Zbardhen mesazhet telefonike të familjes Cali, të shkëmbyera me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
ABC News ka arritur të siguroj tekstin e mesazhit, që Gjok Cali mbrëmjen e datës 4 shtator, vetëm pak minuta pasi është goditur me armë nga deputeti Armando Prenga i ka shkruar ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.
Sipas mesazhi, që mban orën 23:46 shtetasi Gjok Cali i shkruan ministrit, duke njoftuar për ngjarjen dhe kërkon ndihmë pasi siç thotë ai policia e Lacit nuk shkon në vendin e ngjarjes.
“Zoti Saimir Tahiri, deputeti Armando Prenga më ka gjuajtur me pistoletë dhe jam i gjakosur, policia nuk vjen fare në vendngjarje.
Ju lutem merrni masa”.
Ky mesazh, rezulton se është nisur nga shtëpia e Gjok Calit që ndodhet në Fushë-Kuqe, vetëm pak minuta pas përplasjes me deputetin Prenga në rrugën Patok – Laç.
Më pas, referuar materialeve të prokurorisë, Gjok Cali i shoqëruar nga policia dhe pjesëtar të familjes së tij është nisur drejt Komisariatit të Laçit për të bërë denoncimin.
Dhe pikërisht këtu, pjesëtar të familjes Cali janë përplasur fizikisht dhe me armë me të afërmit dhe deputetin Prenga, ku për pasojë mbetën të plagosur 7 persona, dy prej tyre me armë zjarri.
Pasi sherri është qetësuar në komisariat, të plagosurit janë dërguar drejt Spitalit të Laçit për të marrë mjekimet e para dhe më pas drejt Spitalit Qendror të Traumës në Tiranë.
Dhe pikërisht në këtë kohë, rezulton se ministri i Brendshëm i kthen përgjigje Gjok Calit, duke njoftuar se kishte marr masat e duhura.
“Do marr masa patjetër.
Është angazhuar e gjithë policia”.
Por nuk janë të vetmit këto mesazhe që familja Cali i ka dërguar ministrit të Brendshëm.
Atë e kanë njoftuar edhe gjatë muajt gusht për ndërtimin e paligjshëm që kompania e vëllait të deputetit po bënte në Lagunën e Patokut.
Në mesazh, ata i kujtojnë ministrit se për ndryshimin e një tjegulle në çati arrestohen personat, ndërsa për deputetin që po kryen ndërtim të paligjshëm në Lagunë nuk merren masat.
“I nderuar zoti ministër na fal për shqetësimin, por na duket e pa drejtë që policia e shtetit ndalon fshatarët e mi për të ndërruar 2 tjegulla të shtëpisë dhe deputeti i zonës së Laçit vazhdon ndërtimin në mes të Lagunës së Patokut dhe për çudi policia nuk merr asnjë masë por e mbështet në punimet që bënë. Aq më tepër që në vendin ku po ndërtojnë janë sjellë edhe 400 pisha të sapo prera. Me respekt kryetari i fshatit Patok”.
Ky mesazh mban datën 19 gusht ora 8:23 minuta dhe përgjigjia e ministrit vjen në 9:52 minuta, fiks 1 orë e 29 minuta ku ministri thotë se policia po merr masa për të gjithë qytetarët.
“Policia merr në procedim të gjithë qytetarët, pa dallim, që ndërtojnë pa leje. Në këtë rast, i dërgova policisë shqetësimin tënd për të bërë të gjitha verifikimet”.
Si këto mesazhe, familja Cali ka dërguar edhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke e vënë në dijeni për procesin e tenderit, procedurat e shkelura nga Ministria e Bujqësisë si dhe vendimmarrja për ndryshimin e pronësisë së licencës së shfrytëzimit, nga familjes Cali te vëllai i deputetit Prenga.
Por pavarësisht mesazheve të nisura, rezulton se familja Cali nuk ka marr asnjë përgjigje me telefon.
Po pse duhet mesazh te Kryeministri dhe Ministri i Rendit, nuk bënin dot denoncim në gjykatë?
A mund te na thoni a ka gjykata shqiperia?
I mori masat,dergoj killerin
pyetje me vend.
Paska pazar te larte familja Cali, mbaka lidhje me ministra e kryeministra. Po ne, kur te kemi hall, kujt t’i drejtohemi, familjes Cali?
matteo, jam ne nje mendje me ty, keta bejne si atehere qe i dergonin letra shokut Enver. Por jo, ore, merret drejtesia me keto probleme, pse i drejtohi ministrit dhe kryeministrit sikur nuk ka shtet ligjor! Pastaj, e kane te gjithe shqiptaret telefonin e ministrave dhe kryeministrit qe sa here te kene probleme( qe ka mijar ne 24 ore, mos te themi 100-ndra mijra) therrasim ne telefon ministrin apo kryeministrin dhe puna u krye. S’ka nevoje as per gjykata e as per prokurori, as per avokate e as per ligje, por vetem per maliqe. Ana tjeter: ku e gjen te drejten nje televizion te marri bisedimet e kryeministrit apo ministrit? Per mua eshte skandal. Po a ka ndonje sekret ne Shqiperi?! Atehere duhen shkrire trupat e Visho Ajazit dhe nuk duhet te egzistojne se po hane kot. E sa gjera tjetra paska!
Uahahahaha po pra…
budallalliqe
http://bit.do/mileti-i-ngre-kenge-edit-dhe-briseida-shehajt
Po ministri dhe kryeministri meren me policimin e komunitetit????? Sikur e keni shume lart pazarin.
familjes …Caaaali,kush ja dha aq vjete …Patokun ??????babaj i tyre ja la !?
Komunikim Cubash.Nuk kishte polici lokale, pergjegjese?
Kryeminister, minister, po pranove te perzjehesh me krundet, dihe se te hane pulat.
Cdo instance institucionale duhet te mesohet te mare dhe mbaje pergjegjesira, ne cdo rrethane qofte. Ose, keput qafen.
Kryeministri ka nje popull mbi koke, per ta ushqyer, e nuk do meret me pordhet e bajraktareve te dhjerre brez pas brezi ne kurverine e tyre politike, ekonomike, sociale, kulturore. Ne Pabesine e tyre, Homerike.
nqs ABC NEWS KA ARRITUR TE SIGUROJE KETE TEXT MESAZHI QE ESHTE TOP SEKRET…
DO TE THOTE QE SHIKU I BERISHES BASHKE ME PRESIDENCEN,PROKURORINE,KLD ESHTE NJE PUSHTET PARALEL ME I FORTE SE FITUESIT E PJERDHUR TE 23 QERSHORIT
E THENE ME NDRYSHE EDI RAMA PO I BEN ARKIVOLIN JO VETEM VETES SE TIJ POR DHE 1 MILJON VOTUESEVE DHE KOMBIT..
Me duket interesante pjesa qe sinjalizon per ndertimin pa leje.
Cdo qytetar ka nr e tl te Tahirit dhe Rames ,per cdo prkbkem qe ato kane ?????!!!!!?????!!!!!?????!!!!
Per ndertime pa leje eshte komisariati digjital jo ministry I brendshem dhe kryeministri,,,Qytetari duhet te arretohet se ka shqetesuar ministrin e brendshem dhe kryeministrin…..Fajin e ka berberi qe u arrestua se skishte liqense…
Hallall i qofte ministrit. I kthen pergjigje ne kohe rekord dhe besoj se vetem nderhyrjka e tij ka shmangur pershkallezim te metejshem te situates. Ne pergjithesi, misistart as se kan rru fare te kthejne pergjigje se ju duket vetja shume “LART” por ky rast tregon se ka edhe ministra te pergjegjshem. Sinqerisht, hallall Z.Tahiri
Ne nje shtet”Demokratik”,telefonohet Kryeministri dhe Ministri i mbrendeshem,qe te vihet ne levizje Policia per mbrojtjen e qytetareve!
(Imagjinoni te ndodhte edhe ne Kine ky fenomen!).
Perse duhet urdheri i”Zeusit” edhe per nje problem banal?!
O Zot,ky eshte tmerr,asnje segment nuk fuksionon,te gjitha hallakt e keputura,shtet inekzistent,dhe askush nuk shqetesohet!25 vjet,Shqiperia akoma peng i militanteve dhe gangsterave ordinere.Moszbatimi i detyres nga Policia,duhet te konsiderohet tradheti ndaj popullit,shtetit dhe Atdheut.Por,a ka fuqi Policia ti kundervihet ligjberseve,kur ata nuk zbatojn ligjet?-jo.Deri me sot,policet idealiste(naive doja te thoja)qe kan besuar tek ligji,jan vrare ose jan sakrifikuar nga politika,prandaj edhe ndodh stepja e zbatimit te ligjit ndaj”cubave” e politikes.Per sa koh,qe horrat e politikes bejn kerdi,pa i hyre gjemb ne kembe,kalbja e shtetit eshte e pashmangshme.Shqiperia eshte vjedhur keto 25 vjet,me shume se nga koha e pellazgeve e deri me sot,dhe kryehajdutet jan pushtetaret,qe per çudi askush nuk eshte denuar.Kete e kan te qarte edhe Policet,ne rastet kur kapin ndonje peshk te madh,vjen telefonata nga siper qe te lirohet,dhe pas disa muajsh edhe lirimi i policit nga detyra.
Kafsheri malokesh!!!
Dikur thonin do shkoj
te sekretari pare,nuk
preferonin te dytin!!
Cfare idiotizmi…!#!
per ju qe beni si qytetare, ne fakt jeni Ju maloket e vertete…
1. per mos-marreveshjet/konfliktet midis paleve, njera pale ka bere kallezim ne gjykate ( besoj veprim civil dhe qytetar)
2. Pas goditjes nga ana e deputetit, perseri pala e goditur eshte drejtuar per denoncim ne polici( veprim civil dhe qytetar)… nuk kan shkuar ne shtepi per te marre armet dhe luftuar por jane drejtuar policise…ne fund te fundit kur shteti nuk te mbron jeten “2 duar per nji krye jane” thuhet nga veriu…
3. i kane derguar sms ministrit( ku eshte e keqja ketu)…vete ministri ka bere publik nr e tij dhe bravo i qofte. Me te vertet tregon se e ka seriozisht dhe i pergjgjet qytetareve te vet edhe duke i dal kunder depuetit te tij, jo si me perpara…
se ku jane veprimet prej “maloku” une nuk i “shoh” por shoh nji urrejtje raciste te disa komentuesve… as si njoh e nuk me intereson asnjera pale por tregojuni me realist ne komentet tuaja dhe jo vjellni vrer… Tung
Kete Gjok Calin, keshtu e kane mesuar (Berisha me Bashen) te thote.Dallohet qarte se eshte nje skenar i thurur mire nga keta myteberet e pd-ke.Saliu dhe Luli jane te thekur per te bere spektakle te tilla,qe dikush i quan per te verteta.Iu harrofte emri pd-ke,e cila eshte bere gangren e shqiperise,qe po e gerryen shoqerine tone shqipetare.Vdekje e Sali Berishes.Eshte ai qe po mere me qafe nje popull te tere.Armando Prenga do denohet dhe kjo eshte e ditur,por ai eshte futur ne kurth nga shiku personal i Berishes dhe Bashes.
Respekt Spartak,i ke rene mu ne koke.
Vari ka….n muhabete kurvash e spiunlliqesh sikur te gjith te shikonin pune ne tyre do te jetonim te gjith me mire ne ket shoqeri muti
Po kjo familja Cali cfare e kujton veten qe komunikon vetem me Ministrin e Brendeshem dhe me Kryeministrin, kush u a ka dhene keto numra celularesh qe edhe ne ora 12 te nates te bejne telefonata. Tani keta bajga kane pune vetem me familjen Prenga, bejme mire te zbythen e te largohen jashte shtetit, se gjysma e lekut i pret si fis.
CJANE MOR KETO BUDALLALLEQE PSE U DASHKAN BOTUAR KETO MESAZHE ,PO HAJDE TA DREJTOJNE SHTETIN CALET ,PRENGET ,DEDET A KU DI UNE CFAR SOJ KATUNDARESH QE KANE NJE KARTE DHE BEJNE TELEFONA .KUSH JA U KA DHENE NUMRAT E CELULAREVE TE KREREVE TE SHTETIT KETYRE BIRBOVE ,PATJETER NDONJE DEPUTET DHJAKS.IK ORE SE E BETE SHTETIN PACAVURE.
duhet rregulluar gjyqsori se ndryshe i bie qe ministri i rendit apo kryeministri te bejne njekohesisht dhe Alinë dhe Kadinë. Qytetari nuk ka faj pasi pushtetarët vet reklamojnë numrat e tyre për ankesa, biles kanë krijuar dhe TaskForca që i mbivihen institucioneve kushtetuese duke mos funksionuar kështu anjë prej tyre se ja çfarë ndodhi në Laç.
KU ESHTE PARE DHE DEGJUAR QE TE INFROMOSH MINISTRIN APO ME KEQ AKOMA KRYEMINISTRIN PER NJE SHQETESIM NE NJE RRUGE APO LAGJE, APO SHTEPI. KJO ESHTE QESHARAKE DHE JASHTE C’DO MENDJE TE KTHJELLTE. PRANDAJ NE DUAM QE C’DO QEVERI TA BEJME “QORAP”. ALBANISTAN HESAP’…PO KAQ PER BUDALLENJ I DONI QEVERITARET ORE SHQIPTAR…
Numrat e celulareve te Km. Dhe ministrit te brendshem jane afishuar ne ndonje web page?! Kush e di te derg. Linkun t’ju bej ndonje zile keshtu kot per qejf