PD: Krahu i djathtë i Tahirit, i përjashtuar dy herë

15 Shtator 2015, 12:43Politika TEMA

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për lidhje të tij me drogën e krimit.

Deputetja demokrate Mimoza Hajdaramataj, në një dalje publike për mediat, tha se Anastas Meci, punonjës i Ministrisë së Brendshme është përjashtuar dy jerë për shkelje të rënda.

“Një nga njerëzit më të afërt të Ministrit të Brendshëm, Anastas Meçi, inspektori i tij personal që ka në fakt më shumë pushtet se sa i jep detyra dhe ligji, është përjashtuar dy herë nga policia e Shtetit për shkelje të rënda.

Fillimisht u përjashtua në vitin ‘96 për falsifikim provash. Ai u akuzua se falsifikoi provat në djegien e magazinës së armatimeve në Peqin, në vitin 91.

Më pas, u përjashtua në vitin 2001, nga Bilbil Mema, atëherë drejtor i Përgjitshëm i Policisë, për abuzime të rënda me atributet e Policisë. U kap me abuzime me armatimin, kur ishte shef i sektorit të grumbullimit të armëve në komisariatin e Kuçovës.

Kemi këtu dy shkresat zyrtare për inspektorin e Tahirit.

Por sot, ky i përjashtuar dy herë për shkelje të rënda, është krahu i djathtë i Ministrit të Brendshëm.

Pikërisht, me të tillë persona, Ministri Tahiri mbyll aferat e tij dhe kujdeset për bizneset e tij kriminale. Ai është sot ministri më i akuzuar në dy dekadat e fundit, për lidhje me bandat e trafikut të drogës,” tha Hajdarmata.

5 komente në “PD: Krahu i djathtë i Tahirit, i përjashtuar dy herë”

  1. Peoples says:

    Edhe nje trpojane Hajdarmataj qe do ti beje nder Shqiperise si ustai i saj monstra Sali

  2. W says:

    Cte themi. Kjo është Shqipëria, kjo do vazhdoje te jete, derisa njerëzit e thjeshtë, me të shkatërruarit nga këto politikanë, të ngrenë sheshin e gijotines përpara kryeministrisë…
    Pse si mendoni ju U be Franca

    1. François says:

      Me pune vullnetare

  3. RIDI says:

    O k…. e PeDes …ministri me i akuzuar me cfare akuzash more idiote, me shpifjet tuaja …Apo ju ka demtuar duke luftuar drogen qe keni mbjelle e tregtuar per 20 vjet dhe jua prishi burimin e parave more maskarenj. Po ku ka budalla sot qe i ha keto brockullat tuaja, ska shqiptar qe ju beson, ndaj po merrni ato vota qe moret dhe ne zgjedhjet e fundit. Gjeni ndonje gje qe besohet me shume o k…. e kanarit se jeni bere te neveritshem me keto qe thoni. Nderroni taktike se keshtu si e keni nis per 20 vjet se merrni me pushtetin. E keni kuptuar qe trecereku i shqiptareve fikin TV kur del Berisha dhe ndonje nga ju …nderroni taktike se jeni te mbaruar

  4. Shellari says:

    O Shoqe a di gje c’a ka be burri yte Ne Vlore e Durres!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje