Ky është libri i lamtumirës i Rudina Xhungës, i emisionit që zgjati 13 vjet dhe prodhoi edhe 4 libra.
Në të gjendet edhe një debat I egër mes Edi Ramës dhe Fatos Lubonjës në vitin 2002, të cilin e ka risjellë edhe njëherë “GSH”.
Copëza nga debati Rama-Lubonja më 31 maj 2002
Xhunga – Do të doja të dëgjonim opinionin e z. Minarolli dhe z. Lubonja. Duke qenë se nga Partia Demokratike kanë ardhur jo pak akuza për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe media bën të ditur krijimin pak nga pak të një dosje të quajtur “Dosja R”. Vili Minarolli: Ju e dini fare mirë që pas largimit të kosovarëve është dhënë një donacion nga Ambasada Amerikane prej 200 mijë dollarësh dhe me dëshirën tuaj për ta marrë edhe pishinën, si ministër i Kulturës, e morët dhe e shitët një javë pasi e morët në administrim me 100 lekë të reja metrin katror, të pishinave dhe të gjithë ambienteve dhe dihet që më pas morët në administrim Bashkinë dhe si qiramarrës e merrni përsëri si kryetar bashkie.
Rama: O Vili, të mos flasim kodra pas bregut tani. Një sekretar i lodhur partie, i kohës së Enverit që është i ricikluar si të gjithë sekretarët e partisë që kaluan në krahun tjetër dhe që, siç e thashë, është shumë i vështirë për t’u dëgjuar në mono e jo më në stereo.
Minarolli: Gaboheni z. Rama, nuk jam sekretar partie.
Rama: Po ke qenë pra, lëri ato.
Vili Minarolli: I keni të gabuara informacionet z. Rama.
Xhunga: Dua të kaloj tek z. Lubonja. Do të doja të kisha opinionin tuaj, jo për çfarë u tha më sipër, por për një pyetje më direkt për të cilën keni shkruar rregullisht në shtyp. Për “marrëdhëniet korruptive të Edi Ramës”. Me kë mendoni se i ka krijuar këto marrëdhënie korruptive Rama dhe çfarë përfiton prej tyre?
Lubonja: Problemi nuk është se unë kam hapur ndonjë dosje të zezë për të hetuar se cilat janë marrëdhëniet korruptive të z. Rama me ‘x’ biznesmen ndërtimi, me ‘x’ pronar medie, me ‘x’ drejtor gazete e ‘y’ person tjetër. Kjo nuk është as detyra ime madje, që të bëj diçka të tillë. Detyra ime është që të mbroj qytetin tim me aq fuqi sa kam dhe vizionin për qytetin tim. Kur vij tek çështja e korrupsionit të z.Rama, unë mund të vij në mënyrë indirekte…
Rama: Nuk vjen dot në asnjë mënyrë ti, në asnjë mënyrë..
Lubonja: Në qoftë se doni ta degjeneroni emisionin atëherë më thoni që të iki. Unë dua të flas e të mos ndërpritem. Edhe unë kam sjellë disa materiale këtu që të mos na thotë z. Rama që kam qenë i burgosur apo i rrjedhur. Po ju tregoj këtë libër, “Albania’s Heritage in Danger” në shqip “Trashëgimia kulturore e Shqipërisë në rrezik” i hartuar nga Lubonja dhe Artan Shkreli me parathënie të vetë z. Rama, një libër i cili merret me problemet, me vizionet e monumenteve të kulturës në Shqipëri. Kujtoj gjithashtu që kam qenë këshilltar i jashtëm i z. Rama në Ministrinë e Kulturës. Pra, jam një njeri që nga z. Rama, bashkë me disa persona të tjerë, jam reklamuar në krye të herës, kur u bë Ministër i Kulturës, si një intelektual i shquar që mund të jepte mendime të shquara për z. Rama. Unë hyra në konflikt me z. Rama për shkak sepse shikoj që ato vizione që janë në këtë libër, ato vizione që janë në këtë revistë janë vizione të tradhtuara. Në radhë të parë kam hyrë në konflikt me z. Rama për dy gjëra: lidhur me trajtimin e monumenteve të kulturës, të Tiranës historike dhe me vizionin e transformuar të Edi Ramës lidhur me mbytjen e qytetit me shumëkatëshe dhe me vizione që shkatërrojnë qendrën e Tiranës. Këtu kam një artikull të shkruar nga Artan Shkreli dhe Daniel Gjoni. Z. Rama, mbi bazën e këtyre vizioneve në vitin 2000 ka nxjerrë këtë vendim e cila është pjesë e një vendimi të firmosur nga z. Rama që e shpall qendrën e Tiranës ansambël monumentkulture, vendimi është i vitit 2000 me numër 180 dhe ia lë kompetencë këtë zonë kryeministrisë pra, disa institucioneve dhe jo vetëm një institucioni të vetëm. Zona të tëra po eliminohen dhe ky është një skandal. Po priten pemë të vjetra dhe dekorative dhe ky është një tjetër skandal. Po prishen godina që transmetojnë një kujtesë të çmuar të së kaluarës dhe ky është një skandal. Po komprometohet gati në mënyrë të parikuperueshme peizazhi urban dhe ky është një nga skandalet e mëdha.
Rama: Në çfarë viti është shkruar kjo?
Lubonja: Kjo është shkruar në vitin 1997.
Rama: Po ju nuk mund të lexoni këtu në studio të gjithë artikullin se kjo është mungesë respekti për publikun.
Lubonja: Ju lutem z. Rama, nuk jemi në KRRT këtu, nuk jeni me arkitektët e KRRTsë këtu. Pra, z. Shkreli dhe z. Daniel Gjoni…
Rama: Më falni, unë nuk kam ardhur këtu as të humbas kohën time dhe as të tallem. Unë kam ardhur këtu i ftuar në studio dhe z. Minarolli dhe z. Lubonja do të ndërhynin nga zyrat e tyre. Këtu nuk është fjala për të ndarë kohë në tresh, nëse mendoni kështu unë nuk kam asnjë interes të vazhdoj dhe po ia lë z. Lubonja fjalën dhe le të ngatërrojë po të dojë Fitnete Rexhën me Xhenis Xhoplin.
Xhunga Z.Rama, kur ju folët vetë nuk e ndjetë se koha ikte ndërkohë e ndjeni se ikën kur flet z. Lubonja, i cili do t’i përgjigjet pyetjes së vet.
Lubonja: Unë e di që z. Rama i thyen ato pasqyrat ku nuk duket i bukur, por të më lejojë mua tani sepse unë u akuzova nga z. Rama dhe nuk fola. Këto që lexova unë ishin vizione që i ndante në këtë revistë me Artan Shkrelin i cili thotë, kur flet për planin rregullues, që plani rregullues është për një qytet ashtu si kushtetuta për një vend. Korrupsioni dhe Tirana
Z. Lubonja, një moment. Në fakt ne do të flasim më pas për vizionin tuaj për Tiranën. Pyetja ime ishte më konkrete.
Lubonja: Po, po, ju më pyetët për korrupsionin apo jo? Po, pikërisht për korrupsionin. Rama: Po ky debat nuk bëhet kështu me fjalët apo jo… po, po… Kishe kohën për të folur Fatos, unë nuk mund të rri të dëgjoj katër orë historitë e Lubonjës.
Lubonja: Ju lutem znj. Xhunga, a mund të komunikojmë si njerëz? Në qoftë se z. Rama është i nervozuar, le të ruajë nervat.
Rama: Unë nuk jam fare i nervozuar, mua më vjen keq për ty. Më vjen shumë keq për ty.
Lubonja: Tani z. Rama do ta lëmë publikun të gjykojë se cili është bërë më shumë për t’u ardhur keq. Për këtë kemi dal në publik se ndryshe nuk do të kishte kuptim.
Rama: Po nuk mund të vazhdojë historia me përralla, ju lutem tani.
Xhunga: Një sekondë z. Rama, lëreni z. Lubonja të përfundojë atë që ka nisur të thotë.
Rama: Po mirë pra, vazhdoni ju bisedën. Unë nuk mund të vazhdoj të dëgjoj një orë Fatos Lubonjën. Kjo është dhunë. (ngrihet në këmbë për t’u larguar nga studio)
Xhunga: Z. Rama, nëse ikni nga kjo studio atëherë është problemi juaj.
Z. Lubonja do të mbarojë fjalën e tij dhe ju mund të flisni menjëherë. Ajo është ndërhyrje, nuk është dhunë.
Lubonja: Z. Rama tha në fillim që nuk është ndjerë si politikan. Në qoftë se nuk është ndjerë si politikan atëherë të mos bëjë politikë, të dalë nga politika sepse një nga detyrat e politikanit është të durojë shumë më tepër sesa një qytetar i thjesht edhe kur akuzohet për korrupsion, pasi kjo është një nga përgjegjësitë e politikanit. Detyra e politikanit është te jete më i ekspozuar në publik, ka privilegjet e veta nga kjo, por ka edhe detyrimet që është të dëgjojë atë çfarë kanë për të thënë qytetarët e tij. Rama: Më vjen shumë keq sepse nuk mund të bëhet emisioni kështu dhe nuk mund të drejtohet në këtë mënyrë. Nuk është emision dhe po humbasim balancën…
Xhunga: Z. Rama, jemi thjesht duke humbur kohë duke u marrë me kohën.
Po z. Lubonja.
Lubonja : Pyetja që ngre unë është se pse kanë ndryshuar këto vizione pra, pse kanë ndryshuar ato që ishin prioritetet e prioriteteve për z. Rama. Domethënë, nga nëntë prioritete që shpalosi z. Rama në fushatën elektorale ku e kam votuar edhe unë, prioriteti i parë ishte ajo që edhe z. Shkreli e ka quajtur kushtetuta e një qyteti pra, plani rregullues. Ajo çfarë pashë unë në KRRT dhe që më tronditi shumë…
Rama: Po ç’lidhje ka kjo tani?
Lubonja: Avash, avash. Unë ju këshilloj të hiqni dorë nga politika z. Rama në qoftë se nuk dëgjoni dot një njeri që ju bën kritika madje këto nuk janë kritika, por argumente.
Rama: Ky është jerm i gjithi. … Tirana nuk është ajo që duket tek bar “Piazza” dhe as ajo që duket nga Rinasi kur vjen në shtëpinë që e ke në qendër të Tiranës. Tirana është tjetër. Ti nuk mund ta dhunosh emisionin dhe telespektatorin duke folur kështu. Ti thua se kam thënë që do bëj planin rregullues. Plani rregullues ta kam shpjeguar, sepse unë dhe Fatosi kemi një miqësi, dhe të kam thënë Fatos që plani rregullues është një projekt i cili bëhet dhe kërkon vite.
Lubonja: Znj. Xhunga, unë shoh se kemi të bëjmë me një njeri shumë të lodhur, por unë nuk kam ndër mend të lodhem sepse kam bërë shumë më tepër në burg sesa ky. Në qoftë se ky njeri nuk ka nerva për çfarë kemi ardhur këtu. Ju lutem, na lejoni të shtjellojmë argumentet përndryshe nuk ka kuptim.
Xhunga: Le të vazhdojmë me pyetje të tjera. Z.Lubonja, çfarë kuptoni ju me marrëdhëniet korruptive të z.Rama?
Rama: Atë që kupton ti dhe që po e thua, pse bën sikur nuk kupton.
Lubonja : Znj.Xhunga, në qoftë se ju nuk e disiplinoni dot emisionin atëherë ndërpriteni.
Xhunga: Në fakt, të drejtosh emisionin me ju të dy është e vështirë, nuk mund ta mohoj.
Lubonja: Jo me ne të dy sepse 25 minuta që foli z. Rama unë nuk ndërhyra asnjë sekondë. Tani ju lutem të më jepet sa minuta më takojnë akoma të flas dhe të mos ndërpritem.
Rama: Akoma do kohë ky?! Po bëhet estradë fare.
Lubonja: Estradën e bëtë ju z. Rama.
Xhunga: Problemi është të mos merremi duke folur për kohën sepse do e humbasim kohën.
Lubonja: Z. Rama, mos jeni konsultuar gjë me ndonjë njeri sesi mund të shkatërroni një emision? Mos keni konsultuar gjë ndonjë ekspert shkatërruesish emisionesh që të flisni vetëm ju dhe të tjerëve t’u shkatërrohen idetë? Juve z. Rama na paraqitët disa grataçela për të cilat thatë që nuk janë tuajat…
Rama: Ato nuk janë grataçela, por pallate të larta ndërtimi.
Lubonja : Ti i mblodhe arkitektët atje dhe i vure në rresht dhe u fole siç u fliste Enver Hoxha naftëtarëve për naftën dhe u thoshte se ku ka puse.
Lubonja: Kjo është fatkeqësia, që ty të është dhënë dorë të abuzosh me pronën publike për interesa personale.
Rama: Fatkeqësia është se ti merr përsipër të marrësh nëpër gojë gjithë miletin, po flet si urbanist, po flet si jurist, po flet si shkrimtar, si prokuror, si gjykatës. Ti po merr përsipër sot t’i bësh të gjitha.
Lubonja : Jo, po flas si këshilltari yt i dikurshëm, me të cilin ke ndarë idetë në këto revista, të cilat i ke tradhtuar të gjitha për t’u bërë instrument i një sistemi të korruptuar që në Shqipëri po shkatërron edhe atë pak që ka mbetur.
Rama: Unë jam instrument i votuesve të mi, unë flas me fakte Fatos dhe faktet janë kokëforta. Po të them, dil nga “Piazza” dhe shiko Parkun Rinia Fatos, shiko Lanën, shiko rrugët, shiko dritat.
Lubonja: Nuk kam nevojë të shoh asgjë. Unë shoh sesi e ke shpenzuar buxhetin e institucionit. Sepse ti je njeri i sëmurë që duhet larguar menjëherë nga Bashkia pasi nuk duron dot kritika. E përsëris, je njeri i sëmurë që duhesh larguar menjëherë nga Bashkia.
AKUZA DHE FYERJE
Lubonja: Ju vetëm bërtisni dhe nuk i lini njerëzit të flasin sepse e keni ndërgjegjen të lyer z. Rama, e ke të pistë z. Rama prandaj nuk lejon njeri të flasë.
Rama: Unë e kam ndërgjegjen e pastër dhe ty të të vijë turp që flet kështu. Ta kam thënë dhe do ta përsëris, nuk ka as burrë nëne dhe as bir k… që të më thotë mua që e kam ndërgjegjen e pistë. Dakord?
Lubonja: Se u bë muhabeti banal këtu. Por ti e ke më shumë sesa të pistë ndërgjegjen.
Rama: Këto që thua janë të gjitha shpifje dhe thashetheme të “Piazza”s, ku ti zhvillon jetën tënde të varfër intelektuale. Hajde me mua në periferi të Tiranës…
Lubonja: … ti nuk shkon në periferi sepse ti të gjitha fundjavat i kalon në Evropë me paratë e biznesmenëve që të paguajnë udhëtimet.
Rama: Ty të të vijë turp për këto që thua. Lubonja: Unë do të dal me ato dokumente bashkë me biletat që të kanë blerë biznesmenët e ndryshëm, mos ki merak.
Rama: Unë e mbyll bisedën këtu sepse ti përfundimisht je njeri që nuk dëshiron të thuash të vërtetën, je bërë tamam si Gazmend Malaj që fliste për fantazmat dhe shpirtrat që shpëtonte.
Lubonja : Sigurisht që e degradove se të dëgjuam pa të ndërprerë dhe fillove vetëm me fyerje dhe arrogancë ashtu siç sillesh edhe me ata në Bashki duke i quajtur pula dhe gjela…
Rama: Absolutisht nuk është e vërtetë. Ku e di ti…
Lubonja : I dimë ne këto z. Rama se jetojmë në qytet.
Rama: Ti merresh me thashetheme. Ti je mbartës dhe shpërndarës i thashethemeve. Ti nuk ke absolutisht asnjë provë për këto që flet. Ti je në një pozicion të deklaruar hakmarrës ndaj meje qysh ditën kur ne jemi ndarë bashkërisht dhe ti e di shumë mirë këtë punë. E gjitha kjo është një luftë personale, një luftë e cila ty të ka bërë qesharak në Tiranë.
Xhunga: Ju lutem, pa komente. Z. Lubonja, meqenëse ju bëtë herë pas here rolin e gazetarit ashtu si edhe z. Rama, a keni ju një koment apo një pyetje për z. Rama, për Kryetarin e Bashkisë që e keni votuar dhe për njeriun që nuk do votoni më?
Lubonja: Po, kam një pyetje. A ka kohë që nuk ka shkuar tek psikoanalisti?
Rama: Unë shpreh një tjetër keqardhje për gjithë këtë debat i cili degjeneroi në një lum irracional akuzash, degjeneroi në histori dokumentesh që falsifikohen natën, degjeneroi në histori biletash dhe në gjëra shumë të shëmtuara të cilat janë pjesë të botës së thashethemeve të qytetit tonë. Por mua më vjen dhe i kërkoj ndjesë telespektatorëve. Në qoftë se unë ngre zërin, kur akuzohem ose kur akuzohet Bashkia e Tiranës për gjëra të tilla, e bëj sepse kam një nënë dhe kam një djalë. Kam një nënë, të cilës ky njeri këtu (drejtuar z. Lubonja) dhe shumë të tjerë i kanë një borxh shumë të madh, shëndetin e saj. Kam edhe një djalë, të cilit ky njeri dhe njerëz si ky i kanë prapë një borxh. Mbi të gjitha, e ngre zërin sepse Bashkia e Tiranës nuk është Rama. Bashkia e Tiranës është një grup të rinjsh të cilët njerëz si ky këtu dhe të tjerë arrijnë t’i denigrojnë gazetave duke i quajtur gardistë të kuq, e pula dhe gjela ndërkohë që ata janë të gjithë të rinj të ardhur në Bashkinë e Tiranës, sepse besojnë në një projekt, të gjithë të angazhuar, njerëz që punojnë me orar dhe pa orar.
Lubonja: Të kam votuar edhe unë për atë punë, por ja që na zhgënjeve zotëri, ja që u shite, ja që u bleve, ja që na gënjeve, ja që na mashtrove.
Rama: Herës tjetër të jesh i sigurt që do më votojnë shumë më tepër nga ana që nuk më votuan më parë sepse nuk besonin që do ndodhte kjo që ndodhi dhe që nuk besonin që do bëhej Bashkia e Tiranës ajo që u be.
Dy figura tonat te cilet Shqipetaret nuk do ti kuptojne kurre jane Z Lubonja dhe Z Ngjela. Te vetmit njerez qe per ideale politike nuk pranojne nenshtrimin ndaj injoranteve te politikes , por pranojne te fyhen dhe degjenerohen nga psikopate te semure per pushtet. Rama, Berisha, Meta, Mediu dhe e gjithe tufa e mafjes ne kete vend nuk i kane lene asnje shanc medie te shprebet lirisht por e kane kapur ne fyt. Shemtira te neveritshme
O Toso…e njohe kete plehre ed dramen qe ne fillim ndersa ne kujtonim se ishte pak i civilizuar.
Po te kishin gjysmen e integritetit te Lubonjes 60% e shqiptareve , Berisha do ishte guzhinier ne burg ndersa Rama pergjegjes bibloteke po aty por ne si popull per inerci sociale jemi ne skllaverine enveriste akoma shpresoj te dalim se shpejti. Lavdi ZOTIT.
Po te kishin gjysmen e integritetit te Lubonjes 60% e shqiptareve , Berisha do ishte guzhinier ne burg ndersa Rama pergjegjes bibloteke po aty por ne si popull per inerci sociale jemi ne skllaverine enveriste akoma shpresoj te dalim se shpejti. Lavdi ZOTIT.
Une nuk e njof Ramen dhe nuk mund te jap nje opinion per te, por njof shume mire Lubonjen! Llafe llafe dhe prape llafe! Lubonja ka shpirtin e lufteterit qe kurre nuk terhiqet por lufton te mbroje tezen e tij qofte dhe e gabuar! Largimi nga Fevziu dhe vajtja tek Agon, sepse deshte me “hapsire”,tregon qarte se Lubonja e ka ka prostatin edhe ne goje edhe ne tru!
Lubonja ka nje problem te madh, qe askush nuk ja zgjidh dot: Kerkon te behet perseri nuse. Per kete nervozon kedo, i ndjek nga mbrapa tu shkaterroje jeten, tja beje si jeta e tij.
Lubonja po ta vesh re, ndjek dhe persekuton njerezit e suksesshem.
Cila eshte aresyeja? Kuptojeni vete…
ME DUKET SI KE RRALLA E QUMSHIT qe njerezit ziheshin per vend ne pese te mengjesit..keto gazetare kujtojme se çdo gje BEN po jo mor zoteri nuk jeni aty per ta shderruar debatin ne interesa te atyre qe ju paguajne.eshte per te vjelle se si nje gazetare i drejtohet nje politikani sikur te jete NE MES TE MERKATES KETU NUK KA GAZETARE E AS POLITIKANER, SI MUND TE RRESPEKTOHET GAZETARI KU NUK RRESPEKTON,VAJ MEDET PER SHOQERINE SHQIPTARE…
Lubonja leh per ata qe e paguajne se per vehte nuk ka asnje ide te tijen. Ai u persekutua sepse duke qene ne periferi te bllokut ka dashur te hyje ne bllok dhe jo per demokraci qe ai dhe familja e tij prej komunistesh te thekur nuk kane dashur ti degjonin emrin. Todi “demokrati” ne Korce ka mare ne qafe gjith ato familje te pafajshme nepermjet komisionit te internim debimeve. Peshtirosje….Po haji ato leke qyl qe mer si i persekutuar dhe mos leh o bastard se te njohin shume njerez sidomos ish bashkestudentet e tu te cilet i shikonje me perbuzje, pervec atyre te “kastes” te cile u rinje me dy kembe si langor. Mire ta beri Enveri qe te ngjeshi brenda.
Papa ne Kube tha:u sherbeni njerezve, jo ideologjive. Lubonja u sherben ideologjive, mire i paska thene Rama, shiko periferine, lanen, liqenin, qendren e qytetit, dritat, dmth. njerezit
Pergezime per Lubonjen si kritik guximtar,i pa korruptueshem dhe vertet-thenes.
Ja nje drejtues I afte i qeverise qe do ta coje vendin nje Europe.Gjynah qe nuk ka vend ne psiqiatrik
F.Lubonja apo megalomani i Todi Lubonjes i cili pikerisht ne 1974 ku pritej arrestimi i te atit te tij arrestohet ai vete si rezultat i politikes te luftes se klasave dhe te parimeve te Enver Hoxhes! Kurre ishte student ne fiziken berthamore u thote shokeve te klases se ai deshironte tjeter gje si dretim letersine ne jete! Por cfare ti bej atyre lart qe mendojne te me japin celsat e arsenalit berthamor nje dite! Ky kric gomari e provoi ta luante bishtin edhe me Enver Hoxhen ku dihet se 17 dite perpara arrestimit ne Lezhe ku ndodhej i denuar i lindi nje vajze. Kete vajze ai e emeroi Tetis emri i mamase se akilit, nje nyfme ne mitologjine greke! Enveri i cili ishte i kultivuar dhe koshient nuk i shpetoi kjo gje per arsyen se te gjithe femijet e antareve te byrese duhet te konsultoheshin me byrone politike ne keto raste !Ky emer ishte edhe nje kod Tetis i cili nenkuptohet edhe nga veprimi me te quajturin kompleksin e inferioritetit te S.Freud .Ku mund ta quajme ligjerisht nje atevrasje ne kete sulm diktatorial dmth Fatosi per tu cliruar nga regjimi komunist preferon sakrificen e figures qendrore Enver Hoxhes dhe emerton si nje kundershtim ligjor te asaj kohe vajzen e tij me nje emer grek qe mbrenda anaterve te byrose ky veprim ishte teper i rrezikshem per te ardhmen e personit ne fjale! Kjo gje i kushtoi 17 vjet burg ketij anarshisti ku dihet qe njerzit e familjes se gruas daja i saj ishte i arratisur nga Shqiperia ne 1947 ku njihet se Lulzim Pogoni ishte minister ne partine e pare fashiste ne 1939. Todi Lubonja eshte nje anti-Shqiptar i regjur pro greko-fil i njohur dhe nje psikopat i rrendomte me filozofite e tija te shterpta! Cfare mund te bente ky i cmendur po te kishte pasur fatin e E.Rames te ishte kryeminister! Pa tjeter do tja kalonte edhe S.Berishes duke e pershpjetuar asimilimin e Shqiperise nga serbo-greket kjo eshte edhe endrra e tij te cilen ai ka pasur dikur kundra Enver Hoxhes dhe sot simbas konsiderimit te tij kundra E.Rames si nje ish djali i nje komunisti! Nuk mendoj qe Shqiptaret fisnik kane nje simpati per kete anarshist dhe anti Shqiptar i cili ka gjetur mbeshtetjen e llumit te Shqiptarve te diteve apokaliptike!
Dako qenke tregues i vertete perrallash! I papare!
Ky KODAKU duhet te jete Sula Gradeci vete.
Nje gabim i mesiperm Todi Lubonja i klikuar gabimisht duhet te ishte F.Lubonja te me falni.
Rama nuk eshte i paster nga ana e korrupsionit, kjo dihet, por vetem Lubovic serbi nuk ka te drejte te hape gojen, se eshte nje plehre mutngrenese qe nuk di gje tjeter veç se te shpife dhe te vjelle vrer. Ky njeri nuk nxorri nje here te vetme nje fjale pozitive nga goja, por ngeli duke u ankuar gjithmone, ngeli duke akuzuar gjithmone te tjeret. Burgu e ke lene me pasoja te renda.
e vertet
Prape karamele ZANA.Tos palla.Shikoheni me vemendje kete karagjozin eshte origjinal ai miku.Nga pozicioni i kaptines eshte lehtesisht i dallueshem.Husht fare e ndyre komuniste.Shko gamisu ta laga.
Lubonja njeri i mbaruar si nga te gjitha, braktisi gjithe jeten e femive tij, u rriten pa baba me baba gjalle, njeri aventurier ,
Per sa i perket analizave te tij , ai eshte njeri totalisht i shitur, flet per ate qe e ka paguar, Klani apo Agon, te shofim tani nga do marri paret.
Edi Rama eshte fajtori kryesor qe Tirana sot ngjan me Kandaharin e Afganistanit dhe kjo gje ka te beje me kryesisht me arsimimin e tij te kufizuar intelektual duke u perpjekur te mbuloje mungesat qe ka per urbanistiken dhe arkitekturen e qyteteve me fjale boshe prej garibi tipik albanez.
Kur isha me nje mik te huaj duke pire kafe tek kulla e Vodafonit ne Bllok ai duke shikuar nga siper pamjen e shemtuar te Tiranes tha:
KUSH KA QENE AI KRIMINEL KRYETAR BASHKIE QE KA LEJUAR KETE KARAHURE URBANE?
Prandaj edhe tani nuk mund te ndeshkoje dhe te nxjerre para Drejtesise Sali Vrastarin dhe Sali Kusarin me banden e tij mafioze, sepse eshte nje kopje origjinale e tij.
Lubonja me duket se eshte po ai qe ka qene me perpara, kurse Rama na eshte kthyer ne profet.
Ne nje pik ka drejt Rama kur i drejtohet lubojs qe i thot ti iben te gjitha vertet lubonja mund bejn dhe filozofin por un nuk arrij dot ta kuptoj se çfar rolit kryen ,ai esht korr e mos lidh
fatos ZZZZZLubonja tregon qe eshte nje maskara i lindur qe e ka merituar denimin.EDI rAMA TREGOI ME FJALE E VEPRA qe di te beje gjera te bukura dhe te ndertoje shtet ,ky njeri duhet perkrahur dhe motivuar .Pavaresisht se ai eshte kembengules dhe me vullnet te forte shpifjet dhe intrigat e lodhin dhe e merzisin dhe keto kane pasoja,hxhi qamilet ne shqiperi kane prure deme te medha,historia nuk duhet harruar.
Ka nje koincidenc ktu ne kte sherr ! Ky Lubonja akuzon Edi Ramen qe nuk mbajti premtimet parazgjedhore dhe behet fjal per ktu e 15 vjet perpara dmth aty nga viti 2000 dhe po ruaj ne mendje fjalet e fundit te ktij debati, ku Ky Fatosi i thot : “Te votova edhe un, por ja qe na genjeve,u shite ,te blen,na mashtrove”
Nuk po dua te mar anen e Lubonjes, qe nuk e njoh e mundet te ket mjaft te meta, sic thon komentues me lart, por tani qe kan kaluar 15 vjet dhe parashikimi i Rames, qe do votohet me shum ne te ardhmen doli i vertet, ashtu sic po del e vertet qe neve votusit e tij, po dalim te zhgenjyer nga premtimet e fushates !Qenka i vjeter ky “huq” dhe ne kte pik,do mar anen e Fatosit deri ne kte moment !
Ktu ne kto komente nje gje esht e qart, qe te ter te pakenaqurit e ED RAMES dhe PDistet behen mbrojtes te lubonjes,gjerat ktu jan ndar kush e rrespekton dhe beson tek ED RAMA nuk do mari mendjen e lubonjes,kjo esht e gjitha.