“Vendime arbitrare të drejtësisë dhe gjyqtarët e korruptuar po pengojnë ekonominë dhe zhvillimin e saj”.
Ky ishte mesazhi i përcjellë nga kryeministri Edi Rama në tryezën e përbashkët të organizuar mes Qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë mbi sfidat ekonomike që ka vendi dhe kreditimin.
“Është mungesë e rëndësishme ajo e kryetarëve të gjykatave këtu sepse nëse ka një shembull kuptimplotë për faktin sesi një drejtësi e korruptuar mund të pengojë një ekonomi dhe zhvillimin e ekonomik, na e jep sjellja arbitrare e gjykatave dhe gjykatësve të korrutpuar në raport me vendimet për kolateralin”, deklaroi Rama.
Sipas kryeministrit, zhbllokimi i kanalit të drejtësisë për t’i mundësuar bankave ekzekutimin e kolateralit dhe çlirimi i bankave nga kthetrat e korrupsionit të drejtësisë, është një hap i rëndësishëm për zhbllokimin e kredive.
“Që në fillim i kemi marrë me shqetësim kreditë e këqija, si shprehje e një ekonomie në krizë, por mbi të gjitha e një gjendjeje financiare kaotike”, deklaroi kryeministri.
Rama përmendi një sërë reformash dhe vendimesh të qeverisë për t’i dhënë hov kreditimit të ekonomisë, mes të cilave ai për shlyerjen e të gjitha detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit që Qeveria trashëgoi, si një masë dhe mundësi për të ulur kreditë e këqija.
Ndërkohë, në fjalën e hapjes, Guvernatori Genti Sejko deklaroi se pavarësisht se mbeten në shifra relativisht të lartë, kreditë e këqija nuk kanë cënuar sistemin bankar në vendin tonë.
“Ritmi i rritjes së kredive me probleme është ngadalësuar, shpenzimet vjetore të bankave kanë rënë dhe kredia e re, ajo në lek ka qënë e qëndrueshme”, tha Sejko.
Sejko sugjeroi ndryshime ligjore për të përshpejtuar dhe thjeshtuar procesin e shqyrtimit dhe ekzekutimit të kolateralit nga ana e gjykatave.
“Problematika kryesore dhe një nga pengesat më të rëndësishme që kemi patur kanë qenë pengesat me procesimin e rasteve në gjykata, vonesat që kanë ardhur nga gjykatat, në raste që do të ekzekutonin kolateralin dhe Zyrat e Përmbarimit”, tha ai.
Shyqyr qe e kuptove. C’pret? Urdher nga te paudhet Nishani dhe Berisha?
Coji ne burg keta plehra dhe do shohesh sa lehte do taket vendi te dal nga kriza.
RRegulloni njehere ligjet qe per cdo shkelje nga ai qe duhet ti mbroje ato dmth nga gjykatsit , prokuroret, parlamentaret, qeveritaret etj dhe sekuestrojani cdo prone qe kane vene ne kurriz te drejtesise dhe te denohen per cdo shkelje me ligje taksative dhe te mos punesohen per 20 vjet ata qe kane shkelur ligjet pastaj merruni me popull fukarane per 10 euro fature kase. Faleminderit
Po leri mor burre justifikimet e fillo pune se arsyeja e vetme e kesaj ekonomise skandaloze eshte paaftesia dhe babzia e jote dhe ministrave injorante qe ke vene.
I dıme keto peralla, ke ndermend me be ndonje gje, apo ske B.. se ke hallın e Lıkes…..