Shtetit po përdoret për pasurimin e LSI-së.
Koka thotë se nga rroga e vet, 5.000 lekë vetën për LSI-në si kuotë partie, dhe këtë gjë e bën transparente nëpërmjet Thesarit të Shtetit.
“Të dashur miq,
Pa dashur të humb kohën tuaj të cmuar në këtë fillim jave, se të gjithë jemi të zënë me punë, por më shumë për të sqaruar pensionistët politikë që i kanë lënë të papunë në këtë sezon, sqaroj se:
Anëtarët e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Kryesia e saj, Deputetët dhe Ministrat e respektojnë detyrimin statuor, por edhe moral për kontributin vullnetar pranë partisë në të cilën aderojmë.
Unë, vullnetarisht, nga paga ime mujore, transferoj 5.000 Lekë pranë llogarisë bankare të LSI në formën e kuotës së antarësisë në parti. Më normale dhe korrekte se kjo nuk ka ku të shkojë, për një anëtar partie.
Në mënyrë që t’i jap mundësinë edhe z. Berisha dhe kujtdo tjetër ta shohë që unë i paguaj kuotat e anëtarësisë në parti, kam zgjedhur që transaksioni i pagesës të kryhet direkt nga Dega e Thesarit, duke më reduktuar pjesën e pagës që po kjo Degë Thesari më transferon në llogarinë time personale, në një bankë të nivelit të dytë.
Edhe pensionisti në fjalë, që nuk pushon as të dielave pasdreke, deri në vitet ’90 e paguante rregullisht kuotën mujore rreth 20 Lekë apo aty afër më duket, pranë partisë në të cilën militonte me devotshmëri, si gjithmonë vullnetarisht, me korrektesë të plotë dhe pa shkelur afatet e pagesës. Dhe mirë e bënte, se të paguash kuotën është detyrimi minimal i një anëtari partie.
Tashmë nuk di se c’bën, paguan apo nuk paguan kuotë partie, është apo nuk është në parti, por kjo mbetet një cështje personale e tij dhe aspak e imja!
Ju uroj një javë të mbarë dhe të frytshme”, thotë Koka në reagimin e tij.
KUR U BE DHE TERI KOKRRA KARIT COPE INJORANTI NE 8 KLAS SHKOLLE MINISTER MOS NGELTE NJERI NE REPUBLIK ESHTE MINISTRI QE PO I BEHEN ME SHUME BARSALETA SE KUSHDO ME INJORANCEN QE KA TURP
Po punonjesve te burgjeve qe jane police, administrate e sanitare pse ja mbani 500 lekehin ne rroge si kuote per LSI? Kete e di dhe jam shume i sigurte po i keni bere njerezit dele dhe nuk flet njeri. Perpara se te fillosh pune duhet te takohesh njehere me vellain e Cipes dhe te paguash cfare do ai. Nacot po e drejtojne mire po nuk ma merr mendja se edhe tek Koket, Panaritet, Haxhinastot nuk veprohet keshtu. LSI eshte nje Shpk e madhe qe po na ze frymen te gjitheve ne cdo fushe te shoqerise.Ej super fallciteti, Brunilda Paskali. Ska nevoje per koment.
Ore, kaq idiote jeni ju te LSI, sa na merrni te gjithe per budallenj? Mire, po pranojme teorine tende, por pse nuk paguan direkt nga thesari edhe dritat, telefonin, ujin, pagesat e taksave lokale, tatimin mbi qirane, etj., etj..
Bankat jane per kete pune zoti minister, meqe je shume i zgjuar… Me banken ku te vjen rroga mund te besh marreveshje per pagesa automatike: dritat, qirane, pagesa per femijet, telefonin, pse jo edhe keto kuotat.
Ne keto raste eshte me mire te heshtesh! Se kur flet duket se sa u eshte trashur zullumi pa mbushur dy vjet ne pushtet.