PERGJIMET/ Ja si i njoftonte oficeri i Policisë së Vlorës, trafikantët e drogës

16 Shtator 2015, 11:23Politika TEMA

Oficeri i Policisë së Vlorës, Vladimir Zanaj, ishte pjesë aktive e grupit prej 14 personash që trafikonte marijuanë me avion nga Vlora në Brindizi.

Ai përfundoi në pranga më 26 gusht pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte përgjuar disa telefonata mes tij dhe një prej drejtuesve të bandës së narkotrafikut.

Kur Zanaj njoftohet nga Sokol Lamaj se policia po prish parcelat me kanabis në Sevaster të Vlorës, ai i thotë se do të flasë me një nga shefat.

Përgjimet janë zbardhur nga gazeta Panorama.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shefi i Personelit në Policinë e Vlorës i njoftonte trafikantët për të gjitha lëvizjet e policisë. Ai u kishte dhënë garanci atyre se as avioni nuk do të prekej gjatë kohës që ulej e ngrihej në fshatin Xhelilaj të Vlorës.

Zanaj i thotë Sokol Lamajt se do të fliste me dikë që kishte lart, në polici.

Dyshohet se të paktën 2 zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës janë të implikuar, por zyrtarisht prokuroria nuk ka njoftua për ndonjë hetim ndaj tyre.

4 komente në “PERGJIMET/ Ja si i njoftonte oficeri i Policisë së Vlorës, trafikantët e drogës”

  1. Ilirfloriri says:

    Se ça pune e lidh shefin e personelit me antitrafiqet nuk mund ta kuptoj; gjithsesi edhe kete here u gjend armiku ne radhet e policese.

    1. nardi says:

      pse, e vë në dyshim që ishte pjesë eë grupit ???? Fytyra e re e policisë të shtetit, pfffff

  2. Alban says:

    Zoteri ate e lish roli i sekserit qe kryente ndermjet trafikanteve dhe shefave te policise.

  3. Aqif Kapertoni says:

    …duhet te pastrohen rradhet e Policise se Shtetit pasi ka te tjere shefa qe jane te inkriminuar e te pa denje.Kam komentuar edhe here te tjera, e i jam drejtuar z.Minister qe te largohen njerez te tille pasi e njollisin dhe turperojne Policine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje