Edi Rama u ktheve nga Mynihu?

14 Shtator 2015, 14:35Politika TEMA


Nga Bledi Mane-Public Enemy

fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane

Për një ngjarje kulturore ka nevojë këto ditë jo vetëm imazhi i Shqipërisë por edhe vetë ne shqiptarët.

Kohët e trazuara qetësohen kur ngjyrat dhe arti vallëzojnë së bashku e ndërsa Mynihu bavarez i Gjermanisë mbytet çdo ditë nga vala e emigrantëve, dje kishte pakëz vanitet fin mesdhetar pa brengën klasike.

Kryeministri artist shqiptar Edi Rama shfaqi dje një Shqipëri më pak të drobitur në sytë e botës, por t’u them të vërtetën unë mezi po e prisja këtë rast për ta atakuar.

Për dreq paramendova ish-kryeministrin doktor Sali Berisha që 8 vjet rresht sëmuri spitalet e këtij vendi dhe pa sedër profesionale nën lëkurë nuk shëroi sikur edhe një poliklinikë të vetme.

Me kryeministër të ri fringo piktor, të paktën Galeria Kombëtare e Arteve këto 2 vjet pushtet do të kishte një pamje tjetër fasadore.

Ejani me mua në udhëtimin e rradhës të shohim nga afër shtëpinë e katandisur mjerisht, shtëpinë ku fle thesari kombëtar i artit pamor në zemer të Tiranes.

Mos reagoni si të lënduar sepse nuk jemi as në shkollat e Librazhdit e as në berbehanet e Vlorës. Jeni 200 metra larg parlamentit, 230 metra larg bllokut dhe 269 metra larg kryeministrisë.

Po ministre Kulture ende Mirela Kumbaro vazhdon te jetë?

16 komente në “Edi Rama u ktheve nga Mynihu?”

  1. f says:

    Duket si ne Sicilie vendi ku fshihet Kamorra .

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

      Ulu Sal
      Mos fol marrina
      -Kush je ti?
      -Penicilina!
      *
      Se të djeg
      Ja nis e krun
      Nji përgjigje
      po e shkrun.
      *
      S’ke faj ti
      Po faj ka Edi
      Qi mendon
      vetëm për vedi.
      *
      Rri rehat
      o plak nevrik
      Edi s’ka
      Nji shkop magjik.
      *
      Kur s’ke gja
      Ça po të rruhet
      Kush ka morra
      Nis e krruhet.
      *
      P.S.
      Rri mendoj
      e flas me vedi
      S’ke faj ti
      Po faj ka Edi ?

      1. kokedhimja says:

        Ky Gopisti eshte mik nga Torontua ahahaha

  2. Une i gjati says:

    Komuniko me Anri Vajmedete Salen qe ti vendose nje strehe me drita drita dhe poca poca, me kerpudha helmuese-halucinante-ushqyese. Mos harro kuponin e Kumbareshes.

  3. Futja kot says:

    Mire pyetja e fundit, shume mire, po pyet KM-ne, eshte piktor apo shkarravites, se kemi edhe ca arte te reja pamore neper bote, si p.sh. graffiti, ndoshta pelqen kete rryme, prandaj GKA-ja, edhe pse me nje SUPER piktor si Artan Shabani, eshte lene ne meshire te fatit, se GKA-se nuk i jepen fonde per t’u rregulluar, ndersa Kryeministria ia merr vete Buxhetit te Shtetit per ato pacavure ne fasade …

  4. shqiptari says:

    Bledi.
    Kokeministrin me profesion e kemi zhgaravites grafitesh prandaj mos u lodh kot per Galerine.
    Ekspoziten e radhes, me te tilla punime do ta kemi ne Brooklyn, sepse keshtu u hedhim edhe nje sy investimeve te familjes.

    1. kokedhimja says:

      Pikes i ke rene o Shqiptari sa bukur e ke thene. Krieministri kur te veje ne Ameriqi te shikoje investimet do t’i beje mutin Shqiperise mu ne koke sic ja ka bere deri tani.

  5. marcela says:

    O zoti blendi bizedo me zotin sale se ai cberi per galerine tete vjete dhe do ti te behet per dy vjete i vodhet ju fondet sa deshet dhe tani duhet ti beje kjo qeveri nuk ha populli bare tani

  6. nje artedashes says:

    Cpo ben kryeministri per artin?Cpo ben kryeministri per piktoret e skulptoret vecanerisht?Ai e di shume mire se si mbijetojne artistet,se ska asnje politike nxitese nga shteti qe Arti te mari frymemarje,artistet te ekspozojne,njerezit te kulturohen….Krejt ndryshe ndodh ne Maqedoni,artistet kane sponsorizime nga komunat e ndryshme per cdo ekspozite,punojne te gjithe brezat dhe koha skualifikon e kualifikon te duhurit.Ata mund te pikturojne ne Paris ,ne City des Art,e te ekspozojne me sponsorizim nga shteti,gjithashtu dhe ne New York…Edhe ne Kosove eshte shume me mire realiteti per jeten artistike.
    Ndersa Kryeministri po shfrytezon rastin per vehte…..nuk eshte ndonje gabim persa kohe konkuron ne menyre te barabarte me te gjithe artistet e tjere…

  7. neim says:

    Populli i Edit nuk eshte i “denje” per artin e Edit! Nuk e kupton

    1. Stela says:

      Njesoj si Maks Velo dhe ky…..

  8. adrian shkoder says:

    TE NDERUAR

    GKA KA DY VITE QE PO PUNON DHE GJITHCKA NDIHET NE AMBIENTIN SHQIPTAR, PRA ESHTE NJE PUNE E CILA NUK MUND TE NGATERROHET ME PJESEN E PRAPAVIJES,,PSE???? SEPSE GJITHCKA QE ESHTE JASHTE SAJ I PERKET BASHKISE SE QYTETIT
    KJO ESHTE ME LIGJ DHE MUND TE VERIFIKOHET SHUME LEHTE

    GJITHCKA DO TE THOTE DHE TROTUARET PERRETH,,
    DUKET ABSURD POR KESHTU ESHTE

    FASADA

    ME SA ESHTE BERE E NJOHUR FASADA ESHTE KERKUAR SHUME HERE NGA DREJTORI SHABANI,,POR GALERIA ESHTE NEN VARESI NGA MINISTRIA E KULTURES ,

    MINISTRIA SHPENZON LEKE DHE PER GJERA TE CILAT NA HABISIN SI SPONSORIZIME ARTISTESH, FILMASH ETJ ETJ DHE DISA NGA INSTITUCIONET JANE LENE NE MESHIRE TE FATIT

    EDHE TEATRI DHE OPERA JANE KEQ E MOS ME KEQ

    ATO MAKINA NUK KA PERENDI NE QIELL DHE NE TOKE TI HEQI MBASI JANE TE PAPAGUARA NGA ISH DREJTORET E ISTITUCIONIT,,TARGA , DOKUMENTA ETJ ETJ

    TE DALI KUMBARO DHE TI HEQI PO ESHTE E ZONJA

    URIME PER SHKRIMIN E DREJTE

  9. Ndoc Sukaj says:

    Shume po kerkoka z Mane nga KM i Shqiperise.Cfare te beje me pare ai te kujdeset per Artin e Shqiperise apo ,,Artin,, e dhogarise se shtepise.
    Z.Kryeminister eshte njeri i rregullt dhe pasuria e tije financiare ka qene gjithmone e kufizuar.Te fitosh ne menyre te ligjeshme sidomos ne Shqiperi eshte vertete nje cudi.Per kete do te ishte mire ta linim pak te,,qete,, dhe te beje si te doje vete…. le tia fitoje ca leke Gjermanise dhe tia ,,dhuroje,, Shqiperise apo Shtepise.Per ne nese nuk mundet te na fuse te gjtheve neper burgje le te mendoje… kush te doje
    nga Gjermania ,,Naziste,, deri tek Italia ,,Fashiste,,

    1. Klea says:

      Po kujt ja tregon keto peralla aman hyr ne shkollat tetevjecare ne klasat special education gjen te tilla piktura sa te duash me thase madje atyre nxenesve u bmajne the dosje ku futen dhe pikturat per arsye te evaluimit ,,,,mos ta zgjasim me ,,,,

  10. ditshumi says:

    Mos i quani vepra arti ato zhgarravina se na nxorret brrire

  11. zqk says:

    Prandaj duhen kuponat duke filluar qe nga berberi, qe te mbidhen para e te behen rregullime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje